Cilat janë shtetet që financojnë tregun e armëve të Rusisë dhe SHBA-së?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA është eksportuesja më e madhe e armëve në rang global.

Në 10 vitet e fundit ajo ka eksportuar 35% të armëve drejt 130 shteteve të ndryshme.

Vitet e fundit, tregu më i madh amerikan për sa i përket shitjes së armëve ishte Arabia Saudite.

Gjatë dekadës së fundit, Arabia Saudite ka blerë 24% të armëve amerikane.

Blerësit e armëve të SHBA-së            Kontinenti

Arabia Saudite            Azi

Australia Oqeani

Korea e Jugut  Azi

Emiratet e Bashkuara Arabe  Azi

Japonia Azi

India Azi

Mbretëria e Bashkuar            Europë

Katar Azi

Tajvan Azi

Turqi Azi

Rusia është eksportuesja i dytë më e madhe e armëve në të gjithë botën duke qenë e përgjegjshme për 22% të të gjithë eksporteve në vitin 2021.

India vazhdojnë të jetë importuesi më i madh i armëve ruse.

Uria e ushtrisë indiane për armatimet ruse vjen si pasojë e luftës së heshtur mes saj dhe Kinës.

Blerësit e armëve të Rusisë   

Kontinenti

 India Azia

 Kina Azia

 Algjeri Afrika

 Vietnam Azia

 Egjipt Afrika

 Irak Azia

 Azerbajxhan Azia

 Kazakistani Azia

 Venezuela Amerika

 Siria Azia

 Prej kohësh, Rusia ka financuar dhe stërvitur rebelët pro-rusë në Ukrainë. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, Rusia ka dërguar armë të të gjitha llojeve, nga pistoletat, tek automatikët, minat, tanket dhe raketa hedhësit drejt këtij rajoni.

Efektet e Luftës në Ukrainë mbi Tregtinë e Armëve

Sipas të dhënave të fundit nga SIPRI, tregtia globale e armëve kishte rënë me 4.6% gjatë 5 viteve të fundit por pas luftës, shumë shpejt Europa u kthye në një importues të rëndësishëm duke i rritur blerjet me 19%.

Shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Norvegjia ishin ndër importuesit më të mëdhenj në këtë periudhë.

Të alarmuara nga pushtimi i Ukrainës, shtetet evropiane kanë shtuar buxhetin e tyre të mbrojtjes dhe një shembull konkret është Gjermania e cila shpenzoi shifrën marramendëse prej 100 miliardë eurosh për të forcuar dhe përditësuar ushtrinë e saj.

Share This Article