Connect with us

Albania

ÇMENDURIA KOLEKTIVE e një populli të skllavëruar dhe robëruar, Festa e Pavarësisë së VARUR nga Fuqitë e Huaja dhe Hipokrizia e Patriotizmit Shumëfytyrësh

Published

on

Nëse do të ulesh vetëm për vetëm dhe do të vëzhgosh me qetësi, gjakftohtësi, pa-anshmëri partiake, mendje të hapur dhe logjikë të shëndoshë të gjithë situatën e përgjithshme të vendit tonë në çdo 28 NËNTOR, do të shikosh dhe dëgjosh lart e poshtë nëpër media, rrugë, rrjete sociale, bashkëbisedime, emisione, vetëm fjalë, llomotitje, kakofoni, llafe boshe, zbrazëti, boshllëk, zhurmë, rrëmujë, kaos, idiotësi, rrugaçëri, fallcitet, mani për t’u dukur, babëzi, grykësi, humbje kontrolli, ngritje flamuri dhe shtizash, ulërima, çjerrje, DERI NË KUFIJTË e një SKIZOFRENIE KOLEKTIVE – mos harroni tortën e famshme të pavarësisë se çfarë situate tragji-komike u krijua me “tortën e pavarësisë” që shkaktoi një situatë mjerane se ku u katandis festa dhe festimi i pavarësisë.

Vërehet qartë se në vend mbizotëron një mendjelehtësi shoqërore, mos-ndërgjegjësim i gjithanshëm rreth realitetit, diz-informim për kuptimin e vërtetë të fjalës dhe konceptit PAVARËSI dhe SOVRANITET, ka një përhapje më tepër dogmatike të mburrjes dhe lavdërimit popullor, një patriotizëm teorik vetëm me fjalë ndërsa veprimet konkrete në terren të njerëzve tregojnë krejt të kundërtën. Në MEDIA njerëzve u serviret një patriotizëm fasadë prej kartoni dhe një nacionalizëm i padobishëm, ndërkohë që nga ana tjetër, Shqipëria vazhdon të boshatiset me ritme të shpejta.

Të gjitha këto fenomene, janë vetëm shfaqje dhe show që shërbehen për opinionin publik në emër të një pavarësie e cila fatkeqësisht ka rezultuar se është totalisht e VARUR nga FUQITË E MËDHAJA të CILAT ishin ato që i NDANË dhe COPËTUAN TROJET SHQIPTARE me një marrëveshje të madhe ndërkombëtare anti-shqiptare në kurriz dhe në dëm të interesave të Shqipërisë dhe Shqiptarëve për të përmbushur kërkesat e Rusisë dhe aleatëve të saj Sllavo-Ortodoks në Ballkan si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia dhe për të kënaqur ambiciet e tyre shoviste ekspansioniste anti-shqiptare duke shkëputur nga trungu i trojeve shqiptare rreth gjysmën e territorit e për t’ja dhuruar ato shteteve armike shekullore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Advertisement

– Po atëherë për çfarë pavarësie po flitet dhe festohet vallë ?!

– Po për çfarë PAVARËSIE po flasim atëherë kur shteti shqiptar dhe institucionet vendimmarrëse nuk kanë dot PAVARËSI SOVRANE në vendimarrje për çështjet e rëndësisë së veçantë strategjike kombëtare si për nxjerrjen, menaxhimin, shfrytëzimin, përdorimin dhe shpërndarjen e pasurive kombëtare siç janë: energjia, deti, karburanti, mineralet si floriri, hekuri, çeliku, kromi, nikeli, qymyri, pasuritë e paluajtshme në zonat bregdetare, male, fusha dhe kodra, në lumenj dhe përrenj, në burimet ujore, në bujqësi dhe blegtori, portet dhe aeroportet, duke i dhënë ato në përdorim me ligj tek kompanitë e huaja dhe ato vendase e duke e shpërndarë kështu pasurinë kombëtare në duart e një grushti njerëzish të cilët njihen si Oligarkë dhe Oligarki në dëm të shumicës së popullit.

– Për çfarë PAVARËSIE po flasim kur shteti shqiptar nuk merr dot kurrë një vendim të mirëfilltë të lirë dhe të pavarur as për politikat e zhvillimeve kombëtare strategjike brënda vendit dhe as për qasjet, qëndrimet apo strategjitë gjeopolitike në raport me botën e jashtme, pa pyetur njëherë më parë pikërisht ato AMBASADAT e vendeve e të ashtuquajturve “Aleatë Strategjikë Perëndimorë” dhe pa marrë lejen dhe miratimin e tyre, të cilët i ndanë dhe COPËTUAN tokat shqiptare në konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin 1913.

Advertisement

– Po atëherë çfarë lloji pavarësie gëzon de fakto vendi jonë kur SOVRANITETI SHTETËROR dhe ai KOMBËTAR është dorëzuar tek shtetet e tjera dhe janë pikërisht ato që marrin vendimet për drejtimin e Shqipërisë

në fushën e politikës së jashtme, të mbrojtjes, atë të sigurisë kombëtare, shërbimet inteligjente, ekonominë, drejtësinë etj na i drejtojnë ambasadat e shteteve të huaja se: çfarë, kur, ku, si, sa dhe në ç’mënyrë duhet zbatuar veprimtaria e mbarëvajtjes shtetërore dhe ligjzbatuese ndër institucionale në vend.

– Për çfarë lloji pavarësie po flitet kur për një të ashtuquajtur “REFORMË në DREJTËSI” për miratimin e së cilës u desh që të ngriheshin duart lart dhe kartonat PRO të të gjithë 140 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga frika dhe kërcënimet e hapura dhe të fshehta të ambasadave të huaja ndaj tyre që nëse nuk e miratonin “REFORMËN NË DREJTËSI” do të kishin pasoja të rënda serioze ligjore dhe politike ?!

Advertisement

A mund të quhet PAVARËSI kjo ?!

Nga ana tjetër:

NDËRKOHË REALITETI NË JETËN E PËRDITSHME “të patriotëve” gjatë gjithë vitit është një aktivitet jetësor i mbushur me veprime krejtësisht jo-patriotike dhe një mentalitet anti-shqiptar.

Advertisement

Shqiptarët në shumicën e tyre nga të gjithë treguesit, statistikat, sondazhet dhe anketat vazhdojnë të jenë të bindur dhe të THONË që ky vend nuk bëhet, thonë se këtu çdo gjë ka marrë fund, njerëzit të gënjejnë, të mashtrojnë, ta hedhin në tregti, ta fusin në një bashkëpunim, të vjedhin, të grabisin, shikon dhe ndjen rreth e rrotull në shoqërinë shqiptare era krim, korrupsion, trafik droge, prostitucion, kërcënime, kanosje, pengmarrje, plagosje, vrasje, grupe mafioze, banda kriminale, të fortë lagjesh dhe zonash të qyteteve kryesore të vendit, ndajnë tenderat me politikën dhe ushtarët e tyre.

Kështu në këtë mënyrë “patriotët e festave 28 – 29 Nëntor vjedhin, grabisin, plaçkisin, rrënojnë, shkatërrojnë, boshatisin, shpopullojë dhe falimentojnë vendin dita ditës dhe vit pas viti dbs pastaj të vrasin për “atdheun” pothuajse të gjithë PËRVEÇ atyre që ka mëshiruar Zoti dhe i ka ruajtur:

KUSH ËSHTË KORRUPTUAR DHE INKRIMINUAR NGA SHTRESAT E POPULLSISË ?!

Advertisement

Mësuesit, Pedagogët, Mjekët, Infermierët, policët, gjykatësit, prokurorët, avoketërit, gazetarët, analistët, media, administrata, doganat, ministritë, drejtoritë, kompanitë shtetërore dhe private, tregtarët, biznesmenët, fermerët, fshatarët,

PO KUSH KA MBETUR ATËHERË ?!

TANI, KUPTOHET JO TË GJITHË…. SE KA EDHE NJERËZ TË NDERSHËM, mirëpo PËRQINDJA E POPULLATËS QË ËSHTË KORRUPTUAR DHE INKRIMINUAR është e MADHE dhe e FRIKSHME, prandaj Zoti i Madhëruar u ka dhënë shqiptarëve ata politikanë dhe udhëheqësa që kanë merituar sepse po perhapet dhe shtohet e keqja, ligësia dhe pisllëku ndërkohë që po pakësohet e mira, ndershmëria dhe fisnikëria përditë e më shumë dita ditës mjafton të shikosh se çfarë bëhet nëpër shkolla, rrjetet sociale dhe rrugët e qyteteve dhe e kupton se deri në çfarë gjendje është katandisur ky vend.

Advertisement

Unë si shqiptar i dobët, modest dhe i pafuqishëm për të ndryshuar dot të gjithë të keqen që ka përshirë dhe pushtuar vendin tim e them me krenari dhe mburrje që jam i lumtur dhe krenar që jam shqiptar kudo që ndodhem, mirëpo po ashtu e them se brënda shqiptarëve ka shumë maskarenj, të poshtër, servilë, spiunë, patronazhistë, që heshtin ndaj të keqes, bëhen palë me atë, e luftojnë të mirën dhe e pengojnë atë përhapjen e saj.

DERI KUR KËSHTU O NJERËZ ?!

Ngelët duke ngritur flamuj, gishta dhe shkopinj, ndërkohë që politika po u ndjek dhe shporr nga vendi juaj dhe trojet tuaja me ligj dhe me maligj, me hir apo me pahir, po ju përdor si leckë dhe pastaj po ju hedh në koshat e harresës dhe riciklimit të brezave ndërkohë që ju vazhdoni të mbushni sallat, sheshet dhe kutitë e votimit për ata që janë miq, partnerë strategjië dhe aleatë pikërisht me ata të cilët e ndanë Shqipërinë dhe trojet shqiptare në copa dhe pjesë.

Advertisement

Zoti e udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe e përmirësoftë gjëndjen e popullit shqiptar dhe na ruajtë nga lajthitje kolektive e cila po perhapet me shpejtësi në të gjitha aspektet dhe fushat dhe shtresat shoqërore.

Kreshnik Ibrahimaj

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Published

on

By

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.

Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

Advertisement

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Continue Reading

Albania

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.

Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.

Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?

Advertisement

Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:

Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Advertisement

Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).

Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.

Advertisement

Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.

Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.

Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.

Advertisement

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.

Kush përfiton tjetër?

Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.

Advertisement

Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Sports2 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota3 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota3 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK4 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports4 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova4 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania4 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota4 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania4 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK12 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova12 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz12 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota12 hours ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota12 hours ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK14 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania4 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK23 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Trending