Connect with us

Bota

Deri tani e ka shmangur më të keqen, si po ia del të mbijetojë ekonomia e Ukrainës?

Published

on

Nga Benjamin Bidder & Michael Kröger

‘Der Spiegel’

Sa herë që ikin dritat në Ukrainën Perëndimore, biznesi i Maxim Ivanov nis të buçasë nga zhurma e gjeneratorit të naftës që ndodhet përpara zyrave të kompanisë së tij në Ivano-Frankivsk, një qytet në juglindje të Lvivit. Gjeneratori gjigant që vjen nga Turqia, prodhon 80 kilovat energji elektrike, mjaftueshëm për të garantuar punën e kompanisë së tij me 350 punonjës.

Dhe po ashtu mjafton për të penguar planet e presidentit rus Vladimir Putin. Ose të paktën kështu mendon Ivanov. Kompania e tij e IT, Aimprosoft, ka të punësuar programues, dizajnues uebi dhe menaxherë produktesh. Klientët e tyre priren të jenë kompani në Evropën Perëndimore, që hezitojnë të angazhojnë punëtorët e tyre të teknologjisë, apo që nuk kanë mundësi të gjejnë ekspertizën që u nevojitet në tregjet e tyre vendase.

Advertisement

Pavarësisht luftës, klientët e Ivanov s’kanë pse të shqetësohen për vonesat e panevojshme. Edhe pse Rusia shënjestron me raketa një termocentral të madh apo një nënstacion aty pranë, Aimprosoft e vazhdon punën falë gjeneratorit të madh dhe një rezerve nafte të mjaftueshme edhe për një ndërprerje 10-ditore.

Kur Putini nisi pushtimin e tij një vit më parë, synimi fillestar ishte pushtimi i shpejtë iKievit. Por kur kjo u pa që kjo ishte shumë ambicioze, dhe kur synimet e tjera nisën gjithashtu të zbehen, teksa u ndal ndërsa përparimi në terren, ai nisi të shënjestronte infrastrukturën civile të Ukrainës.

Duke filluar nga vjeshta e vitit të kaluar, qindra raketa ruse dhe dronë kamikaze filluan të godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, duke shkatërruar termocentralet dhe nënstacionet. Në fund të dhjetorit, 90 për qind e 700.000 banorëve të Lviv, nuk kishin më energji. Ngrohja qendrore ndërpritet shpesh në shumë qytete ukrainase, madje edhe në kryeqytet.

Advertisement

Edhe uji i rrjedhshëm ka qenë shpesh i pa disponueshëm. Pasojat e sulmit rus mund të shiheshin që nga hapësira nga fotot e marra natën. Gjithsesi ky vend duket se ia ka dalë ta përballojë këtë dimër më mirë sesa priste. Apokalipsi nuk erdhi. Dhe një nga arsyet janë gjeneratorët.

Vetëm 3 muajt e fundit të vitit 2022, Ukraina bleu rreth 500 mijë gjeneratorë nga jashtë, së bashku me blloqe baterish me energji diellore nga kompani si ‘EcoFlow’ dhe ‘Bluetti’. Të marra së bashku, pajisjet gjeneruese të energjisë prodhojnë një sasi energjie të barabartë me një reaktor bërthamor.

Dhe ato janë edhe më të vlefshme në aspektin strategjik, pasi Rusia nuk mund t’i shkatërrojë ato me një goditje të vetme apo t’i sekuestrojë gjatë një sulmi tokësor. Përhapja e shpejtë e gjeneratorëve është më shumë se sa një simbol i vullnetit të hekurt të ukrainasve. Këmbëngulja e biznesmenë si Ivanov është një domosdoshmëri absolute, në rast se vendi dëshiron të vazhdojë t’i rezistojë pushtuesve rusë në fushën e betejës. Sepse tek e fundit, Ukraina duhet të mbledhë vetë të ardhurat për buxhetin e saj të mbrojtjes që është në rritje të shpejtë.

Advertisement

Sigurisht, Kievi vazhdon të marrë çdo muaj miliarda dollarë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në Evropë. Por ata po vëzhgojnë nga afër shpenzimet, në mënyrë që një financim i tillë të përdoret ekskluzivisht për shpenzime buxhetore jo–ushtarake.

Të ardhurat nga taksat në Ukrainë shkojnë tani që të gjitha për ushtrinë. Dhe ky fluks parash nuk duhet të ndërpritet. Por kjo nuk është e lehtë. Prodhimi ekonomik i Ukrainës ra shumë vitin e kaluar. Përveç miliona njerëzve që largohen nga vendi, fabrikat më të rëndësishme të çelikut në Ukrainën Lindore ose janë shkatërruar ose ndodhen nën pushtimin rus.

Vetëm sektori i IT-së vazhdon të rritet. Edhe gjatë vitit 2022, të ardhurat nga eksporti arritën në 7.3 miliardë dollarë, një rritje me 6 për qind. Lufta e ka ndryshuar tërësisht këtë industri, thotë Ivanov, por edhe prioritetet e tij kanë ndryshuar. Ai dhe partnerët e tij thonë se zakonisht janë fokusuar kryesisht tek rritja, por këtë vit synimi është mbijetesa.

Advertisement

Ndërkohë, shumë punonjës të tij po dhurojnë deri në 20 për qind të pagës së tyre për ushtrinë. Çdo njeri në Ukrainë ka miq dhe të afërm që luftojnë, dhe janë vazhdimisht në kontakt me tapërmes Telegram apo falë sistemit Starlink të Elon Musk, që vazhdon të ofrojë internet në pjesën më të madhe të vendit.

Donacionet shkojnë direkt tek ushtria apo tek organizatat vullnetare. Ndonjëherë, njerëzit dërgojnë syze për shikimin natën apo veshje dimërore. Shërbimi privat i korrierëve ‘Nova Poshta’ dërgon pako pa pagesë. Lufta e ka mobilizuar të gjithë shoqërinë civile të Ukrainës, madje edhe në ekonomi.

Sipas një sondazhi të kryer nga gjiganti ndërkombëtar i konsulencës ‘Deloitte’, më shumë se gjysma e ukrainasve po dhurojnë para dhe materiale për ushtrinë. Sipas Shoqatës Evropiane të Biznesit (EBA), 56 për qind e kompanive në Ukrainë dërgojnë para për trupat në front, ndërsa 40 për qind e tyre ofrojnë donacione në natyrë.

Advertisement

Putini shpresonte që ta shkatërronte ekonominë e vendit të tij fqinj me sulmet raketore ndaj pjesëve të tij më jetike, por duket që ai e ka nënvlerësuar popullin ukrainas. Një shembull tjetër është ai i Yuri Yakovlev. Në fillim të pushtimit, rusët shkatërruan punën e jetës së 61-vjeçarit, duke goditur aeroportin e vogël afër Kievit që përdorte kompania e tij.

Kompania ‘Aeroprakt’ prodhon avionë ultra të lehtë. Para luftës ndërtonte 9 të tillë në muaj për klientë nga mbarë bota. Hangari u bombardua nga rusët dhe çatia u shemb. Ai shpëtoi disa pajisje dhe plane të rëndësishme. Pak kohë më vonë, rusët shkatërruan atë që kishte mbetur.

Në fillim Yakovlev e dërgoi materialin që kishte shpëtuar në degën polake të kompanisë së tij, në mënyrë që të paktën të mund të vazhdonte mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve të klientëve të tij perëndimorë. Ukrainasi është një legjendë në qarqet e aviacionit.

Advertisement

Gjatë dekadave të fundit, ai ka shitur mbi 1000 avionë në mbarë botën, pasi e ka mësuar zanatin tek prodhuesi i famshëm sovjetik i avionëve Antonov. Dymbëdhjetë muaj pas fillimit të luftës, ai e ka pastruar pjesën më të madhe të mbeturinave të lëna pas nga granatimet ruse, dhe ‘Aeroprakt’ po prodhon sërish avionë.

Ka shumë histori të ngjashme në Ukrainë të kompanive që vazhdojnë punën pavarësisht vështirësive. Në krye janë anëtarët e bordit të Bankës Kombëtare të Ukrainës, të cilët vrapojnë dhe fshihen në strehën e tyre nëntokësore sa herë që dëgjohen sirenat e alarmit.

Dhe nga bunkeri i tyre prej 4 metrash katrorë, ata vazhdojnë diskutimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për miliarda dollarë ndihmë për vendin e tyre. Për tregtarët ukrainas, mbajtja plot me produkte e dyqaneve të tyre është bërë një detyrë patriotike.

Advertisement

Shumë prej tyre u ofrojnë kalimtarëve mundësinë të hyjnë brenda, qoftë edhe për t’u ngrohur apo për të karikuar celularët dhe laptopët e tyre. Madje, disa dyqane kanë krijuar hapësirë ​​​​zyre, në dispozicion të kujtdo që është në nevojë dhe nuk ka para të paguajë. ‘Supermarketet janë tashmë qendra të pathyeshmërisë sonë’– thotë kreu i shoqatës së shitjeve me pakicë në Ukrainë.

Continue Reading

Bota

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Published

on

By

Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.

Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.

Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.

1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025

2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME

3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME

4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca

Advertisement

Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME

5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar

Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME

Advertisement

6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta

Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME

7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME

8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°

Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME

9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME

10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban

Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

Published

on

By

Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.

Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.

Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.

Advertisement
Continue Reading

Bota

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Published

on

By

Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.

“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.

Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.

Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.

Advertisement

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.

Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota48 minutes ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota1 hour ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK1 hour ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports1 hour ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova2 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania2 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota2 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania2 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK9 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova10 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz10 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota10 hours ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota10 hours ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK11 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK12 hours ago

Vonesat e Eurostar hyjnë në ditën e dytë, pasi pasagjerët ngecën në bord gjatë natës.

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK21 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania22 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania1 day ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Trending