ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dita e Bashkimit të Gjermanisë shënohet edhe në Kosovë

albnews by albnews
3 October, 2019
in Kosova
0
Dita e Bashkimit të Gjermanisë shënohet edhe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shënuar sot Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.

Ambasadori Christian Heldt ka pritur sot liderë institucionalë e politikë, njerëz nga arti e kultura, biznesi e shoqëria civile për të shënuar këtë ngjarje të cilën e ka konsideruar si shumë të rëndësishme për Gjermaninë. Në fjalën e tij, ambasadori gjerman tha se ky vit shënon përvjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, që e quajti një prej momenteve më të gëzueshme në historinë gjermane që siç tha ai, kuptimi i saj shkon përtej Gjermanisë Lindore.

Heldt foli edhe për angazhimin e gjermanëve në Kosovë, ku tha se tashmë shënon 20 vjet. Sipas tij, Gjermania vazhdon të punojë me ngulm përkrah Kosovës.

RelatedPosts

Pezullimi i dialogut strategjik, Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, kemi disa dallime

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

“Fillimi i angazhimit tonë gjerman për këtë vend dhe qytetarët e tij pas luftës së tmerrshme të vitit 1999, tashmë shënon 20 vjet. Gjermania edhe më tej punon me ngulm përkrah Kosovës në mënyrë për të përmirësuar kushtet e jetës dhe që njerëzit në rrethana normale të mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre këtu”, tha ambasadori Heldt, raporton KosovaPress.

Duke kujtuar një prej ngjarjeve më të mëdha të Gjermanisë, rrëzimin e Murtit të Berlinit, ambasadori Heldt tha se këtë përvjetor do ta shënojnë me një sërë aktivitetesh përcjellëse edhe në Kosovë. Ai tha se çdo gjë ndodhi 30 vjet më parë, me demonstratën e parë të madhe që paralajmëroi kthesën që po vinte.

Sipas tij, mbi të gjitha, ishte një paralajmërim i njerëzve të guximshëm, meqë siç tha ai, askush nuk e kishte paraparë që një ditë njerëzit do të ngopeshin me degradimin e kushteve të jetesës dhe mungesën e lirisë së përditshme.

“Por më e keqja nga të gjitha ka qenë mungesa e lirisë. Vetëm pak njerëz kanë guxuar të kundërshtojnë shtetin e pranishëm kudo, në punë, në jetën private, madje edhe në dhomën e gjumit. Instrumentet e frikësimit dhe kontrollit kanë qenë ngjarje horrori dhe të fuqishme, edhe me qëllim për të kontrolluar të gjithë popullsinë. Dhe kjo është ajo që solli ndryshimin e papritur. Njerëzit nuk donin më t’iu tregojnë çka të mendojnë, çfarë të bëjnë, si të votojnë. Ata e dinin që sistemi ishte i manipuluar, ata donin që të dëgjoheshin, donin të kishin një demokraci të vërtetë, një mundësi dhe përfundimisht donin të vendosnin për vetveten”, tha Heldt.

Gjithashtu, Heldt tha se njerëzit luftuan për demokraci të vërtetë dhe disa muaj më vonë, në mars të vitit 1990 u mbajtën zgjedhjet e para vërtetë demokratike. Ai përmendi kancelaren gjermane Angela Merkel, ku tha kjo ishte koha kur një shkencëtare e re mori përsipër pozitën e saj të parë politike si zëvendës-zëdhënëse e qeverisë së parë të zgjedhur në zgjedhjet e lira.

“Në Berlin secili qytetar sot mund të ec nëpër kupolë në ndërtesën e parlamentit tonë, Rechstagut, duke qëndruar mbi sallën ku mbahen mbledhjet plenare të parlamentarëve. Kjo ka një vlerë shumë të madhe simbolike: Sovrani është populli dhe askush tjetër. Ne në Gjermani është dashur ta mësojmë këtë në mënyrë të dhimbshme. Është një proces i mësimit pa mbarim, demokracia duhet mbrojtur dhe çmuar çdo ditë. Është një sistem i cili kërkon përgjegjësi nga të gjithë. Ai bëhet i ndjeshëm sapo t’i marrim gjërat si normale, apo thjeshtë t’i qojmë duart”, tha ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, po ashtu, tha se 30 vjet më parë ndodhi një histori mahnitëse e cila u zhvillua duke u shndërruar në një ndryshim të vërtetë në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai theksoi se u mbesin borxh qytetarëve të guximshëm të cilët i mbajtën lartë vlerat duke luftuar paqësisht për të drejtat e tyre, për liri dhe demokraci.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result