Albania
Braho: Ka pasur reagime të shumta për prishjen e Teatrit, janë depozituar disa shkelje, asnjë përgjigje
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, avokati Ledio Braho u shpreh se për prishjen e Teatrit ka pasur reagime të shumta, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Braho u shpreh se në lidhje me çështjen në fjalë janë depozituar disa kallëzime por nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe transparencë hetimesh nga ana e SPAK.
Ledio Braho: Sot u vu re se ka pasur një shtesë në objektin e kërkimit dhe shtesa ka të bëjë me përfshirjen në objektin e gjykimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të vendimit të Këshillit bashkiak, I cili ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ka edhe një kërkesë që ka të bëjë me pezullimin e procedurave të mëtejshme për ndërtimin në pasuri që është pasuria ku ka qenë trualli ku ishte Teatri Kombëtar. Ka një sërë kallëzimesh penale që janë depozituar në SPAK apo në Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës në lidhje me këtë çështje dhe ende nuk ka një përgjigje në lidhje më këtë çështje.
Deri më tani nuk ka ndonjë transparencë për hetimet që po bën SPAK. Është një hetim që nuk kishte pse të zgjaste kaq shumë.
Braho ka komentuar se seancën që do të mbahet më 23 qershor për zgjedhjet e vitit 2019, ku thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm.
Ledio Braho: Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se me 23 qershor do nisë seanca për zgjedhjet në vitin 2019 dhe do të gjykojë në lidhje me kushtetueshmërinë e zgjedhjeve. Vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese është shumë e rëndësishme. Zgjedhjet e 2019 kanë qenë problematike, sidomos në të gjitha ata bashki kur ka qenë vetëm një kandidat i vetëm.
Braho u shpreh se situata aktuale politike që është krijuar në vendin tonë vjen si shkak e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.
Ledio Braho: E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e pushtetit gjyqësor, e daljes së opozitës nga parlamenti. Është situatë jo normale për një demokraci. Nëse Gjykata Kushtetuese shpall zgjedhjet e 2019 legjitime, do të zgjidh dhe pasojat dhe mënyrën se si do të bëhen zgjedhjet e ardhshme. Favori është se kemi një Gjykatë Kushtetuese, edhe pse nuk është në numrin e caktuar.
Sipas Kushtetueses në momentin që nuk është Presidenti e mban Kryetari i Kuvendit. Jemi në një situatë ku Parlamenti nuk mund të mblidhet, Presidenti konsiderohet i shkarkuar. Pra ka shumë të panjohura që në varësi të Gjykatës Kushtetuese mund të sjellin një debat tjetër.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania6 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
