Albania
Bylykbashi rendit të drejtat e opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore në Kuvend: Janë shkelur me urdhër të Ramës
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, renditi të gjitha të drejtat që ka opozita për të krijuar Komision Parlamentare hetimor në Kuvend, të drejta që sipas tij i janë shkelur me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.
Bylykbashi vuri në dukje se janë 7 kërkesa për 7 komisione hetimore nga opozita, të cilat janë hedhur poshtë nga drejtuesit e parlamentit.
Bylykbashi tha: “Neni 77, pika 2, i Kushtetutës përcakton fare qartë e pa asnjë ekuivok se:“Kuvendi me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”.
Partia Demokratike ka kërkuar hetimin e:
1- Investimeve strategjike
2- Cështjes McGonigal
3- Grabitjes së Portit të Durrësit
4- Udhëtimeve me charter të kryeministrit
5- Skandalit të vjedhjes së të dhënave të TIMS
6- Kontratave konçensionare në shendetësi
7- Vendimmarrjeve në konflikt interesi.
Të gjitha kërkesat janë rrëzuar me urdhër të Edi Ramës, Rama në fillim tha se nuk i ngre komisionet sepse ka firmosur Sali Berisha. Kjo nuk piu ujë, Më pas pretendoi se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që detyron ndryshimin e ligjit. Por nuk ka asnjë vendim të tillë dhe ligji është plotësisht në fuqi.
Komisioni Europian theksoi me shqetësim në raportin e progresit se “Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e […] komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë […] kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës […] ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.”
Por Edi Rama vendosi këto ditë të bëjë Gjykatën Kushtetuese, i bindur se ajo gjykatë nuk duhet dhe as mund të flasë kur flet ai.
Edi Rama nga Dibra tha se vendimet e Gjykatës nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike. Ndaj ai meriton një përgjigje duke cituar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat nxjerrin në pah sharlatanizmin e tij antikushtetues.
Gjykata Kushtetuese, në 8 vendimet e saj për hetimin parlamentar që nga vitit 2003, i çmonton totalisht pretendimet e Edi Ramës se qenka Gjykata Kushtetuese që nuk lejon ngritjen e komisioneve. Madje gjysma e këtyre vendimeve është marrë gjatë qeverisjes së Ramës dhe kundër bllokimeve që ai ka bërë
Gjykata Kushtetuese, me vendimet e saj nr. 57 të 2015; nr. 30, të 2014; nr.18 të 2003 dhe 42 të vitit 2022 i njeh statusin e një organi kushtetues minorancës së cilësuar prej 1/4 së deputetëve apo më thjeshtë, 35 deputetëve të parlamentit që kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor.
Po me këto vendime, Gjykata Kushtetuese përcakton se kur Kuvendi vendos për të rrëzuar kërkesën e 35 deputetëve, dhunon kompetencën e minoracës së cilësuar kushtetuese, duke shkelur kështu të drejtën kushtetuese për të hetuar.
Në vendimin nr. 42, datë 27.12.2022, Gjykata Kushtetuese përcakton se në nenin 77, Kushtetuta “institucionalizon një lloj tjetër autoriteti kushtetues, që njihet si pushtet i pakicës parlamentare. Kushtetuta, duke njohur të drejtën për të ngritur komisione hetimore si e drejtë e një të katërtës së deputetëve për të vepruar në mënyrë të pavarur nga shumica parlamentare, nëpërmjet shprehjes “është i detyruar” ka evituar, veçanërisht për ngritjen e komisionit, kalimin e çështjes në procedurat e zakonshme të votimit, duke vendosur një balancë ndërmjet së drejtës së shumicës për të vendosur dhe asaj të pakicës së cilësuar.”
Gjykata ka vendosur se “E drejta e pakicës vetëm për sa i përket kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor mbetet një e drejtë e pakufizuar nga vullneti i shumicës. Njëkohësisht, e drejta e pakicës për të disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetencën e shumicës për ta ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e pakicës, me përjashtim të rasteve kur nga qëllimi dhe objekti i hetimit konstatohet se preken parimet kushtetuese.”
Gjykata përcakton se mazhoranca është e detyruar të dakordësohet me pakicën e cilësuar kushtetuese prej 35 deputetësh për objektin, kundërshtitë për cënim të parimeve kushtetuese duhet t’I bëjë të qarta në përpjekjen për gjetje të dakordësisë për objektin e hetimit, por ne asnjë rast duke e zvogëluar, tretur apo zgjeruar më shumë objektin sesa është kërkuar nga 35 deputetët.
Kushtetuta kërkon hetim të veçantë. Por, citoj vendimin nr. 30 të vitit 2014, “Gjykata ka vlerësuar se është kompetencë e Kuvendit, në rastin konkret e pakicës parlamentare, të vlerësojë interesin publik për çështjet që kërkon të hetohen”.
Pra nuk ka të drejtë mazhoranca të vendosë nëse është apo jo një çështje e veçantë ajo që ka kërkuar Partia Demokratike në kërkesat e refuzuara nga mazhoranca.
Gjykata, në vendimin nr.42 të vitit 2022 dhe jurisprudencën pararendëse vëren se “[…] e drejta e pakicës parlamentare për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor është një nga të drejtat më kryesore të saj. […] Në këtë kuptim një komision hetimor, si një mjet kontrollues, është një instrument specifik i kontrollit parlamentar. Nga ana tjetër, e drejta për të kërkuar akte dhe dokumente i përket thelbit të së drejtës së hetimit dhe formon pjesë integrale të së drejtës së kontrollit parlamentar.”
Gjykata Kushtetuese përcakton se komisionet hetimore shërbejnë ne funksion të kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe përmirësimin e ligjeve që të pengohen shkeljet në të ardhmen. Hetimi duhet të jetë për një çështje të veçantë dhe të qartë, e për to duhet të egzistojnë fakte. Komisionet mund të hetojnë edhe çështje që po hetohen penalisht, sepse qëllimii hetimit parlamentar është i ndryshëm.
Secili komision hetimor i kërkuar përbën çështje të veçantë të përcaktuar qartë, por Edi Ramës nuk i interson as që komisionet të mbledhin dokumentacionin zyrtar e aq më pak të nxjerrë konkluzione për aferat korruptive që synojnë të hetojnë këto komisione.
Ashtu si në skandalin e inceneratorëve, Rama ka firmosur sipas oreksit korruptiv në shumë çështje të tjera dhe kjo është arsyeja pse ai nuk i lejon komisionet hetimore.
Secila çështje heton vjedhjen e parave publike të buxhetit, të taksavë të shqiptarëve që Edi Rama po ndan si llokmat e tepsisë së bakllavasë.
Faktet për të gjitha këto afera janë me bollëk. Askush nuk ka dyshim që këto janë skandale. Komisionet synojnë që të zbulojnë kuadrin e plotë të këtyre skandaleve korruptive që t’i bllokohet rruga në të ardhmen. Provat që do të dalin do t’i çohen SPAK që ky i fundit të mos thotë askush nuk bëri kallzim. Pikërisht këtë do të evitojë Edi Rama.
Në 2014, Edi Rama refuzonte të ngrinte komisione hetimore dhe refuzonte zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. U desh të ndërhynte Parlamenti Europian që në dhjetor të 2014, përveç dekriminalizimit, Rama t’i hapte rrugën hetimit parlamentar. Tani që ka vënë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë, shpreson të ndryshojnë qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese. Por vetë Gjykata thekson se vendimet e saj në fuqi zbatohen siç janë.
Edi Rama u betua sërish si në 2014 se nuk do t’i ngrejë komisionet. E sigurojmë Edi Ramën se opozita ka marrë vendim se nuk do të ketë funksionim normal të parlamentit pa iu kthyer kompetenca kushtetuese opozitës parlamentare për hetim të aferave të qeverisë, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese dhe pa i dhënë vendet që i takojnë dhe të drejtën e vetos në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore janë:
Nr. 18 dt. 14.05.2003
Nr. 20 dt. 04.05.2007
Nr. 12 dt. 20.05.2008
Nr. 22 dt. 05.05.2010
Nr. 30 dt. 16.05.2014
Nr. 38 dt. 12.06.2015
Nr. 57 dt. 23.07.2015
Nr. 42 dt. 27.12.2022
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania24 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK23 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
