ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin 12 hours ago
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni 13 hours ago
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim 13 hours ago
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve 13 hours ago
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës 13 hours ago
Next
Prev
Home UK

Ekspozita në Londër ribashkon gjashtë kryeveprat e Titianit

albnews by albnews
14 March, 2020
in UK
0
Ekspozita në Londër ribashkon gjashtë kryeveprat e Titianit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një varg prej gjashtë pikturash nga mjeshtri venedikas Titian, të mbikëqyrura nga mbreti Filip II i Spanjës dhe frymëzuar prej poetit romak Ovid, janë ribashkuar për të parën herë në katër shekuj në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Londrës.

Pikturat e mëdha, të krijuara mes viteve 1551 dhe 1562, pasqyrojnë skena nga mitologjia klasike të marra kryesisht nga “Metamorfoza” e Ovidit, dhe zhbirojnë temat e pasionit, tundimit e ndëshkimit. “Ato janë piktura themeltare në zhvillimin e pikturës evropiane”, ka thënë Matthias Wivel, kurator i ekspozitës gjatë para shfaqjes të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

“Ato ishin pabesueshëm të famshme në kohën e tyre dhe në të vërtetë frymëzuan artistët për breza të tërë”. Spektakli “Titian: Love Desire Death” është caktuar të hapet për publikun më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 14 qershor. Ndryshe nga vendet e tjera të prekura nga pandemia botërore e koronavirusit, Britania nuk ka marrë ende masa për mbylljen e muzeve dhe galerive.

RelatedPosts

“Situata më e rrezikshme se kurrë” Anglia përgatitet për luftën me Rusinë

Trump padit BBC-në për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar, të tjera viktima të dyshuara britanike

Wivel ka thënë se nuk do të dinte se çfarë do të ndodhte me spektaklin e Titianit në rast se do të merreshin masa të tilla.

“Ma merr mendja se këtë do ta shohim. Është kaq e paparashikueshme, është zor të prononcohesh mbi të”, ka thënë ai. “Ashiqare është një hije mbi gjithçka”. Gjashtë pikturat, të cilat Titiani i quante “poezitë” e tij apo poema, konsiderohen si shenja të artit evropian për përthyerjen e lartë ekspresive të emocioneve.

Galeria Kombëtare i ka përshkruar veprat si pikë kthese në karrierën e Titianit. Krejt pazakonshëm për një padron të atyre viteve, Filipi i kishte dhënë liri atij për të përzgjedhur subjektet e veta, duke lejuar të zhvillonte narrativa komplekse e të qëmtonte ndjesi të shumëkuptimta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin

Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin

16 December, 2025
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

16 December, 2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

16 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result