Connect with us

Kosova

Deputetja britanike mirëpret kërkesën e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

Published

on

Të mërkurën, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi draft-raportin e hartuar nga raportuesi i këtij institucioni për Kosovën, Riho Terras.

Raportoi vlerësoi përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian gjatë viteve 2023 dhe 2024, teksa eurodeputetët kërkuan heqjen e menjëhershme të masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se ato nuk janë të justifikueshme, pasi Kosova ka përmbushur tashmë kërkesat e BE-së.

Këtë kërkesë po e vlerëson si të duhur deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo thotë se megjithëse kërkesa është e vonuar, është shumë e mirëpritur.

“Lajm i vonuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur – botës duhet t’i kthehet ekuilibri, dhe veçanërisht qasja e BE-së ndaj Ballkanit, shpresoj që këto thirrje të merren parasysh”, ka thënë Kearns në X, e cila vazhdimisht e ka ngritur çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

Autori i raportit, eurodeputeti Riho Terras, ka theksuar se është i nevojshëm një hap i ri në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane, duke u bazuar në një agjendë reformash, dhe ne do të punojmë së bashku për ta arritur këtë objektiv”, ka thënë Terras.

Kujtojmë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë vënë në vitin 2023 si pasojë e krizës në veri. Në fund të mandatit të tij si kryediplomat i BE-së, Josep Borrell, u shkroi letër shteteve anëtare duke propozuar heqjen e masave ndaj Kosovës.

Advertisement

Megjithatë, është thënë se vendimi u takon shteteve veç e veç. 

Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Kosova

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  

Albin Kurti me 37,026 vota,

Glauk Konjufca me 28,972 vota,

Advertisement

Hekuran Murati me 15,143 vota,

Albulena Haxhiu me 14,823 vota,

Donika  Gërvalla me 13,016 vota,

Advertisement

Xhelal Sveçla me 11,922 vota,

Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,

Avni Dehari me 9,709 vota,

Advertisement

Mimoza Kusari me 9,050 vota

Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Advertisement

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK23 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports23 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova17 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania5 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota17 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Trending