Albania
Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, komentoi përplasjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage për emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e lidhur gjithashtu edhe me fenomenin e krimit të organizuar.
Hoxha theksoi se “Farage nuk po sulmon shqiptarët, por fenomenin e krimit të lidhur me emigracionin ilegal”, ndërsa sipas tij, “Rama po përpiqet të kamuflojë këtë realitet duke bërë populistin dhe duke bërë lojën e shifrave”.
“Shqiptarët në Britani janë tashmë një fenomen i ekspozuar. Nuk ka pse të përfshihen në statistika shqiptarët që kanë hyrë me pasaporta greke apo italiane. Kjo është një mënyrë për të turbulluar ujin dhe për të zbutur perceptimin publik në Shqipëri,” tha Hoxha.
Ai shtoi se krimi shqiptar përdor metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin, përfshirë ndryshimin e identitetit përmes dokumenteve të vendeve të tjera të BE-së.
“Një nga metodat që përdor krimi shqiptar është përdorimi ose ndryshimi i identitetit me dokumenteve të shteteve të tjera që të humbin përmes turmës që të bëjnë më të është perceptimin e agjencive të ligjit”, tha ai.
Sipas tij, “paratë e pista të gjeneruara në Britani rikthehen në Shqipëri dhe destabilizojnë sistemin ekonomik dhe shoqëror”.
“Farage mund të duket i avantazhuar sepse i referohet një problemi real. Ndërsa Rama kërkon të kontrollojë narrativën brenda Shqipërisë, ku e ka më të lehtë të fitojë pikë politike,” përfundoi Hoxha.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
