ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese 2 hours ago
Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur 2 hours ago
Akuzat për korrupsion në zgjedhje-SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli 2 hours ago
U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari-Lirohet nga burgu profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro 2 hours ago
Zelensky: Agresioni rus ndalet vetëm me përfshirjen direkte të SHBA-së në negociata 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!

albnews by albnews
24 April, 2023
in Albania, Kosova, Maqedonia, Opinion
0
Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Kim Mehmeti

Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!

RelatedPosts

Shqiptari kërkon ndihmë në mes të detit, policia greke e gjen gomonen plot me kanabis

Osmani: Nëse s’ka Qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për krijimin e shumicës

‘Është penduar dhe e ka marrë leksionin’/ Gjykata lejon shqiptarin të qëndrojë në Britaninë e Madhe

Vitit 1991 ishte rrëqethës sepse shqiptaria u përballë me të pabesueshmen: se ajo pak Shqipëri e dal nga ëndrra mbarë shqiptarë, ishte e paaftë t’i ushqente ato pak shqiptarë që jetonin brenda kufijve të saj. Dhe atë vit shtetit tonë amë i ndodhi më poshtëruesja që mund t’i ndodhë një vendi – që shumë të rijë shqiptarë, para syve të gjithë botës, të pranonin se vendin e ndjenin si ‘varrezë masive’ të ëndrrave të tyre.

Ai ishte viti kur ne shqiptarët këtej kufirit nuk ia dilnim ta kuptonim si mund të ikësh nga vendlindja dhe si ndodhi që të mbetemi popull të cilin o dhunshëm e dëbojnë, o e detyrojnë ta braktisë vendlindjen.

Pastaj, kur e pamë se Shqipëria nuk ishte ajo e ëndrrave tona, kur e pamë se ajo ishte shndërruar në mallkim e burg për shqiptarët që jetonin atje, u përballëm me pyetjen më absurde: cilët shqiptarë ishin të mallkuar – ne që jetonim nën trysninë e urrejtjes sllave, apo ata që kishin jetuar nënë çmendurinë ideologjike të Xhaxhit Enver.

Por si çdo dhembje tjetër, edhe atë të vitit 1991, e mbuluan shpresat se Shqipëria do bëhej çadër mbrojtëse për mbarë shqiptarinë, se të gjithë ne do e kuptonim se para së gjithash e mbi të gjitha, një shtet vlerësohet nëpërmjet asaj sa atë e duan dhe çmojnë ata që e kanë themeluar dhe jetojnë aty si dhe, sa ai vend është mburojë e dinjitetit dhe krenarisë së popullit të vet.

Për fat të keq Shqipëria jo vetëm që nuk ia doli ta mbrojë krenarinë e shqiptarisë, por ajo sot ngjanë si të ishte në duart e ‘çubrilloviqëve’ që ëndërronin një ‘Ballkan të Hapur’ sllav, por pasi që trojet shqiptare të mbeteshin pa shqiptarë.

Dhe kështu ka vite që Shqipëria i ngjanë një liqeni që zbrazet e nuk mbushet, të cilin liqe e ka mbuluar myshku i krimit dhe hajdutërisë që ua merr frymën shpresave rinore . Apo i ngjanë lulishtes pa rojtarë, nga e cila çdokush i shkulë filizat e porsambirë, që ato t’i mbjellë në kopshtin e vet.

Dhe nëse dikur shqiptarët e Shqipërisë i iknin varfërisë, sot ata i ikin ‘diktaturës’ demokratike, e cila ua ka marr të gjitha, përpos të drejtës që lirshëm ta jetojnë varfërinë e vet. Nëse dikur shqiptarët donin t’i shpëtonin përndjekjes së sigurimsave të Xhaxhit Enver, sot ata duan të çlirohen nga patronazhistët e Piktorit si dhe nga arroganca e ‘Rilindësve’, nga ata që e rrënojnë Teatrin Kombëtarë për të ndërtuar kulla të larta nga do mund ta shohin mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë.

Është e dhembshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjanë në ëndërr të keqe kur lexon se nga dhjetë klandestinët që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë?!

Por duhet pranuar se ata që e braktisin vendlindje i dëbuam edhe ne që e përkrahëm ‘aleancën e qelbësirave’, edhe në që ia lejuam Piktorin të ndjehet si pronar i vetëm i shtetit, që ia mundësuam Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë të besojë se jo vetëm vendi, por edhe populli nuk vlen gjë pa të. Të besojë se pasi të realizohet ‘Ballkani i Hapur’ nuk do ketë asnjë rëndësi përkatësia etnike, se ai e Shqipëria nuk do kenë nevojë për shqiptarë. (Kim Mehmeti, publikuar në gusht,2022)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese

“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese

24 October, 2025
Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur

Fraksionet palestineze bien dakord të dorëzojnë Gazën te një komitet teknokratësh të pavarur

24 October, 2025
Akuzat për korrupsion në zgjedhje-SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Akuzat për korrupsion në zgjedhje-SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

24 October, 2025
U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari-Lirohet nga burgu profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro

U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari-Lirohet nga burgu profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result