ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 4 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 4 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 4 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 4 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Eksperti i njohur rekomandon zgjidhje të përbashkët me Kosovën për Hidrocentralin e Skavicës

albnews by albnews
15 July, 2020
in Albania, Kosova, Technologji
0
Eksperti i njohur rekomandon zgjidhje të përbashkët me Kosovën për Hidrocentralin e Skavicës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Eksperti i njohur ligjor për çështjet e energjisë në Shqipëri, Lorenc Gordani ka rekomanduar që Hidrocentrali i Skavicës të ketë një zgjidhje të përbashkët me Kosovën, ndërkohë që në sondazhin e një televizioni në Shqipëri, 65 për qind e votuesve e kanë përkrahur ndërtimin e një hidrocentrali për Kosovën.

Në fillim të qershorit në Tiranë janë çelur zyrtarisht procedurat për HEC-in e Skavicës mbi lumin Drini i Zi, në juglindje të Kukesit, që do të financohet 100 për qind nga buxheti i shtetit shqiptar.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

Hidrocentrali i Skavicës kompleton kaskadën e lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke iu dhënë përfundimisht fund humbjeve të energjisë dhe përmbytjeve kronike në pjesën e poshtme të kaskadës në zonën e nën Shkodrës.

Zbatimi i këtij i projektit do të kontribuojë gjithashtu në rritjen e sigurisë së veprave hidrike ekzistuese në kaskadë (HEC Vau i Dejës, HEC Fierza dhe HEC Koman).

Zhvillimi i këtij projekti do të rrisë pavarësinë në Shqipëri nga përdorimi i karburanteve fosile për prodhimin e energjisë elektrike, përshtatje më të madhe të sistemit elektroenergjetik në Shqipëri ndaj ndryshimeve klimaterike dhe zvogëlimin e varësisë së Shqipërisë nga importi i energjisë elektrike.

Nga 2 variantet e propozuar nga konsulenti i kontraktuar për të hartuar studimin e fizibilitetit, në rastin më të mirë fuqia e instaluar e HEC-it të Skavicës parashikohet të jetë 210 MË.

Ndërkohë, Banka Botërore me një financim prej prej 1.4 milionë dollarësh po punon në këtë drejtim për të dalë në fund me një rekomandim se çfarë dhe si duhet bërë me Hidrocentralin e Skavicës.

Për ekspertin e njohur ligjor për për çështjet e energjisë në Shqipëri, dr. Lorenc Gordani, HEC-i i Skavicës është një objekt strategjik i domosdoshëm, i vështirë por edhe i komplikuar, ndaj ai mendon të ketë një zgjidhje të përbashkët me Kosovën.

“Për HEC-in e Skavicës në të vërtetë po punohet prej kohësh dhe tashmë jemi në fazë të avancuar, të përgatitjeve praktike të projektit. Në fakt në këtë drejtim jemi shumë të vonuar: dihet që Skavica është një element i munguar i projektit origjinal të kaskadës së Drinit. Projektimi dhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës ka qenë një objektiv historik i të gjitha qeverive shqiptare dhe të atyre të para viteve ’90. Është një objekt strategjik i domosdoshëm, i vështirë por edhe i komplikuar. Të shpresojmë që kësaj radhe do të mundemi që këtë ëndërr ta bëjmë realitet, sepse më shume se për prodhimin direkt është i rëndësishëm për optimizimin e gjithë kaskadës së Drinit. Për këtë unë mendoj se do të nevojiten zgjidhje të përbashkëta me Kosovën, për ta bërë këtë investim të sigurtë”, ka thënë ai.

Për kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti, një ndër tre projektet madhore që për Kosoven janë strategjike, është edhe ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë.

“Sigurisht ne kemi sisteme komplementare energjitike, por duhet të kujdesemi që në aspektin afatgjatë të zgjidhim këtë problem, duke konsideruar dhe ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji elektrike Kosovën”, ka deklaruar Hoti gjatë vizitës së tij në Tiranë, me 3 korrik.

Ideja për ndertimin e një hidrocentrali të përbashkët Shqipëri-Kosovë ishte hedhur para dy vitesh në Tiranë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result