Connect with us

Bota

Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

Published

on

Elon Musk ka themeluar parti pas ndarjes së tij të plotë me Donald Trump. Bëhet fjalë për Partinë Amerikane.

“Kur flasim për korrupsionin që po shkatërron vendin tonë, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, Partia Amerikane lindi për t’ju dhënë përsëri lirinë tuaj”, shkroi Musk në platformën “X”.

Më 4 korrik, Ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Musk kishte nisur një sondazh në këtë rrjet sociale për të pyetur amerikanët nëse ishin dakord me themelimin e një partie të re në peizazhin politik kombëtar: 65% u përgjigjën po, 35% jo.

“Dita e Pavarësisë është koha e përkryer për të pyetur veten nëse dëshironi pavarësi nga sistemi dypartiak (që disa do ta quanin njëpartiak)! A duhet ta krijojmë Partinë Amerikane?”, ishte pyetja e votuar nga një total prej 1 248 856 përdoruesish.

Advertisement

Partia e re politike që Elon Musk ka thënë se mund (dhe dëshiron) ta financojë fillimisht mund të përqendrohet në një numër të vogël vendesh në Kongres, por këto mund të jenë vendimtare në votimin për çështjet kryesore kombëtare. Vetë shefi i Teslës e sugjeroi këtë në një postim tjetër në X, ndërsa vazhdonte debatin e tij me Trumpin mbi projektligjin e shpenzimeve që Presidenti më vonë e firmosi.

“Një mënyrë për ta arritur këtë do të ishte përqendrimi në vetëm dy ose tre vende në Senat dhe 8-10 zona në Dhomën e Përfaqësuesve. Duke pasur parasysh kufijtë shumë të vegjël legjislativë, kjo do të ishte e mjaftueshme për të shërbyer si një votë vendimtare për projektligjet kontroverse, duke siguruar që ato t’i shërbejnë vullnetit të vërtetë të popullit”, shkroi Musk.

Kthesa politike e Muskut erdhi pasi Kongresi miratoi “projektligjin e madh dhe të bukur”, ligjin federal të buxhetit të dëshiruar fort nga Trump dhe po aq të kritikuar fort nga Musk. Kur firmosi masën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti e lavdëroi atë: “është e aftë të nisë epokën e artë”, tha ai i kënaqur, i rrethuar nga republikanët e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement

Miliarderi vizionar ka qenë prej kohësh kritik ndaj masës dhe nuk e ka fshehur kurrë kundërshtimin e tij ndaj një mase që ai beson se mund të “zhysë Shtetet e Bashkuara në falimentim”, duke shkuar aq larg sa të kërcënojë të gjithë ata në Kongres që votuan pro.

“Do t’i humbisni zgjedhjet, edhe nëse është gjëja e fundit që bëj”, siguroi ai.

Në qershor, në kulmin e tensioneve me Trump, Musk kishte ngritur tashmë mundësinë e themelimit të një partie të re që “vërtet kishte në zemër interesat e amerikanëve”.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran

Published

on

By

Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.

Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.

Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.

Advertisement

Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.

Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi

Published

on

By

Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.

Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.

Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.

Advertisement

“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.

Continue Reading

Bota

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Published

on

By

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.

Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.

Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Advertisement

Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.

“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.

Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Advertisement

Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.

“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në

Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania7 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK6 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK19 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania20 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni20 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Trending