Connect with us

Albania

Binjakëzimi Historik i Distriktit 2485 Shqipëri-Kosovë me Distriktin 2110 Sicili-Maltë në Hora e Arbëreshëve

Published

on

Nga data 20 deri më 23 dhjetor 2024, një delegacion prej 55 Rotarianësh nga Distrikti 2485 Shqipëri-Kosovë, i kryesuar nga Guvernatori Butrint Batalli, vizitoi Sicilinë për një ngjarje të rëndësishme historike: binjakëzimin dhe nënshkrimin e një Memorandumi të Partneritetit me Distriktin 2110 Sicili (Itali) -Maltë.

Ceremonia u mbajt në qytetin simbolik të komunitetit Arbëresh, Hora e Arbëreshëve, një qendër me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe historike arbëreshe.

Ceremonia e Binjakëzimit: Një Moment i Bashkimit dhe Frymës Rotary

Në një ceremoni të organizuar në sheshin kryesor të qytetit, delegacioni nga Distrikti 2485 u prit ngrohtësisht dhe zyrtarisht nga Kryetari i Bashkisë së Hora e Arbëreshëve, z. Rosario Petta, dhe Presidenti i Këshillit Komunal, z. Antonino Aclud së bashku me përfaqësues tjerë të komunës. Ceremonia e binjakëzimit të dy distrikteve Rotariane u mbajt në ambientet e Këshillit Komunal të qytetit, në praninë e qytetarëve, Rotarianëve nga të dy distriktet dhe përfaqësuesve të komunës ku Guvernatori i Distriktit 2485, z. Butrint Batalli, dhe Guvernatori i Distriktit 2110, z. Giuseppe Pitari nënshkruan marrëveshjet.

Advertisement

Në emër të qytetit, Kryetari i Bashkisë së Piana degli Albanesi- Hora e Arbëreshëvet, Rosario Petta, dhe Presidenti i Këshillit Komunal, Antonino Aclud mbajtën fjalime të ngrohta, duke përshëndetur delegacionin shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova si vëllezër të dashur duke u uruar mirëseardhje të përzemërt në “shtëpinë e tyre të dytë,” Hora e Arbëreshëve. Mikpritja e ngrohtë dhe fjalimet emocionuese përforcuan lidhjen e veçantë, duke sjellë në pah vlerat e përbashkëta të traditës, kulturës dhe miqësisë.

Në fjalimin e tij, Guvernatori i Distriktit 2485, z. Butrint Batalli, vlerësoi vlerat e komunitetit Arbëresh si një urë lidhëse mes popujve dhe kulturave. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vlerave të Rotary-t, të cilat bashkojnë njerëzit përtej kufijve, në frymën e paqes dhe bashkëpunimit.

“Arbëreshët janë një shembull i gjallë i fuqisë së shpirtit dhe i qëndresës kulturore, duke ruajtur me krenari gjuhën, traditat dhe identitetin tonë kombëtar ndër shekuj. Ju përfaqësoni jo vetëm të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe një urë të fortë që na lidh me të ardhmen. Kontributi juaj në ruajtjen e trashëgimisë shqiptare është një frymëzim për të gjithë ne dhe një pasuri për brezat që do të vijnë.

Advertisement

Komunitetet tona, edhe pse të ndara nga dete dhe male, ndajnë një lidhje të thellë historike dhe kulturore. Arbëreshët, të cilët gjetën një shtëpi të re këtu në Sicili shekuj më parë, përfaqësojnë simbolin e qëndrueshmërisë, integrimit dhe identitetit që na bashkon. Me këtë binjakëzim, ne festojmë jo vetëm historinë tonë të përbashkët, por edhe vështrimin drejt së ardhmes, duke forcuar një aleancë strategjike midis distrikteve dhe klubeve tona në shërbim të komunitetit”, tha ai.

Guvernatori Batalli më tutje shtoj “Më lejoni të citoj Nënë tonë, të Shenjtën Nënën Terezë: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Ky binjakëzimi është një nga ato “gjërat e vogla” që, të bëra me dashuri dhe përkushtim, kanë fuqinë të lënë një gjurmë të thellë dhe të qëndrueshme në komunitetet dhe jetën tonë”.

Nga ana tjetër, Guvernatori i Distriktit 2110, z.Giuseppe Pitari, i cili pranoi me entuziazëm propozimin për binjakëzim nga homologu i tij, z. Batalli theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje si një hap i madh për forcimin e lidhjeve mes dy distrikteve Rotariane dhe vendeve tona, për promovimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta si dhe fuqizimin e miqësisë që pasqyrojnë vlerat thelbësore të Rotary.

Advertisement

Fjalime rasti mbajtën gjithashtu Guvernatori i Zgjedhur, Arben Dushi dhe Guvernatorja e Nominuar, Florentina Dushi nga Distrikti 2485, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vlerave të përbashkëta të Rotary për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”

Pema e Ullirit: Simbol i Paqes dhe Bashkimit

Në qendër të qytetit, pranë statujës së Skënderbeut, Guvernatorët Butrint Batalli dhe Giuseppe Pitari, së bashku me Presidentin e Këshillit Komunal Antonnino Aclud, mbollën një pemë ulliri si një simbol të paqes, unitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët mes kombeve tona, Shqiptare dhe Italiane. Ky gjest përfaqëson jo vetëm angazhimin e përbashkët për paqen, mirëkuptimin mes popujve dhe qëndrueshmërinë, por edhe një urë lidhëse mes trashëgimisë Arbëreshe dhe vlerave universale të Rotary.

Hora e Arbëreshëve: Një Trashëgimi e Gjallë e Kulturës Arbëreshe

Advertisement

Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) është një qytet në zemër të Sicilisë, e themeluar nga emigrantët shqiptarë në shekullin XV dhe përfaqëson një simbol të gjallë të traditave dhe identitetit shqiptar. Banorët e saj kanë ruajtur për shekuj me radhë gjuhën, kulturën dhe zakonet shqiptare. Rituali bizantin dhe flamuri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut që valëvitet krenar në këtë qytet  janë pjesë e përditshme e këtij qyteti, duke përfaqësuar krenarinë kombëtare dhe qëndresën ndër shekuj. Sot, ky qytet përfaqëson një nga bastionet më të rëndësishme të identitetit Arbëresh.

Vizita historike e Rotarianëve nga Shqipëria dhe Kosova Fillon me MUSARB – Muzeun e Kulturës Arbëreshe

Delegacioni i Distriktit Rotary 2485 Shqipëri-Kosovë i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga Kryetari Petta hapi udhëtimin e tij me një përvojë të jashtëzakonshme kulturore në MUSARB, muzeun e mrekullueshëm që ruan dhe promovon thelbin unik të identitetit Arbëresh.

Advertisement

Ky muze i ndërtuar me kujdes e pasion përfaqëson një udhëtim nëpër shekuj, duke i zhytur vizitorët në historinë, artin dhe traditat e Horës së Arbëreshëve, një thesar i pashoq Arbëror. Një ndër atraksionet më mbresëlënëse për të gjithë delegacionin ishte seksioni i kostumeve tradicionale, ku ekspozohen veshje solemne dhe të përditshme të grave arbëreshe, të qëndisura me mjeshtëri të lartë me ar mbi mëndafsh, duke u dhënë grave pamjen e “të veshura me diell“.

Vizita përfshiu gjithashtu seksione dedikuar ikonave bizantine, peizazhet e zonës, trashëgimisë natyrore dhe jetës agrare, ku spikati një koleksion i veçantë bimësh nga Rezervati Natyror i “Serre della Pizzuta.” MUSARB, përtej një muzeu, është një urë midis së shkuarës dhe së tashmes, një testament i ruajtjes së rrënjëve dhe një frymëzim për të ardhmen.

Ky moment i veçantë për delegacionin e Rotary nga Shqipëria dhe Kosova shërbeu si një homazh ndaj pasurisë së pashtershme të kulturës Arbëreshe dhe lidhjes së saj të thellë me trashëgiminë shqiptare dhe mikpritjes italiane, duke forcuar më tej frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Advertisement

Pastaj vizita vazhdoj tek Katedralja Shën Dhimitri Megalomartiri (1498), Eparkia e Katedrales së Piana degli Albanesi. Kisha kishte një ikonografi mbresëlënse ku vëreheshin shenjat e dy stileve: atij perëndimor, i përfaqësuar nga afresket e Novellit dhe nga piktura të ndryshme në pëlhurë; dhe atij oriental, e dëshmuar nga ikonostasi dhe ikonat e vendosura në faqet anësore.

Binjakëzimet e klubeve Rotariane në Palermo dhe Katania

Përveç ceremonisë kryesore në Hora e Arbëreshëve, në qytetet Palermo dhe Katania u organizuan binjakëzime midis klubeve Rotariane të Distriktit 2485 dhe atyre të Distriktit 2110.

Në një akt të rëndësishëm për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe për të promovuar vlerat e përbashkëta të Rotary, klubet e Distriktit 2485 (Shqipëri-Kosovë) kanë realizuar binjakëzime me disa klube prestigjioze nga Palermo dhe Katania, në Itali.

Advertisement

Klubet Rotariane të Distriktit 2485 që morën pjesë në binjakëzime ishin: RC Durrës, RC Gjakova, RC Prishtina, RC Gjakova Qabrati, RC E-Club Tirana Cosmopolitan, RC E-Club Durrës 24. Klubet e D2485 u binjakëzuan me klubet nga Distrikti 2110 si: RC Palermo Piana degli Albanesi Hora Arbereshevet, RC Milazzo, RC Catania, RC Nicosia di Sicilia, RC Palermo Baia dei Fenici, RC Catania Est, RC Catania Sud, RC Passport Mediterranée – Distrikti 2110.

Këto binjakëzime forcuan më tej lidhjet miqësore dhe përfaqësojnë një hap të madh drejt bashkëpunimit më të thelluar dhe realizimit të projekteve që do të kontribuojnë në fuqizimin e komuniteteve tona dhe në ndërtimin e një bote më të mirë.

Si rezultat i binjakëzimeve të suksesshme, u hodhën themelet për projektet e para konkrete. Klubet Durrsake dhe Distrikti 2485 Shqipëri-Kosovë ofruan dy bursa për studentë nga Hora e Arbëreshëve që janë të interesuar për studime në Shqipëri. Gjithashtu, u nisën iniciativat për trajnime dhe bashkëpunim për mësues nga ky komunitet, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve arsimore dhe kulturore.

Advertisement

Kjo vizitë dhe projektet që linden prej saj janë dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit përmes Rotary-t, duke krijuar ura të reja mes popujve dhe duke forcuar vlerat universale të paqes, edukimit dhe zhvillimit të përbashkët.

Vizita dhe marrëveshja simbolike nuk shënon vetëm një moment historik për Rotary, por edhe një përkujtim të gjallë të trashëgimisë dhe frymës së bashkëpunimit mes popujve shqiptarë dhe italianë, të cilët ndajnë një histori të pasur dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen të qëndrueshme.

Advertisement
Continue Reading

Albania

E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.

E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Advertisement

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Published

on

By

Nga Auron Tare:

Në arkivat amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ruhet një dokument befasues: Dosja e Shqipërisë në kuadër të “Komisionit Robert”, një grup ekspertësh të universiteteve më të rëndësishme amerikane, mes tyre edhe Harvardit. Qëllimi i këtij komisioni ishte i jashtëzakonshëm për kohën: hartimi i listave të pasurive kulturore në Europë që duhej të shpëtoheshin me çdo kusht gjatë operacioneve ushtarake.

Në një botë të përfshirë nga lufta totale, kur qytete të tëra po fshiheshin nga hartat, ky ekip shkencëtarësh dhe historianësh punonte ditë e natë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të popujve – përfshirë edhe tonën.

Shqipëria në sytë e Harvardit

Në Dosjen e Shqipërisë, ekspertët amerikanë kishin përpiluar me imtësi një listë të zonave me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore:
trashëgimia ilire, gjurmët e qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe çdo sit që duhej shmangur nga bombardimet.
Madje kishin hartuar edhe harta të posaçme me pikat që s’duhej të prekej as një bombë, as këmbësoria amerikane në rast zbarkimi.

Advertisement

Në faqen e parë të raportit të tyre, të ruajtur sot në Harvard, theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë ILIRE – një prioritet i padiskutueshëm për studiuesit amerikanë.

Ironikisht, kjo është po ajo trashëgimi që sot disa pseudo-arkeologë të “shkollës së re internacionale” në Shqipëri e shohin si mbetje të nacionalizmit komunist dhe për këtë arsye e shpërfillin.

Ironia që djeg

Këtu fillon ironia e madhe historike:

Advertisement

Në kohë lufte, kur Europa digjej, akademikët amerikanë angazhoheshin për të mbrojtur pasuritë tona kulturore…
Ndërsa pas viteve ’90, në kohë paqeje, shumë prej këtyre thesareve u lanë të rrënohen, u grabitën, u zhdukën ose u shkatërruan nga vetë shqiptarët – më keq se çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.

Ndërtesa, kështjella, objekte arkeologjike, muze, site të lashta – një pasuri mijëravjecare.

PatriotikMedia.al

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.

Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.

“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.

“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.

Advertisement

“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania6 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK6 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK18 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania19 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni19 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Trending