Connect with us

Albania

E guximshme, njihuni me Cataleya Seferin, yllin në rritje që fitoi kurorën e Miss Kids duke lënë pas 34 konkurentë

Published

on

Ajo është fare e vogël, aq sa ndonjëherë të habit për moshën e për mprehtësinë, zgjuarsinë dhe energjinë për të fituar çdo sfidë. Plotë pasion, ëndërrimtare, dhe me një bukuri të rrallë dhuruar nga përëndia, quhet Cataleya Seferi, njihuni me 6-vjeçaren, miss-in në rritje nga qyteti bregdetar i Durrësit, e lindur në Belgjikë. 6-Vjeçarja mposhti 34 konkurentë të tjerë bashkëmoshatarë dhe fitoi kurorën kryesore në eventin “Miss kids beauty 2024” të organizuar në qytetin e Durrësit, nga producent Xhoni Mërkuri.

Intervista me Cataleyan erdhi natyrshëm, një fëmijë i tillë nuk mund të kaloj pa u vlerësuar, më poshtë stafi i Albania Times sjell me shkrim intervistën e plotë realizuar me Cataleya-n.

Gazetari-Përshëndetje Cataleya! Kurora e miss beaty kids tashmë mbahet me krenari nga ju, mes shumë konkurentëve të tjerë, ju arritët të fitonit vendin e parë, si e vlerëson këtë rrugëtim dhe si ndjeheni tani? Nuk është lehtë të mbash një kurorë apo jo? (Qesh)

Cataleya-Po, e vërtetë, kurora është një peshë e madhe dhe përgjegjësi, por unë jam shumë e lumtur që mora pjesë dhe dola fituese në “Miss kids beauty 2024” për faktin se ‘rrëmbeva’ kurorën kryesore por gjithashtu krijova miqësi të reja dhe njoha shumë shoqe.

Advertisement

Gazetari-Në këtë kompeticion të rëndësishëm për ty, patjetër që rol shumë mbeshtetës ka luajtur edhe familja jote. Cfarë do I thoje sot publikisht prindërve?

Cataleya-Që pjesmarrja ime të bëhej e mundur në këtë garë, pata një mbështetje të jashtëzakonshme nga mami im e cila njeh mirë dëshirat e mia dhe është shumë e vecantë, gjithshtu mbështetja ishte e pakursyer nga vëllai dhe babi im. Sot familja ime është gjithcka për mua, dua t’i them që i dua shumë dhe jam e sigurt që i kam bërë krenar, ashtu siç i bën edhe vëllai im Reyhan që ngre kupën e cdo fitoreje (qesh). Janë mbeshtetja ime më e madhe.

Gazetari-Si e përkufizon këtë eksperiencë në “Miss Kids Beauty 2024”, duke nisur nga koha kur dëgjove për eventin, provat dhe deri te momenti magjik final kur emri jot u thirr si fituese?

Advertisement

Cataleya- Ajo ishte dita më e lumtur e jetës time, të gjitha shoqet e mia ishin princesha por kurorën e një princeshe të vërtetë e fitova unë në “Miss kids beauty 2024”.

Gazetari- Ti je ende e vogël por ke një pasion të madh për reklamat, ti e di mirë rëndësin e kurimit të imazhit dhe je me fat që ke të gjitha elementët e duhur për të qenë një imazh I mirë në të ardhmen. Në cfarë reklamash dëshiron të marësh pjesë më shumë dhe cilat janë planet dhe objektivat e Cataleyas pas kësaj gare?

Cataleya-Dëshira ime më e madhe sot është të behem imazh kryesor reklamash. Dua te jem pjesë e reklamave që përfshin çdo gjë që i përket botës së fëmijëve. Kam shumë pasione dhe dëshira, ndërsa kur të rritem e shikoj veten në televizion duke drejtuar një emision televiziv.

Advertisement

Gazetari-Sipas Pikasos “Të gjithë fëmijët janë artistë” cfarë mesazhi ke ti për të gjithë bashkmoshatarët e tu që duan të jenë të suksesshëm si ty?

Cataleya-Dua të them të njëjtën fjali që më thonë dhe zbatojnë prindërit e mi me mua: Ndiqni ëndrrat tuaja dhe shijoni çdo mundësi që ju jepet ne jetë!

Gazetari-Faleminderit Cataleya dhe urojmë që shkëlqimi yt të jetë vetëm në rritje!

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Published

on

By

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.

Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

Advertisement

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Continue Reading

Albania

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.

Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.

Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?

Advertisement

Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:

Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Advertisement

Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).

Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.

Advertisement

Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.

Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.

Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.

Advertisement

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.

Kush përfiton tjetër?

Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.

Advertisement

Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota21 minutes ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota50 minutes ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK56 minutes ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports58 minutes ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova1 hour ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania1 hour ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota2 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania2 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK9 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova9 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz9 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota9 hours ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota9 hours ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK11 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK11 hours ago

Vonesat e Eurostar hyjnë në ditën e dytë, pasi pasagjerët ngecën në bord gjatë natës.

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK21 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania2 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania21 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania1 day ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Trending