Connect with us

Albania

Ekspertja e PD-së: Ja provat që do ti nxjerrin zgjedhjet të pavlefshme në 9 qarqe

Published

on

Marinela Ziu, eksperte ligjore në Partinë Demokratike, foli në Radari Informativ për pretendimet e PD-së për shkeljet në fushatën zgjedhore  të 25 prillit.

 “Pretendimet fillojnë nga përdorimi i partisë shtet, pra shteti është bërë  njësh dhe të gjitha burimet shtetërore janë përdorur për të influencuar rezultatin zgjedhjeve. Provat dhe faktet që janë çuar nga PD janë dokumentacion zyrtar”, tha Ziu.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, ajo tha se viti i fundit ka qenë një vit i vështirë, por pavarësisht kësaj paratë e investimeve publike janë përdorur për fushatë.

Analiza tha ekspertja e PD-së bazohet në dokumentacion zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik, ndërsa shtoi se është ndjekur e gjithë rrugë ligjore për të vërtetuar sipas saj masakrën zgjedhore.

“Këta persona që  i kemi skeduar më herë me rekorde kriminale janë denoncuar nga PD. Janë persona me rekorde kriminale që në bazë të ligjit nuk duhet të përfitojnë para nga buxheti i shtetit”, u  shpreh Ziu.

Advertisement

Po ashtu ajo sqaroi se në administratë është rritur numri i personave të punësuar me kontrata bazë.

“Bazuar në Kodin Zgjedhor 4 muaj para zgjedhjeve nuk lejohen të miratohen vendime të Këshillit të Ministrave. Këto punësime janë përdorur për blerje votash nëpërmjet kontratave të përkohshme.  Institucionet OSHEE, OST KESH dhe UKT janë institucionet me punësim më të lartë”, sqaroi ekspertja e PD-së.

Një tjetër mënyrë nëpërmjet së cilës është arritur blerja e votës është me anë të ndihmës ekonomike.

Po ashtu Ziu tha se edhe paketa anti-Covid është keqpërdorur pasi paratë kanë shkuar tek personat që nuk kanë pasur nevojë, por janë blerë.

“Nuk kanë shkuar tek personat që janë prekur nga pandemia. Këto prova dhe fakte janë dërguar edhe në SPAK. Kanë shkuar tek ta qytetarë që patronazhistët i kanë skeduar si grup gri.  Rasti i tërmetit është një tjetër. Vetëm në Durrës janë paguar 6 milionë euro.  Paratë nuk kanë shkuar tek personat që kanë pasur nevojë”, shtoi më tej Ziu.

Advertisement

Po ashtu ajo theksoi se zgjedhjet janë të cënuara në të gjithë Shqipërinë.

“Edhe na raste kur nuk kemi çuar kallëzim në KQZ, kemi çuar kallëzim në Prokurori. Partia Demokratike do të ndjekë një rrugë ligjore. Kemi kërkuar që t’i kërkojë institucioneve për të faktuar këto që ne i dimë. Mjafton që KQZ të ketë vullneti do atëherë faktohet e gjithë masakra elektorale.

Qarqe problematike janë të gjitha, Kemi Durrësin që është një vatër e nxehtë e krimit dhe e shpërdorimit të parave publike. Të gjitha qarqet i bashkon fakti që kanë shkelje të rëndë të ligjit”, përfundoi ekspertja e PD-së.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Published

on

By

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.

Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

Advertisement

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania3 minutes ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports2 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota3 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota4 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK4 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports4 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova4 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania4 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota5 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania5 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK12 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova12 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz12 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota12 hours ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota12 hours ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania5 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK24 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Trending