Albania
“Do ta merrni vesh shumë shpejt”, Berisha paralajmëron Bashën: Belgët erdhën sërish
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë e Edi Ramës, gjatë një takimi në Shkodër, teksa tha se “ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë. Më tej, ai u ndal dhe dosja e “Toyota Auris”, ku paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera.
“Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri sulmoi dhe kandidatin e Bashës në Durrës, teksa tha se “. Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Ne na qëlloi fati të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin e drogën, qeveri që nuk ka interesat tuaja si interes amë kryesore, por ka interesa pasurimin e ministrave e të zyrtarëve. Në qoftë se fermerët shqiptarë në këto 30 vite kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë. Unë e them me bindjen më të plotë se Edi Rama ka diskriminuar veriun. Por, ai ka diskriminuar edhe fermerët. Ndaj, kjo fushatë është edhe për ju, sepse ne duam të japim një mesazh për të gjithë shqiptarët kundër qeverisë së Edi Ramës, për rrëzimin e këtij shteti, për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë. Ju i shihni ata që janë në protesta në rrugët e Tiranës, kërkesat e tyre janë absolutisht të ligjshme, por trajtohen si armiq dhe qeveria sillet ndaj tyre si pushtuese.
Ju e blini naftën edhe më shtrenjtë se në Zvicër. Dje tek po vija këtu mendoja, më 2013 rrogat e pensionet në Shqipëri ishin më të lartat në rajon, ndërsa sot rroga mesatare në Mal të Zi është dy herë më e lartë se te ne. Po Mali i Zi nuk është kurrën e kurrës më i pasur se ne. Edhe ne kemi detin, tokat tona janë pjellore. Si në Shkodër s’gjen toka pjellore askund. Ndaj dhe ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë. Ju keni mbështetur fuqishmit PD, por PD ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet, por ne po e marrim vetëm në aspektin e liderit dhe ai nuk u bë lider. Të gjithë shqiptarët e thonë që ai është njeri i dobët. Plus dobësitë e tjera që ka demonstruar gjatë këtyre muajve, që e bëjnë atë standardin më të papranueshëm të një politikani. Ndaj në këto zgjedhje duhet të bëjmë gjithçka për çdo votë. Bardh Spahia, ju siguroj se do vazhdojë të gjitha projektet e parashikuara nga bashkia, por do të ketë edhe projekte të tjera. Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, ashtu edhe me Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD, kurse tani votimi mbi logon e PD është votë e humbur.
Logoja që duhet votuar më 6 mars, është logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati ynë, Bardh Spahia, i biri i kësaj treve, i biri i një mjeku që ishte humanist e qëndrestar i madh. Ju garantoj se Bardh Spahia do tregojë gjithë ndjeshmërinë, respektin, e do bëjë cdo përpjekje për ta ndryshuar për mbarë jetën tuaj. Është e domosdoshme në këtë periudhë të angazhohemi të gjithë në një debat.
Basha zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush në Evropë, të përdorë gazin kundër atyre që e kanë mbështetur 8 vjet. Përveç kësaj, ky njeriu del tani me afera të mëdha biznesi e të tjera me qeverinë. Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë. Kandidati i Lul Bravës e ka monopol. Ky është një shembull që tregon bashkëpunimin e tij me Ramën. Plus pastaj në projektin e portit kanë marrë nga 800 mijë metra katror së bashku, dhe nga një kompani ofshore do të sjellin 2 miliardë euro, absolutisht para droge. Ata pasurohen, por shqiptarët varfërohen e largohen nga Shqipëria.
Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt.
Kjo nuk është fare një çështje mes Berishës e Bashës, por mes opozitës së vërtetë dhe opozitës së rreme. Unë kam besim se me 6 mars do votoni më shumë se më 25 prill dhe do votoni të gjithë për lolgon e “Shtëpia e Lirisë”, për Bardh Spahinë, kandidatin tonë të shkëlqyer.
Albania
Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.
Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.
Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.
Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?
Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:
Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.
Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).
Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.
Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.
Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.
Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.
Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.
Kush përfiton tjetër?
Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.
Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.
Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
Albania
Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.
“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.
Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.
“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania12 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
