ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 8 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 8 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 13 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 13 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bizneset e lidhura me turizmin e mbyllën 2020-n me përgjysmim të punësimit

albnews by albnews
19 March, 2021
in Albania, Technologji
0
Bizneset e lidhura me turizmin e mbyllën 2020-n me përgjysmim të punësimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia Covid-19 zhbalancoi tërësisht zhvillimet ekonomike gjatë vitit 2020 duke shkaktuar humbje të mëdha tek disa kategori biznesesh, teksa solli fitime krejt të papritura tek disa të tjera.

Të gjitha këto ndryshime u shoqëruan në pjesën më të madhe me tkurrje të punësimit dhe indeksit të fondeve të pagave. Sipas statistikave afat shkurtra gjatë vitit 2020, Transporti Ajror ishte më i godituri sa i përket indeksit të punësimit i cili shënoi ulje me 56.5 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020 në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Pas transportit ajror, pandemia dha goditjen më të madhe në punësim në bizneset e lidhura me turizmin, si hotelet (43%), agjencitë e udhëtimit (34.6%) baret dhe restorantet (27%).

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Sektori i industrisë përpunuese, reflektoi pasojat më të mëdha në punësim pas turizmit. Më të goditurat ishin fabrikat e këpucëve të cilat panë ulje të kërkesës nga tregjet e huaja si pasojë e kufizimeve në lëvizje nga masat e zgjatuara të karantinës sidomos në vendet e BE.  INSTAT raportoi se indeksi i punësimit në industrinë e përpunimit të lëkurëve dhe prodhimit të këpucëve shënoi rënie vjetore me 22 për qind në tremujorin e fundit të vitit.

Rënie vjetore të indeksit të punësimit shënuan edhe fabrikat e tekstilit dhe rikuperimi për këtë industri pritet të jetë i vështirë edhe këtë vit. Gjatë muajve të parë të vitit aktual masat e kufizimeve kanë qenë të pranishme në shumicën e vendeve të BE me të cilat Shqipëri eksporton. Shitjet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 18.5% në shkurt, ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 11.8%. Eksportuesit pohojnë se ata janë në vështirësi të mëdha, për shkak të rënies së kërkesës nga partnerët e huaj, pas karantinave të reja që janë zbatuar nga shumë shtete muajt e fundit.

Rënia me ritme dyshifrore e indeksit të punësimit u vu re edhe në aktivitet e publikimit, industrinë nxjerrëse, prodhimin e drurit. Gjithashtu me ritme më të ulëta punësimi ka rënë edhe në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit.

Në krahun tjetër rritjen më të madhe vjetore në indeksin e punësimit e kanë shënuar aktivitetet e teknologjisë (programimi i kompjuterëve me 25%), grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve me 12 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020 dhe Sektori i Prodhimi dhe Furnizimit me Ujë me 11%.

Ecuria pozitive e punësimit në sektorët e furnizimit me ujë dhe grumbullimit të mbetjeve reflekton rritjen e punësimit në sektorin shtetëror, duke qenë se një pjesë e bizneseve në grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve dhe furnizimit me ujë  zotërohen nga bashkitë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020 punësimi në shtet pësoi rritje vjetore me mbi 8000 persona, sipas të dhënave nga burimet administrative.

Sektorë të tjerë që njohën rritje të indeksit të punësimit lidhen me ndërtimin dhe energjinë.  Sektori i energjisë dhe bizneset e lidhura më të  shënuan rritje të indeksit të punësimit dhe gjithashtu programi i kompjuterëve shënoi rritje vjetore të indeksit me 9.6 për qind si rrjedhojë e  përdorimit jo të zakonte që shkaktoi pandemia për punë dhe blerje në distancë.

Pak e shumë të njëjtën ecuri pati edhe indeksi i fondit të pagave në tremujorin e fundit të vitit 2020. Sipas të dhënave të INSTAT, (shih grafikun bashkëngjitur) rënien më të madhe të treguesit e kishin sektorët e lidhur me turizmin, hotele (46%), transporti ajror (43%), bare dhe restorante (35%), agjenci udhëtimit (29%) etj.

Në kundërt sektorët në pronësi të shtetit, grumbullimi i mbetjeve dhe furnizimi me ujë shënuan rritje të indeksit të pagave përkatësisht me 25 dhe 23 %./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result