• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Opinion
Diaspora shqiptare kërkon të përfaqësohet me dinjitet si shqiptarë!

Diaspora shqiptare kërkon të përfaqësohet me dinjitet si shqiptarë!

by albnews
13 September, 2023
in Opinion
0
4
VIEWS

nga Ardi Omeri

Diaspora shqiptare nuk është minoriteti grek!

Teksa degjon fjalimet e shumta të Kryeministrit Rama në këto dhjete vite qeverisje do të gjesh shpesh retorika se po bëhet shumë punë në përfshirjen e Diasporës në bashkëverisjen e vendit dhe përfshirjen e shumë shqiptarëve të Diasporës në institucione, por realiteti flet ndryshe;

Ministria e Diasporës, e cila drejtohej nga zoti Majko u zhduk, dhe “specialistët” u vunë nën varësinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga ky moment duket sikur ora për Diasporën ka mbetur, reduktuar në ndonjë takimi apo paraqitje sporadike në ndonjë aktivitet ku futet dhe tema e diasporës.

Tani çështjet e Diasporës i janë deleguar zv. Ministres zj. Artemisa Malo, ish deputete përfaqësuese e minoritetit grek në Shqipëri Që zonja Malo është e zonja të kontribuojë në minoritet për të mbledhur vota për rilindjen dhe zonjën Kumbaro, këtë e ka “vërtetuar me punë”, por Diaspora shqiptare nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek në Shqipëri.

Kohët e fundit në Kosovë janë bërë shumë lëvizje për të përfshirë Diasporën në drejtimin e shtetit të ri Shqiptar në Prishtine dhe teksa dëgjon praktikat që përdoren atje për përfshirjen e Diasporës të vjen keq që jemi dy shtete shqiptare dhe sillen komplet ndryshe. Kjo fillon që më emrin në Ministrinë që e përfaqëson.

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, ka intensifikuar dialogun e dëgjesës me Diasporën për një periudhë dy vjeçare për të përfshirë nevojat e kërkesat e shtetasve të saj në mërgim, e gjitha për të përthithur ekspertizën e Diasporës, në krahasim me çfarë ka bërë Ministria jonë gjatë kesaj periudhe. Përveç njësimit të abetares me qeverinë e Kosovës dhe ngritjes së një  qendre kulturore për diasporën në Greqi (dhe këto nisma që në Ministrinë e Majkos), ministrja jonë zj. Xhaçka nuk ka denjuar asnjëherë të takojë shqiptarët në Diasporë në asnjë nga udhëtimet e saj të shpeshta.

Jo vetëm Ministrja, por asnjë zv Ministër dhe asnjë Drejtor drejtorie apo funksionar i shtetit nuk ka begenisur të merret me Diasporën, përveç rastit kur ishte projektligji i “Amnistisë Fiskale”, që në thelb ishte “projektligji pastrimit të parave” dhe nëpër Europë u panë privatisht dhe zyrtarisht Damian Gjiknuri e ndonjë eksponent (sekser) tjetër i Socialistëve duke trumbetuar me të madhe se “paratë e shqiptarëve janë të pastra dhe duhet të depozitohen në Bankat e Shqipërisë”!

Ndërkohë që qeveria e Kosovës, shpalos dhe krijon fondin e veçante për Diasporën që do të mundësojë organizatat dhe ekspertët të jenë partnerë të vërtetë me qeverinë në zhvillim ekonomiko-social, Ministria shqiptare i mbyll apo i asfikson punët për diasporën,edhe ndryshimin e ligjit të diasporës e vendos vetë, pa konsultime me Diasporën.

Qeveria e Kosovës ka lançuar programin e Diplomacisë Qytetare që ju mundëson të rinjve të diasporës të angazhohen për 6 muaj në institucionet dhe selitë diplomatike, programi i Ministrisë së Jashtme shqiptare është reduktuar në stimulimin e familjarëve të titullarëve, siç është rasti i zv. Ministres së jashtme të cilës i është dhënë edhe përgjegjësia për Diasporën, znj. Artemisa Malo, e cila me buxhetin e ministrisë ka angazhuar vajzën e saj në selinë diplomatike në Bruksel për mbi një vit (për trajnim), ndërkohë që vajza më shumë qëndron në Tiranë, por qe sa here shkon ne Bruksel vë edhe personelin e selisë diplomatike në shërbim privat të vajzës.

Znj. Malo , një ish deputete që përfaqëson grupin minoritar grek nuk është çudi nëse propozon që dita e Diasporës të jetë e njëjtë me ditën e minoritetit!

Ndërkohë që Diaspora në Kosovë është e mirë përfaqësuar në qeveri përmes pjesëmarrjes si në drejtim por dhe këshilltar, në Qeverinë shqiptare, edhe këshilltarët që mbulojnë këtë pjesë në MPJE janë persona të përfolur dhe akuzuar për vjedhje fondesh të qendrës InnovationHub -për startup në 2017.

Në Kosovë janë organizuar ndër të tjera programe të suksesshme që afrojnë të rinjtë nga diaspora të njihen me vendin e origjinës, si “OriginAL”, “Shijo Kosovën” , konferenca « Diaspora Flet » dhe shkolla verore për rininë e Diasporës, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka mbi 1 vit që lajmëron në çdo 3 muaj shqiptarët jashtë vendit për Samitin e III-të të Diasporës dhe e tërheq thirrjen pa asnjë njoftim dhe informim të mëtejshme, që tregon qartë mungesën e seriozitetit që kanë për një aktivitet të tillë me përmasa dhe rëndësi kombëtare.

Në Kosovë krijohen komisione të pavarura me akademikë për të përzgjedhur pa përkatësi partiake kandidatë që vetë ofrohen, por edhe të tjerë të cilëve u bëhet thirrje për të bashkëvepruar në dobi të kombit. Ndërsa në Shqipëri përzgjedhjet bëhen në varësi të kontributeve që japin në fushata politike apo siç përflitet shpesh në popull, në varësi të aftësive të tyre “për të vjedhur dhe ndarë me shefat.” (dhe ku ka zë nuk është pa gjë- abuzimi i zonjës Malo e vërteton këtë).

Parlamenti i Kosove sapo ka kaluar ligjin që përforcon mundësinë e votimit të shtetasve të saj ne selitë diplomatike në vendet ku jetojnë. Të mos harrojmë që Kosova është e para në rajon që ju ka mundësuar votimin diasporës përmes postës. Një tjetër nga  premtimet e shumta të qeverisë së rilindjes është edhe vota e emigrantëve që janë një pjesë e rëndësishme e Diasporës. Pasi u anatemuan qeveritë e mëparshme për këtë mos realizim, u premtua se kjo do të arrihej gjatë katër viteve të para të qeverisë Rama 1, por jemi duke mbyllur Rama 3 dhe akoma procesi ka mbetur në tentativë në këtë drejtim.

Do të donim ti bënim një pyetje zotit Rama, meqenëse “e ka për zemër” Diasporën dhe në çdo takim jashtë Shqipërisë me shqiptarë e përmend: “Përveç njehsimit të Abetares, njohjes së patentave me Italinë dhe thirrjes që shqiptarët të sjellin paratë e tyre në Bankat Shqiptare, çfarë arritje tjetër ka qeveria e Tij në lidhje me Diasporën?”

Për ta lehtësuar Kryeministrin Rama:

-Përfshirja e një apo dy militantëve të Partisë Socialiste në Ministri apo në Parlament, nuk është arritje.

-Minoriteti grek në Shqipëri nuk ka lidhje me Diasporën dhe Diaspora e quan të turpshme tentativën për të njehsuar Ditën e Diasporës me Ditën e Minoritetit.

-Në shkollat shqipe të organizuara privatisht nëpër botë mungojnë librat. Edhe ato që janë siguruar me financat e emigrantëve janë të pa mjaftueshme.

-Ambasadat e Shqipërisë në vendet e huaja janë kthyer në qendra biznesi dhe turizmi për punonjësit e Ambasadave dhe ndoshta edhe vetëm si ndërmjetës pushimesh për politikanët shqiptarë kur vizitojnë shtetet respektive.

Ato nuk mbajnë lidhje me Diasporën dhe madje edhe kur ftohen në aktivitete të ndryshme gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për mos pjesëmarrje. E kundërta ndodh me përfaqësitë e Kosovës të cilat nuk mungojnë asnjëherë në të gjitha aktivitetet madje shpesh edhe i financojnë ato.

Shqetësimi ynë për degradimin e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me diasporën e bën të domosdoshëm rikthimin e Ministrisë së Diasporës – dhe ku Drejtues të jenë persona të lidhur ngushtë dhe që e njohin mirë Diasporën.

Rifillojeni me Takimin e Diasporës (me Diasporën jo me minoritarët) Zoti RAMA, por pa përfshirë në to militantë partie, të cilitdo krah politik. Duhet të keni parasysh një fakt, që këta njerëz që sot ndodhen jashtë Shqipërisë, kur janë larguar nga vendi, e kanë bërë sepse kanë qenë të pa kënaqur nga jeta social-politike në Shqipëri. Sot kane ndërtuar me mund dhe djersë një realitet tjetër për vete dhe familjet e tyre, kanë krijuar një shpresë për të ardhmen në vendin që i ka mirëpritur dhe këtë e kanë realizuar pa përkrahjen e Shtetit Amë, (ndonjëherë edhe të mohuar prej shtetit Amë) pa ndikime partizane militantësh e patronazhistësh, por me punë dhe me shumë mund, me shumë djersë. Sot, duke pasur dashuri për vendin e tyre, Shqipërinë, ata kërkojnë jo vetëm votën e tyre, që jua garanton Kushtetuta e Shqipërisë, dhe Ju jeni i detyruar ta zbatoni, por vetë ofrohen të bashkëqeverisin Shqipërinë me Ju apo këdo tjetër që do të jetë pas Jush në qeverisje për të mirën e Shqipërisë që të rinjtë sot të mos largohen dhe farefisi, të afërmit e tyre të ndërtojnë një jetë të begatë në Shqipëri.

Prandaj, mos i ofroni atyre të njëjtat praktika, të njëjtin stil social-politik që i detyroi ata të largohen dikur.

Previous Post

Presidenti Begaj takim me ambasadorin Soreca, në fokus procesi i integrimit të Shqipërisë në BE

Next Post

Në tetor Konferenca e Komisioneve Europiane në Tiranë/ Tabaku në Maqedoninë e Veriut për procesin e Berlinit: Koha e humbur me procese paralele ka vonuar përfitimet

albnews

albnews

Related Posts

Minimumi, sot votuan 85% e shqiptarëve, jo 41% sa thuhet
Albania

Minimumi, sot votuan 85% e shqiptarëve, jo 41% sa thuhet

11 May, 2025
The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?
Bota

The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?

11 May, 2025
Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…
Opinion

Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…

6 May, 2025
Next Post
Në tetor Konferenca e Komisioneve Europiane në Tiranë/ Tabaku në Maqedoninë e Veriut për procesin e Berlinit: Koha e humbur me procese paralele ka vonuar përfitimet

Në tetor Konferenca e Komisioneve Europiane në Tiranë/ Tabaku në Maqedoninë e Veriut për procesin e Berlinit: Koha e humbur me procese paralele ka vonuar përfitimet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

11 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

11 May, 2025
Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM