Diaspora
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri

Nga Agim Nesho
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i dashur për Shqiptarët për vetë kontributin e tyre të madh që ata kanë dhënë për shtet-formimin e kombit Shqiptar. Kjo lidhje e thellë vazhdon dhe do të vazhdojë në shekuj midis dy vendeve, jo vetëm për mirënjohjen e thellë të Shqiptarëve për rolin e tyre determinues në kohën e Presidentit Wilson, për clirimin e Kosovës nga genocidi i Miloshevicit, por edhe për rolin që SHBA si demokracia më e fuqishme në botë ka në sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri, liderat Shqiptarë kanë mbajtur prioritare marrëdhëniet me SHBA, që nga zz. Berisha, Meta, Nano, Meidani, Meksi, Moisiu, Topi, Nishani.
Këto marrëdhënie pësuan ‘krisjen’ e tyre të parë kur qeveria e zotit Rama votoi për herë të parë kundër vendimit të Kongresit Amerikan dhe rezolutën e paraqitur nga administrata Amerikane për cështjen e Jeruzalemit. Por edhe ky deviacion vinte nga nevoja për protagonizëm e kryeministrit Shqiptar dhe lidhja e tij e ngushtë me Erdogan, të cilin e quante modelin e tij që në kohën kur ai ishte kryebashkiaku i Stambollit. Për ata që mendojnë që formimi i tij ishte anti-amerikan, gjë të cilën e kishte treguar me hedhjen e flamurit amerikan, mendoj që ishte më tepër anarkizmi dhe aventurizmi i tij sesa ideja që SHBA ishte një kundërshtar ideologjik i tij. Ai ishte i aftë si aventurier të krijonte edhe Partinë Islamike-Kristiane si gjetja më e pakonceptueshme në modelet politike në botë.
Marrëdhëniet e Ramës me SHBA gjithmonë kanë qenë marrëdhënie interesi dhe jo marrëdhënie parimore dhe vlerash. Si i korruptuar dhe autokrat ai ka përzgjedhur një sjellje servile dhe klienteliste me SHBA, ndërsa axhenda e tij e vërtetë është sistemi putinesk në Shqipëri, që i siguron pushtet të pakufizuar dhe prosperitet marramendës.
Si i tillë, ai ka qenë i pari për të marrë armët kimike siriane, opozitën e Iranit, afganët, e të tjera veprime për të hequr vëmendjen e amerikanëve nga gjendja e demokracisë, shtetit ligjor, kapjes së shtetit dhe organeve të drejtësisë në Shqipëri.
Por ajo që e bën atë promovues të anti-amerikanizmit në Shqipëri janë:
Së pari, shmangia nga rruga demokratike dhe vlerat perëndimore duke instaluar një shtet autokrat kundër vlerave që respekton SHBA.
Së dyti, lidhjet okulte me teokracitë e vendeve të Gjirit, Turqinë, si dhe lidhjet në projekte strategjike me këto vende, duke lënë mundësinë për një shkallë pavarësise e fitimi të fshehur nga këto vende. Ai nuk i pranon standartet europiane dhe urren llogaridhënien dhe transparencën perëndimore. Qëllimi i tij është mbajtja e regjimit autokratik me një grup oligarkësh dhe për ta kthyer Shqipërinë në një ciflig feudal. Këto investime strategjike nga jashtë BE-së dhe SHBA-së kanë filluar të jenë një shqetësim serioz në Washington.
Së treti, pjesëmarrja në projekte anti-kombëtare, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur, është një përpjekje për të bashkëpunuar me projekte serbo-ruse për të rikthyer influencën e tyre në Ballkan. Duke bashkëpunuar ngushtë me Vucic dhe me nacionalistët e rinj serbë pro-rusë, Zoti Rama ka gjetur si ide të zbehë pro-amerikanizmin e shqiptarëve për të bërë martesën e duhur me serbët dhe pranuar projektet e tyre që sakrifikojnë Kosovën. Duket se për aleatin e tij të ngushtë Vucic, pro-amerikanizmi i shqiptarëve është një pengesë serioze për Jugosllavinë e re të tij dhe politikat pro-ruse.
Ideja për realizimin e Ballkanit të Hapur dhe kundërvënia ndaj Procesit të Berlinit, si dhe afera McGonigal, ku Rama korrupton për të goditur opozitën dhe Presidentin, tregon se vetë ideja për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri duket që ka qenë një projekt i tyre për të ndarë Shqipërinë dhe për të krijuar ndjenjat anti-amerikane.
Për shumë kohë Rama kishte marrë rolin e ‘përfaqësuesit’ të SHBA-së dhe përkrahja pa kushte e disa burokratëve amerikanë për kryeministrin më të korruptuar në botë ka tronditur dhe ndarë një pjesë të opinionit publik Shqiptar.
Anti-amerikanizmi Shqiptar nuk ka bazë për të zënë vend në Shqipëri, por detyra jonë e përbashkët është për të hequr sa më parë sharlatanët që duan të monopolizojnë këtë marrëdhënie me vendin e lirisë dhe të ndajnë popullin. SHBA do të mbetet gjithmonë fryma dhe simboli i lirisë që do të frymëzojë popullin Shqiptar.
Diaspora
Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate
Pas një procesi përgatitor që ka zgjatur disa javë, sot është duke u zhvilluar votimi për shtetasit e Republikës së Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjithsej 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht, kanë të drejtë të votojnë në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës.
Votimi do të përfundojë në orare të ndryshme, varësisht nga shteti pritës. Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të mbyllet votimi në Konsullatën e Kosovës në Stamboll. Ndërkaq, në orën 19:00 do të mbyllen qendrat e votimit në shtete si Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria.
Në Ambasadën e Kosovës në Londër, procesi i votimit do të përfundojë në orën 20:00, ndërsa në katër përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, votimi do të mbyllet në orën 01:00 të ditës së ardhshme, gjithnjë sipas kohës lokale në Kosovë.
Bota
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë më Fermo të Italisë, ku protagonist ka qenë një 42-vjeçar që sipas autoriteteve u raportua në një gjendje psiko-fizike jo normale për shkak të sjelljes së tij agresive.
I skeduar më parë si person problematik, ai u lokalizua nga karabinierët e Porto San Giorgio, që iu përgjigjën një njoftimi në një bar në Campofilone, pas një raportimi për një individ shqetësues.
Shqiptari ka qenë në gjendje mendore të trazuar, dhe të pakontrollueshme, aq sa dhunoi me shqelma dhe grushte efektivët që me shumë vështirësi e neutralizuan.
Por pavarësisht kësaj, në një gjendje krejtësisht të ndryshuar, ai arriti ta dëmtonte automjetin e shërbimit ushtarak me shqelma dhe goditje me kokë, duke dëmtuar derën e pasme të djathtë dhe duke thyer xhamin.
Gjatë operacionit, ai pësoi një dëmtim në kokë, i cili u trajtua në vend personeli i 118-ës, që më tej e dërguan në spitalin e Fermos. Efektivët gjithashtu u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore për lëndime të ndryshme, me një prognozë midis 7 dhe 10 ditësh, informon media italiane.
Pasi arrestimi u krye, burri iu nënshtrua detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Albania
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i BE.
Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.
Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit. Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.
Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.
Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.
Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.
Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.
Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.
Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.
Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare. Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / Monitor
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania9 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania9 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania11 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK9 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota9 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova11 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
