Show - Biz
Champions League/ Vëmendja te supersfida Barcelona-Bayern, në fushë edhe Inter
Champions League garanton takime titanësh dhe këtë të mërkurë. Padyshim që këtë mbrëmje vëmendja do jetë në Katalonjë, aty ku Barcelona do përballet me Bayern Munich.
Tekniku Hansi Flick përballë të kaluarës që disa vite më parë si pjesë e bavarezëve i shkaktoi Barcelonës humbjen turpëruese 8-2, një kujtim i hidhur për të gjithë tifozët katalanas. Edhe historia e përballjeve direkte mes dy skuadrave nxjerr favoritë bavarezët, por Barça e Hansi Flick këtë sezon është një “kockë” e fortë.
“Le t’ia lëmë historisë të shkuarën. Tani jemi këtu të gjithë së bashku duke punuar ditë për ditë për të bërë diçka të mirë për Barcelonën. Lojtarët janë shumë të lidhur mes tyre. Mjafton t’ju kujtoj momentin e futjes në fushë të Gavit kundër Seviljes. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Kjo është rruga që kemi zgjedhur, të punojmë fort, sepse vetëm kështu mund të jemi të suksesshëm”, tha Hansi Flick.
“Ka trajnerë që kanë bërë shumë për Bayern dhe Hansi Flick është një prej tyre. Sigurisht, do të jetë një ndeshje e veçantë për të dhe për ne. Në fund, ne të dy duam të fitojmë. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, por me siguri që të dyja skuadrat i pret një përplasje gjigante dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Barcelonës”, tha Kompany.
Ndeshje interesante është dhe ajo mes Spartës së Pragës dhe Manchester City, dy ekipe që ende nuk e kanë ndjerë shijen e humbjes në Ligën e Kampioneve dhe të dyja janë me 4 pikë në renditje. Ekipi çek pritet që të hedhë në fushë që nga minuta e parë dy shqiptarë si Qazim Laçi dhe Albion Rahmani, ndërsa në stol do të jenë Tuci dhe Krasniqi.
Inter do të përballet me zvicerianët e Young Boys, në Bernë. Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit, kjo për shkak të një goditjeje që 22-vjeçari ka marrë në stërvitjen e zikaltërve, ndërsa në dyshim janë Çalhanoglu dhe Acerbi, që ia vështirësojnë dhe më shumë detyrën Interit.
Ndeshje e fortë është dhe ajo mes Leipzig dhe Liverpool. Leipzig ende nuk ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, ndërsa “The Reds” marshojnë në krye me 6 pikë të plota. Në sfidat e tjera, Atalanta përballet me Celtic, Atletico Madrid pret Lille, Benfica përballet me Feyenoord, ndërsa Salzburg luan me Dinamon e Zagrebit.
Albania
Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
Nga Auron Tare:
Në arkivat amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ruhet një dokument befasues: Dosja e Shqipërisë në kuadër të “Komisionit Robert”, një grup ekspertësh të universiteteve më të rëndësishme amerikane, mes tyre edhe Harvardit. Qëllimi i këtij komisioni ishte i jashtëzakonshëm për kohën: hartimi i listave të pasurive kulturore në Europë që duhej të shpëtoheshin me çdo kusht gjatë operacioneve ushtarake.
Në një botë të përfshirë nga lufta totale, kur qytete të tëra po fshiheshin nga hartat, ky ekip shkencëtarësh dhe historianësh punonte ditë e natë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të popujve – përfshirë edhe tonën.
Shqipëria në sytë e Harvardit
Në Dosjen e Shqipërisë, ekspertët amerikanë kishin përpiluar me imtësi një listë të zonave me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore:
trashëgimia ilire, gjurmët e qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe çdo sit që duhej shmangur nga bombardimet.
Madje kishin hartuar edhe harta të posaçme me pikat që s’duhej të prekej as një bombë, as këmbësoria amerikane në rast zbarkimi.
Në faqen e parë të raportit të tyre, të ruajtur sot në Harvard, theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë ILIRE – një prioritet i padiskutueshëm për studiuesit amerikanë.
Ironikisht, kjo është po ajo trashëgimi që sot disa pseudo-arkeologë të “shkollës së re internacionale” në Shqipëri e shohin si mbetje të nacionalizmit komunist dhe për këtë arsye e shpërfillin.
Ironia që djeg
Këtu fillon ironia e madhe historike:
Në kohë lufte, kur Europa digjej, akademikët amerikanë angazhoheshin për të mbrojtur pasuritë tona kulturore…
Ndërsa pas viteve ’90, në kohë paqeje, shumë prej këtyre thesareve u lanë të rrënohen, u grabitën, u zhdukën ose u shkatërruan nga vetë shqiptarët – më keq se çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.
Ndërtesa, kështjella, objekte arkeologjike, muze, site të lashta – një pasuri mijëravjecare.
Show - Biz
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes
Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më të pasur në botë.
Ylli amerikan i është bashkuar një grupi elitar muzikantësh me pasuri 10-shifrore, raporton Forbes, përfshirë Taylor Swift, Rihanna, Bruce Springsteen dhe bashkëshortin e saj Jay-Z, të cilët revista e biznesit i liston si persona me një pasuri neto prej 2.5 miliardë dollarësh.

Më herët këtë muaj, Forbes vlerësoi pasurinë neto të Beyoncé-s në 800 milionë dollarë dhe parashikoi se ajo do të kalonte pragun e miliarderes për herë të parë pas viteve të suksesit.
Turneu i saj botëror “Renaissance” në vitin 2023 fitoi gati 600 milionë dollarë, duke e bërë atë një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop në botë, së bashku me Taylor Swift.

Albumi i saj i vitit 2024, “Cowboy Carter”, i cili kontekstualizon rrënjët e zeza të muzikës country, u prit me vlerësime kritike dhe fitoi çmimin “Albumi i vitit” në “Grammy Awards”, hera e parë që Beyoncé fitonte çmimin prestigjioz, pavarësisht se ishte nominuar katër herë.

Forbes vlerëson se turneu Cowboy Carter, grumbulloi një total prej më shumë se 400 milionë dollarësh në shitje biletash dhe 50 milionë dollarë të tjerë në mallra të shitura në shfaqje.
Albania
“E-Albania” plotësisht jashtë funksionit!
Prej më shumë se një jave portali qeveritar e-Albania vijon të ketë probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Këto probleme vijojnë të shfaqen ku sërish vështirësitë hasen si për qytetarët për të aksesuar platformën, por edhe për bizneset.
Në një njoftim që shfaqet në faqen zyrtare të e-Albania vijon të shfaqet njoftimi: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online.
Pesë ditë më parë më parë Aleanca për Profesionistët e lirë e ka ngritur në tej si problem pasi bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo kryejnë pagesa.
Ndërsa ka renditur problemet e hasura, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme.
“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale.”
Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla.
Në këtë kontekst, vlerësojmë të domosdoshme: transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre; forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale; parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave; komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet”, thuhet në ankesën e tyre”.
Jo vetëm me bizneset por portali ka shfaqur vështirësi edhe për individët, si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në sistem si dhe aplikimet për pajisjen me mjetin e identifikimit apo rinovimet e pasaportave.
Kjo çështje kthehet në një problem këtë periudhë fundviti teksa rikthimi i emigrantëve në atdhe është i lartë dhe i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për tu marrë me dokumentacione.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
UK16 hours agoBashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së
