Bota
Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze
Këtë javë, Presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike tarifat për mallrat e importuara kineze, përfshirë makinat elektrike, produktet e çelikut dhe aluminit dhe gjysmëpërçuesit. Vendimi pason rishikimin nga ana e administratës së tij të politikave tregtare të ish Presidentit Donald Trump ndaj Kinës.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara u hedh një vështrim dallimeve të dy kandidatëve presidencialë në qasjet e tyre mbi këtë çështje.
Qëndrimi i fortë ndaj Kinës është një nga ato pak çështje për të cilën bien dakord si demokratët dhe republikanët, përfshirë Presidentin Joe Biden.
“Për vite me radhë qeveria kineze ka derdhur para publike në kompanitë kineze në disa degë të industrisë si në çelik, alumin, gjysmëpërçuesit, makinat elektrike, panelet diellore, industritë e së ardhmes”, thotë ai.
Dhe paraardhësi i tij, Donald Trump thotë: Kina tani po na konkurron në mënyrë të pandershme.
Si Biden dhe Trump thonë se duan të ndëshkojnë Kinën për praktikat tregtare që shkelin rregullat ndërkombëtare. Këtë javë, Biden katërfishoi tarifat doganore për makinat elektrike, në 100 për qind, trefishoi tarifat për disa produkte alumini dhe çeliku në 25 për qind dhe dyfishoi tarifat për gjysmëpërçuesit duke i rritur në 50 për qind.
“Ne do të kundërpërgjemi ndaj mbikapacitetit të Kinës në këto industri. Dhe ne po bëjmë investime të mëdha në çelik dhe alumin të pastër amerikan”, deklaroi zoti Biden. Ai njoftoi masat pasi rishikoi politikat e Trump.
Trump tha se: Eshtë shumë vonë. Duhet ta kishin bërë këtë gjë me kohë. Por duhet ta bëjë këtë edhe për automjete të tjera dhe për shumë produkte të tjera.
Përpara zgjedhjeve të Nëntorit, dy kandidatët janë të prirur të theksojnë se nga politikat e tyre ndaj Pekinit do të përfitojnë punëtorët amerikanë. Tarifat e gjera për importet kineze nga prodhimet e detit deri tek pajisjet elektronike u vendosën për herë të parë nga Trump. Biden ka mbajtur disa prej tyre, duke synuar sektorë kyç si energjia e pastër.
Kjo është në përputhje me planin e tij për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike vendase dhe teknologjive të tjera që synojnë të luftojnë ndryshimet klimatike dhe të mbizotërojnë industritë e prodhimit të teknologjisë së lartë.
Një tjetër dallim kyç është se Presidenti Biden harmonizon përpjekjet e tij me aleatët, duke përfshirë Grupin e Shtatë vendeve të industrializuara, G-7.
“Administrata Trump ishte mjaft e gatshme të përdorte tarifat për të siguruar marrëveshje më të mira. Ishte më pak e gatshme që të investonte në vend, të përpiqeshin të krijonin zinxhirë furnizimi alternativë. Dhe ata ndoshta ishte më pak e gatshme që të bashkëpunonte me aleatët për të ndërtuar ato zinxhirë furnizimi”, thotë Rachel Ziemba.
Trump thotë se qasja e tij më e gjerë e tarifave prej miliarda dollarësh është më e mirë, ndërsa Biden thotë se masat ndaj disa sektorëve specifikë janë më efektive. Sido që të jetë, Pekini premton kundërpërgjigje ndërsa votuesit amerikanë do të tregojnë preferencën e tyre në Nëntor./VOA
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
Bota
Trump kërcënon Iranin: Do të na duhet t’i shkatërrojmë nëse rindërtojnë programin e raketave
Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të mbështesë një sulm tjetër kundër Iranit nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.
“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të ndërtojë përsëri fuqinë e tij dhe, nëse po, do të na duhet t’i rrëzojmë”, tha Trump përpara se të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Do t’i rrëzojmë. Do t’i shkatërrojmë plotësisht”, theksoi ai.
Trump shtoi se do të mbështeste një sulm ndaj Iranit menjëherë nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë aftësinë e tij bërthamore, duke e këshilluar vendin që në vend të kësaj të kërkojë një marrëveshje me SHBA-në.
“Kjo është më e zgjuar. Ata mund të kishin bërë një marrëveshje herën e fundit përpara se ne të kalonim, e dini, një sulm të madh ndaj tyre”, theksoi ai.
SHBA-të më herët këtë vit bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në një sulm që Trump e ka cilësuar që atëherë si një sukses të madh ushtarak. Netanyahu në javët e fundit ka paralajmëruar se Irani po zgjeron përsëri programin e tij të raketave balistike.
Bota
U sulmua nga një peshkaqen, gjendet trupi i pajetë i atletes amerikane
Një atlete 55-vjeçare e disiplinës triatlon, ka humbur jetë në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në brigjet e Kalifornisë.
Siç raporton New York Post, Erica Fox ishte zhdukur që nga java e kaluar kur, sipas dëshmitarëve, ajo u pa duke notuar në brigjet e Pacific Grove, në Monterey Bay, kur një peshkaqen e sulmoi.
Që atëherë, atletja ishte shpallur e zhdukur nga autoritetet lokale pasi trupi i saj nuk ishte gjetur.
Në fakt, dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë një peshkaqen me një trup njeriu në gojë të dilte nga uji dhe pastaj të fundosej përsëri.
Sot, frika e të gjithëve u konfirmua pasi, pas disa ditësh kërkimesh, mbetjet e gruas 55-vjeçare u gjetën në breg, pranë vendit ku ajo u sulmua për vdekje. Konkretisht, trupi u gjet në plazhin Davenport në Santa Cruz, rreth 15 kilometra nga vendi i ngjarjes.
Trupi i Fox u identifikua nga babai i saj. Edhe pse Zyra e Sherifit lokal tha se ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht trupin, afërsia e dy vendeve sugjeron se është i atletes.
Megjithatë, për shkak të natyrës së zhdukjes së Fox, Zyrat e Sherifit të Qarkut Santa Cruz dhe Monterey, së bashku me Departamentin e Policisë së Pacific Grove, po hetojnë ende rastin.
Fox po stërvitej me të tjerë, duke notuar në grupe në vend si pjesë e stërvitjes së tyre të përditshme. Midis shokëve të saj të ekipit ishte edhe bashkëshorti i saj prej 30 vitesh, Jean-François Vanreuzel.
Tragjedia ndodhi më 23 dhjetor, kur grupi u njoftua nga një pronar varke që po kalonte se një peshkaqen ishte parë rreth 100 metra larg, dhe autoritetet ngritën alarmin dhe mbyllën plazhin.
Ekipi më pas u drejtua për në breg dhe zbuluan se Fox nuk ishte e pranishme.
“Thjesht u ndjeva e mpirë. Shpresoja që ndoshta ajo doli nga uji dhe pastaj vendosi të kthehej në këmbë”, tha shoqja e ekipit Sharon Carey.
Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe një operacion kërkimi nisi menjëherë pas kësaj për të gjetur Fox.
Pas rreth 15 orësh kërkimi në ujë me anije, helikopterë dhe zhytës, operacioni u ndërpre. Zyra e Sherifit të Monterey-t dhe një ekip vullnetarësh vazhduan kërkimin, i cili përfundoi më herët në mënyrën më tragjike.
Megjithatë, Zyra e Sherifit të Qarkut Monterey, së bashku me ekipet e pavarura të kërkimit Bedrock Ocean Exploration dhe Angel’s Recovery Dive Team, vazhduan kërkimin edhe pas përfundimit zyrtar.
Fox ka garuar në dy gara Ironman dhe në evente të ndryshme të tjera për 20 vjet. Miqtë dhe familja e përshkruan atë si një “person jashtëzakonisht të lumtur, të gjallë, qesharak dhe të sjellshëm” e cila ishte e njohur mirë me rreziqet e oqeanit të hapur. Kohët e fundit ajo kishte marrë pjesë në një Seminar për Peshkaqenin e Madh të Bardhë për të mësuar më shumë rreth grabitqarit kryesor të oqeanit.
Në vitin 2013, ajo ndau një foto në Facebook të një peshkaqeni që notonte përkrah një zhytësi. “Kjo është kafsha më e rrezikshme në planet dhe një peshkaqen po noton qetësisht pranë saj”, shkruante ajo në postim.
-
Albania22 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK21 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports21 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania22 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania2 days agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
