Connect with us

Show - Biz

“Dimri” po zhduket nga Lojërat Olimpike

Published

on

Skitarët që u vendosën në start për ngjarjet e Kupës së Botës të skijimit alpin në Rocky Mountains në fillim të dhjetorit hodhën sytë nëpërmjet rrezeve e diellit për të shikuar një shteg të mbuluar me borë të mjaftueshme. Dhe të prodhuar po ashtu.

Kur shikonin lart pasi arrinin në vijë të finishit, skitarët shihnin kodra ngjitur që ishin ngjyrë kafeje dhe pa borë.

Ky ishte një sinjal për skitarët që do të shkonin në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore që do të nisin më 4 shkurt. Është një realitet shqetësues dhe i vështirë që të pranohet nga skitarët. Në kohët e fundit është bërë varësi prodhimi i borës. Në fakt makineritë për prodhimin e borës ndihmuan në vendosjen e “dimrit” të zhdukur në Lojërat Olimpike Dimërore.

“Ndryshimi i klimës është këtu dhe po ndodh. Ne po jetojmë në të tani. Nuk është diçka që do të ndodhë në të ardhmen e largët, por po ndodh tani. Dhe kjo tashmë po shihet me zjarret në Kaliforni, përmbytjet në Evropë. Kjo nuk është aspak mirë”, thotë Travis Ganong, një 33-vjeçar nga Kalifornia që është pjesë e ekipit skitar të SHBA-së që do të paraqitet në LOD “Pekini 2022”.

Advertisement

“Me egoizëm shpresoj se do të kemi dimra më të fortë në të ardhmen. Mirëpo situata nuk po duket aspak e mirë”.

Ngrohja globale po ndryshon dhe po rrezikon sportin e skijimit dhe sportet tjera të borës, ndoshta përgjithmonë, dhe jo vetëm në nivelin elitar. Kjo prek njerëzit që thjesht duan të skijojnë për argëtim, por edhe ata që sigurojnë jetesën nga vendet që ofrojnë aktivitete të tilla. Në dhjetor Kolorado vendosi një rekord që qëndroi që nga vitet 1880 për ditët e njëpasnjëshme pa borë. Pas temperaturave të ngrohta dhe vetëm një centimetër të reshjeve të borës deri më 30 dhjetor, zjarret e shkaktuara nga era shkatërruan qindra shtëpi në këtë shtet të SHBA-së. Tetë vjetët e fundit renditen si më të nxehtat në histori për tokën, sipas dy agjencive shkencore të SHBA-së, NASA-s dhe Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

“Akullnajat po tërhiqen. Dimri fillon më vonë dhe përfundon më shpejt”, tha John Kucera, kampioni i botës në lëshim në vitin 2009, i cili tani është trajner i ekipit alpin të Kanadasë.

Advertisement

“Për një sport si i yni ne mund ta paguajmë më shpejt se disa të tjerë mungesën e borës. Ne jemi të varur nga klima dhe moti dhe kjo dikton se çka mund të bëjmë”.

Rezultati i mungesës së borës është evident. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për skitarët që të gjejnë akullnaja të përshtatshme për stërvitje, kështu që ata janë të detyruar të kërkojnë vende të reja – apo edhe të shkojnë në ambiente të mbyllura. Kjo vështirëson zhvillimin e garave të Kupës së Botës. Shumë erë apo shumë borë, ose edhe pak borë, çojnë në shtyrjen ose anulimin e garave. Është më e vështirë të gjendet bora e vërtetë kudo, kështu që konkurrenca vjen gjithnjë e më shumë në borën e bërë me makinë e cila ka efektet e veta të dëmshme në mjedis.

Ndërsa shpejtësitë e mëdha, pjerrtësia dhe këndet e mprehta e përbëjnë rrezikun e vazhdueshëm në skijimin alpin, përplasjet që shkaktojnë lëndime janë gjithnjë e më të zakonshme në skijimin nordik. Kjo pasi bora e krijuar nga njerëzit prodhohet më e fortë dhe në shtresë më të hollë.

Advertisement

“Patjetër që kemi vërejtur mungesë bore gjithandej. Vendet që në dhjetor, nëntor, dikur ishin ‘tokat e çudirave të dimrit’, po i shohim me gjithnjë e më pak borë. Dhe ka disa vjet që ato nuk po kanë borë sepse nuk po bie”, tha Taylor Fletcher, i cili u rrit në Kolorado dhe do të paraqitet për herën e katërt në Lojërat Olimpike Dimërore.

Shumë skitarë pjesëmarrës të Olimpiadës Dimërore ndajnë mendimin e njëjtë me Fletcherin.

“Unë nuk jam meteorologe”, tha Marta Bassino e Italisë, fituesja e disiplinës së sllallomit të madh në Kupën e Botës vitin e shkuar. “Por unë po e shoh me sytë e mi mungesën e borës”.

Advertisement

Alexis Pinturault, fitues i tri medaljeve olimpike për Francën, insiston se në shpatet e Tignes në Alpet e vendit të tij, ku është stërvitur, “është pothuajse e pamundur të skijosh”.

Skiatarja amerikane Winter Vinecki kujton një ngjarje në Bjellorusi ku në vend të një mjedisi të përshtatshëm për sezonin ajo garoi pellgjeve me ujë.

Një studim i botuar kohët e fundit në revistën “Çështjet aktuale në turizëm” parashikoi se vetëm një nga 21 vendet e mëparshme të Lojërave Olimpike Dimërore do të ishte në gjendje të siguronte me besueshmëri kushte të drejta dhe të sigurta deri në fund të këtij shekulli. Studiuesit nga Austria, Kanadaja dhe SHBA-ja përcaktuan se vetëm tri nga 12 qytetet evropiane që kanë pritur Lojërat Dimërore do të ishin vend i besueshëm deri në vitin 2050.

Advertisement

“Një pjesë e asaj se pse bëjmë dokumente si ky është të nxjerrim mesazhin se kemi një ndikim të madh. Në po shpresojmë që të shmanget skenari më i keq i mundshëm në të cilin nuk do të kemi vende për garat me ski”, tha Daniel Scott, profesor në Universitetin e Waterloos, i cili ishte bashkautor i studimit “Ndryshimi i klimës dhe e ardhmja e Lojërave Olimpike Dimërore: perspektiva e sportistëve dhe trajnerëve”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar thotë se do të detyrojë kontraktualisht nikoqirët e ardhshëm të jenë pozitivë ndaj klimës. Lojërat e Pekinit supozohet të jenë neutrale ndaj klimës; të gjitha mjediset pritet të mundësohen nga energjia e rinovueshme dhe katër sheshe patinazhi në akull do të përdorin teknologjinë natyrale të CO2 për ftohje.

Tom Johnston po mbikëqyr formimin e borës së prodhuar në shtigjet alpine në malet e Pekinit, të cilat mund të jenë të ftohta por u mungon bora e vërtetë. Ai ka shqetësimet e tij për përgatitjen e shtigjeve të skijimit.

Advertisement

“Do të ketë probleme”, tha Johnston, i cili pyet nëse datat e Lojërave të ardhshme mund të kenë nevojë të ndryshojnë. “Por unë mendoj se sporti është shqetësimi i fundit për ndryshimin e klimës, për mendimin tim, në krahasim me ushqimin”.

“Jam i shqetësuar për të ardhmen e sportit tim, por me të vërtetë shumë përtej kësaj thjesht jam e shqetësuar për të gjithë të ardhmen tonë dhe sa kohë kemi përpara se gjithçka të arrijë vërtet”, tha skitarja Mikaela Shiffrin, e cila është nga Kolorado. “Ndonjëherë mendoj seriozisht të heq dorë nga garat për arsye se është një udhëtim më pak me aeroplan. Ky do të ishte një kontribut i vogël për një çështje të madhe”.

Shiffrin dhe snouborderja amerikane Maddie Mastro thonë se kanë reduktuar konsumimin e mishit, sepse ajo industri e dëmton planetin. Vinecki rrit vetë frutat, perimet dhe barishtet e saj në një kopsht në shtëpi. Ganong e nget biçikletën në vend të makinës kur është e mundur, siç bëjnë shoku i tij i ekipit amerikan Ryan Cochran-Siegle dhe Vincent Kriechmayr, një austriak që fitoi dy medalje të arta në kampionatin botëror.

Advertisement

“Realiteti është që ne po përballemi me një klimë që është në ndryshim e sipër. Dhe me siguri se në të ardhmen do të shohim gjëra vërtet dramatike sa i përket mungesës së borës”, tha Bode Miller, i cili është rekordmen me gjashtë medalje olimpike.

Miller është një investitor dhe një fytyrë publike e “Alpine-X”, një grup që punon për të ndërtuar vende të brendshme për sportet e dëborës në të gjithë SHBA-në.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Popular

Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues të grave dhe burrave 

Published

on

By

Ndërsa provat e drejtpërdrejta dhe përfundimtare që lidhin vetëm veshjet prej poliesteri me infertilitetin njerëzor janë të kufizuara, hulumtimet sugjerojnë se pëlhurat sintetike si poliesteri (i zakonshëm në veshjet sportive) mund të përmbajnë kimikate që prishin sistemin endokrin (EDC) që ndikon në shëndetin riprodhues, sipas “National Institutes of Health” – agjencia kombëtare e kërkimit mjekësor në SHBA.

Kimikatet nga plastika dhe pëlhurat mund të thithen përmes lëkurës, veçanërisht me djersën, duke hyrë potencialisht në qarkullimin e gjakut.

Ato ndërhyjnë në prodhimin dhe funksionin e hormoneve, të lidhura me një kohë më të gjatë deri në shtatzëni dhe rezultate të dobëta riprodhuese.

Vetë poliesteri mund të mos jetë fajtori i vetëm, por kimikatet e përdorura në prodhimin dhe trajtimin e tij, veçanërisht në veshjet sportive, janë një shqetësim i rëndësishëm për çrregullimet endokrine dhe pjellorinë tek burrat dhe gratë.

Advertisement

Poliesteri, një nga materialet më të zakonshme të veshjeve në botë, mund të mbartë rreziqe të fshehura shëndetësore përtej ndikimit të tij mjedisor.

I prodhuar nga plastika me bazë nafte, poliesteri shpesh përmban kimikate si ftalate – komponime të lidhura me çrregullime të sistemit endokrin.

Kur vishet direkt në lëkurë, këto kimikate mund të depërtojnë në trup, duke ngritur shqetësime në lidhje me ekspozimin afatgjatë.

Advertisement

Përveç kësaj, është edhe çështja e derdhjes së mikroplastikës: çdo larje lëshon fibra të vogla plastike në sistemin e ujit, duke kontribuar në ndotjen e përhapur në oqeane dhe zinxhirët ushqimorë.

Përtej shqetësimeve rreth kimikateve, hulumtimet e hershme sugjerojnë se poliesteri mund të ndikojë në pjellorinë njerëzore përmes efekteve elektrostatike dhe biologjike.

Studimet e kryera te kafshët, veçanërisht te qentë, kanë treguar ulje të pjellorisë së lidhur me kontaktin e zgjatur me veshjet e poliestrës.

Advertisement

Pëlhura sintetike mund të gjenerojë fusha elektrostatike të vazhdueshme, dhe megjithëse ndikimi i plotë biologjik i kësaj është ende duke u studiuar, gjetjet paraprake ngrenë pyetje të rëndësishme.

Ndërsa poliesteri vazhdon të dominojë gardërobën globale, nevojiten urgjentisht kërkime më të thella për të kuptuar shkallën e plotë të ndikimit të tij në shëndetin e njeriut.

Advertisement
Continue Reading

Show - Biz

Shqetësime për ‘superioritetin’ mbi vizitën e jahtit mbretëror në Irlandë në vitin 1996

Published

on

By

U shpreh shqetësim për imazhin e “superioritetit” që do të përcillte jahti mbretëror që do të mbërrinte në portet irlandeze si pjesë e një vizite të diskutuar në verën e vitit 1996.

Një udhëtim i mundshëm tre-ditor në Irlandë nga Princi i atëhershëm i Uellsit, tani Mbret Charles III, u diskutua nga zyrtarët britanikë dhe irlandezë në mars përpara se të anulohej për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Dokumentet e publikuara nga Arkivat Kombëtare të Irlandës në Dublin tregojnë se, përpara se udhëtimi të anulohej, axhenda e vizitës ishte bërë “mjaft më e përpunuar” nga sa mendohej fillimisht.

Pastaj Taoiseach (kryeministri irlandez) John Bruton tha se Irlanda ishte “vendi i fundit” ku princi duhet të sillte jahtin mbretëror HMY Britannia.

Advertisement

Ai paralajmëroi se kjo do të krijonte një imazh të “bollëkut”.

HMY Britannia është ish-jahti mbretëror i monarkisë britanike dhe ishte në shërbim nga viti 1954 deri në vitin 1997.

Ambasadorja britanike Veronica Sutherland tha në një letër më 7 mars se Charles do të donte të mbërrinte në Britannia duke u futur në Gjirin e Galway mëngjesin e së premtes, më 28 qershor 1996.

Advertisement

“Në mbrëmje, ai do të donte të ofronte mikpritje në bordin e Britannias, e cila më pas do të lundronte vonë në mbrëmje për një fundjavë private në Kerry dhe Cork, pasi të kishte zbritur mysafirët,” tha ajo.

Pastaj Princi Çarls, një burrë në moshë të mesme i veshur me një uniformë ushtarake të zbukuruar me medalje.
Princi Charles i atëhershëm i fotografuar në vitin 1996

Në përgjigje, gjithashtu më 7 mars, sekretari i qeverisë Frank Murray tha se udhëtimi ishte “shumë më i gjatë” nga sa ishte sugjeruar fillimisht, i cili përfshinte një vizitë në portin Haulbowline në Co Cork.

Ai tha se ata dukeshin se kishin “pak mundësi tjetër veçse të vazhdonin me programin”, përveç nëse kishte konsiderata sigurie ose politike.

Por Bruton i përcolli shqetësimet e tij në një përgjigje të shkruar me dorë z. Murray, ku pyeste veten nëse mbërritja e jahtit mbretëror në Galway do të nxiste debat rreth porteve të Traktatit.

Advertisement

“Mendoj se simbolika e mbërritjes së jahtit mbretëror në Gjirin e Galway nuk është e mirë”, tha ai, duke zëvendësuar fjalën “e mirë” me fjalën e hequr “e shkëlqyer”.

“A do të ringjallë debatet rreth ‘porteve’ në vitet ’30?

“Jahti sugjeron luks dhe superioritet. Nuk është imazhi që duhet të përçohet.

Advertisement

“Pse princi nuk mund të fluturojë me aeroplan në një nga aeroportet rajonale? Kjo do t’u jepte atyre një nxitje komerciale.”

“Jahti, mendoj, është i diskutueshëm kohët e fundit në Britani për shkak të kostos së tij. Irlanda është vendi i fundit ku ai duhet ta sjellë atë.”

Një pamje nga afër e një kambane anijeje prej metali të lëmuar të montuar në një mur të bardhë. Kambana është e gdhendur me fjalët “HM Yacht Britannia” dhe vitin “1953”, me dritare në të dyja anët.
John Bruton tha se simbolika e mbërritjes së jahtit në një gji irlandez nuk ishte e mirë.

Më 19 mars, z. Murray i shkroi një letër kryeministrit ku tha se i kishte përcjellë znj. Sutherland shqetësimet e qeverisë irlandeze në lidhje me vizitën e propozuar.

Ai tha se përcolli gjithashtu shqetësime për sigurinë, për të cilat nuk kishte një “pikëpamje të konsideruar” në takimin e fundit.

Advertisement

Një vizitë e rishikuar “e zvogëluar” pritej “ndoshta brenda një jave”, shtoi ai.

Udhëtimi u anulua më vonë pasi pala irlandeze “kishte shprehur shqetësim për rreziqet” me të cilat do të përballej Charles nëse vizita do të zhvillohej pa një armëpushim të IRA-s.

Dokumenti, i publikuar nga Arkivat Kombëtare në Kew në vitin 2020, sinjalizoi gjithashtu se nëse Charles do të përdorte Britannia gjatë vizitës, ajo do të “ishte e padëshiruar për disa pjesë të popullsisë”.

Advertisement

“Rreziqet tani duket se i tejkalojnë çdo përfitimi”, përfundoi ajo.

Një burrë i moshuar me kostum të errët është ulur përballë kamerës në një dhomë të zbukuruar me ar. Ai është ulur në një kolltuk elegant duke buzëqeshur me mirësjellje, me dritare të larta dhe perde të arta nga pas.
Bertie Ahern, fotografuar në vitin 2003, refuzoi një kërkesë që një anije e Marinës Britanike të ankorohej në Dublin atë vit.

Në një dosje të veçantë nga viti 2003, u kërkua leje që anija e Marinës Britanike, HMS Ark Royal, të ankorohej në Dublin.

Kryeministri Bertie Ahern e hodhi poshtë kërkesën pasi një nëpunës i lartë civil paralajmëroi se një veprim i tillë do të perceptohej si një ndryshim në politikë “drejt shfaqjeve ushtarake britanike në juridiksionin tonë”, pasi anija ishte “një simbol i aftësisë detare britanike”.

“Vizitat nga anijet detare britanike tradicionalisht kanë qenë çështje të pakontrolluara, por prania e Ark Royal në Dublin, fjalë për fjalë, do të ishte një ngjarje kryesore që me siguri do të ndiqej nga një publikim i gjerë, përfshirë edhe në lidhje me rolin e saj në luftën e Irakut”, vuri në dukje zyrtari.

Advertisement

Nëpunësi civil tha se besonte që kërkesa duhej të refuzohej, por tha se për shkak të rëndësisë së saj, ajo duhet t’i drejtohej ministrit përkatës.

Në faqen e parë të dokumentit trefaqësh, një shënim i shkruar me dorë thekson “komentin e kryeministrit në faqen 3”.

Në faqen tre ka një rresht të shkruar me dorë: “pikëpamja ime është ‘jo’.”

Advertisement

Shkëmbimi mund të gjendet në Arkivat Kombëtare të Departamentit të Punëve të Jashtme të Irlandës, nën dosjet me numra 2023/50/509 dhe 2025/127/106.

HMY Britannia është aktualisht e ankoruar në Leith në Edinburg dhe është bërë një atraksion turistik.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova25 minutes ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota35 minutes ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora1 hour ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania2 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania3 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova3 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports7 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports7 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota7 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK7 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania8 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports8 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova8 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania8 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota8 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania8 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK7 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports7 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania8 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania24 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania24 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK23 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

UK12 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota16 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK13 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK13 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Show - Biz13 hours ago

Meloni apel për unitet: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë

Trending