ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 1 hour ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 2 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 2 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 2 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Dialogu ndërfetar në Samitin III të Diasporës, Massafra: T’i mbetemi besnikë identitetit tonë dhe të njohim kulturën e tjetrit

albnews by albnews
22 November, 2023
in Show - Biz
0
Dialogu ndërfetar në Samitin III të Diasporës, Massafra: T’i mbetemi besnikë identitetit tonë dhe të njohim kulturën e tjetrit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Samitin e 3-të të Diasporës, të ftuar të ndryshëm ligjëruan mbi temën e marrëdhënieve ndërfetare e ekumenike si dhe dialogun mes kulturave.

Në fjalën e tij imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodë-Pult, President i Konferencës Ipeshkvnore Shqipërisë, falenderoi kryeministrin Edi Rama, për këtë nismë, së bashku me gjithë bashkëpunëtorët.

RelatedPosts

Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve nis mbledhjen me dyer të mbyllura! Balluku nuk merr pjesë, shkon në kryeministri

Është e vërtetë se fenomenin e ndërrimit të fesë, shqiptarët nuk e pranuan lehtësisht, por për mbijetesë, ashtu siç e thotë një fjalë e urtë latinisht: “primum vivere deinde philosophari” (së pari jeto, pastaj filozofo)”, u shpreh Massafra, në fjalën e tij.

Imzot Massafra, i cili është me origjinë arbëreshe, shtoi se ne si shqiptarë kemi borxhe ndaj Papa Benediktit të 15-të, për dy arsye: sepse ishte papa që themeloi Eparkinë e Lungros në Kalabri, një dioqezë italo-shqiptare ku kryhet riti bizantin, si dhe ishte ai që shpëtoi Shqipërinë nga një copëtim tjetër.

“Në paris, në 1920, fuqitë e mëdha kishin etje e uri për të marrë tokën shqiptare. Delegacioni i Shqipërisë në atë kohë kryesohej nga Imzot Bumçi. Kur e kuptuan se Shqipërisë do i mbetej vetëm zemra, u lobua për të pasur Shqipërinë e sotme”, tha Arqipeshkev Massafra.

Sipas tij nuk ekziston një model i vetëm dialogu ndërfetar dhe për të pasur marrëdhënie të mira ndërfetare nuk duhet të jesh ekstremist, por besnik i identitetit tënd dhe të njohësh edhe identitetin e të tjerëve.

“Duhet të vendosim kryqin në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, si shembujt që japin martirët e Kishës Katolike, mes të cilëve Giovanni Fausti, jezuit e misionar italian, ndër nismëtarët e dialogut katolik-musliman në Shqipëri. Ai ishte i vetmi italian ndër 38 martirët e vrarë nga komunizmi. Apo At Vinçenc Prennushin, i ndihmuar nga vëllezërit muslimanë të vdiste i qetë në burgun komunist”, tha imzot Massafra duke kujtuar se dialogu dhe kultura duhet të ecin paralelisht, pasi është themelore të njohësh kulturën e një rajoni, e një kombi.

Në përfundim të fjalës së tij, Massafra foli edhe për konfliktin Izrael-Palestinë, ku theksoi se bashkëjetesa në këtë rajon është e arritshme nëse do të udhëhiqen nga parime njerëzore dhe jo nga interesat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result