Connect with us

Kosova

Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale

Published

on

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për takimin e Ohrit, në mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ketë rezultate, “por dëshiroj të tërheq vërejtjen se ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale. Do të punojmë drejt përfundimit të Aneksit, por pres shumë përparim”.

Ai  ka sqaruar një deklaratë të tij të ditëve të fundit, kur tha se Asociacioni duhet të bëhet, por pyetja është se cila qeveri duhet ta implementojë atë.

“Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për RTV 21.

Escobar ka thënë se ka menduar të pyes se kush do të jetë në krye të qeverisë kur të bëhet asociacioni.

Advertisement

“Pra, shtrohet pyetja se kush do të jetë në krye kur të ndodhë? Sigurisht që pres që do të jetë kjo qeveri sepse na duhet progres menjëherë, por fakti është se për ne ju jeni anëtarë të komunitetit euroatlantik – nuk jeni pjesë të strukturave formale – por nënshkrimi juaj, nënshkrimi i liderëve tuaj të mëhershëm është i vlefshëm për ne, do të duhej të vlejë për ne dhe do të duhej të jetë i vlefshëm edhe për ju”, ka deklaruar ai.

Intervista e plotë:

Si kanë qenë takimet tuaja. A mund të ndani pak momente nga bisedimet në Beograd dhe Prishtinë.

Advertisement

Escobar: Po. Në të dy shtetet, në të dy kryeqytetet, pata një varg takimesh jo vetëm me liderët qeveritarë, por edhe ata opozitarë, si dhe me figura tjera të rëndësishme. Çka mund të kuptoj nga e tërë kjo është se të dy palët e kuptojnë rëndësinë e ditës së nesërme. Të dy palët e kuptojnë se kjo marrëveshje e mundshme mund të zhbllokojë shumë mundësi. Pra, jam paksa optimist.

Pra nuk bëhet fjalë për t’i bindur ata?

Escobar: Ka të bëjë me finalizimin e aneksit dhe për të ecur përpara me zbatimin.

Advertisement

Iu besoni të dy palëve?

Escobar: Nuk ka të bëjë vërtetë me besimin, por me detyrimet ligjërisht të obligueshme.

Cilat janë pritjet tuaja nga takimi në Ohër. A është arritja e marrëveshjes në Ohër më shumë çështje e optimizmit apo realizmit?

Advertisement

Escobar: Absolutisht mendoj se është çështje e realizmit. Pra, të dy palët janë pajtuar me Marrëveshjen bazë – ato 11 pikët fillestare që janë pranuar, pa ndonjë kusht apo ndryshim dhe tani është çështja e Aneksit të zbatimit. Pra, të gjitha pikët do të përfshihen në Aneksin e zbatimit, por vetëm mbetet se si t’i formulojmë që të bëhen të arritshme.

Pra zoti Escobar me sa e kuptoj ju jeni shumë optimist?

Escobar: Rezultate do të kemi, por dëshiroj të tërheq vërejtjen se ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale. Do të punojmë drejt përfundimit të Aneksit, por pres shumë përparim.

Advertisement

Pse marrëveshja në tavolinë është zgjidhja më e mirë aktualisht? A është balans i dëshirave të palëve apo është imponim mbi të dyja palët nga bashkësia ndërkombëtare?

Escobar: Shikoni, do t’ju them: kushdo që e shikon këtë marrëveshje, nuk mund të mos befasohet se sa larg shkon ajo. Sa shumë i hap dyert për të dy vendet që të integrohen më afër në strukturat evroatlantike dhe rrjedhimisht në strukturat ndërkombëtare. Pra, nuk do të them se kjo nuk është një ndërmarrje ambicioze. Kjo është mjaft ambicioze. Kjo do t’i sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër njëra-tjetrës, më afër rajonit dhe më afër Evropës. Pra, është mjaft e rëndësishme në shumë aspekte. Pra, kjo nuk është ujdia më e mirë, kjo është ujdi shumë e mirë.

Pra nëse nuk është zgjidhja më e mirë…?

Advertisement

Escobar: …unë e thash marrëveshje…

… A do të thotë kjo se Kosova duhet të bëjë kompromise të tjera?

Escobar: Nuk do t’i quaja kompromise. Gjëja më e rëndësishme që shpresoj Kosova do të sinjalizojë është se Qeveria e Kosovës e pranon detyrimin e saj ligjor për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është e rëndësishme. Për Serbinë ka shumë kërkesa të tjera nga të gjitha ato përfiton Kosova. Pra, dëshiroj të shoh pranim të detyrimeve dhe Aneksi do të ofrojë mundësi se si të ecet përpara për të gjitha to.

Advertisement

I keni parë këto pranime nga të dyja palët?

Escobar: Pranim nga të dy palët? Dëshironi të thoni njohje nga të dy palët?

Jo për njohjen reciproke, por për obligimet

Advertisement

Escobar: Do të thosha që të dy palët po e marrin këtë me mjaft seriozitet.

Mirë. A ka pasoja për refuzimin e marrëveshjes. Nëse po, cilat do të ishin ato?

Escobar: Më me dëshirë se për pasojat, dëshiroj të flas për përparësitë nga pranimi i saj. E para është se hap dyert për të dy vendet për të ecur më shpejt drejt strukturave evropiane dhe si rezultat duam të shohim mënyrat se si mund të kemi rezultate të menjëhershme. Një gjë që e përmenda me evropianët tani që Kosova e ka liberalizimin e vizave është p.sh. mundësia për të hapur kufijtë ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për të gjitha vendet e rajonit, që të shfrytëzohet liberalizimi, të shfrytëzohet marrëveshja e nënshkruar në Berlin për lirinë e lëvizjes ashtu që qytetarët e këtij vendi dhe të Serbisë e të rajonit do të mund të përdornin linjat evropiane për të hyrë e dalë nga rajoni; do të mund të përdorni pasaportat tuaja për të kaluar përmes linjave evropiane për pasaportë në Evropë; për të pasur mundësi për t’i kryer ato punë administrative që normalisht do të duhej t’i kryejnë në Evropë – do të mund t’i kryeni këtu dhe të jenë në përputhje me sistemet evropiane. Këtë po e kërkojmë. Këto dyer hapen me këtë marrëveshje. Sa i përket çka ndodh nëse nuk ka marrëveshje: evropianët kanë sinjalizuar se kjo është rruga e tyre e preferuar për integrim evropian dhe ne e mbështesim plotësisht. Është plan i menduar mirë; është marrëveshje e arsyeshme dhe ka mbështetjen e plotë, jo vetëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara. Ka mbështetjen e plotë dhe nuk do të mund të paramendoja pse dikush do t’ia kthente shpinën një mundësie të tillë të jashtëzakonshme.

Advertisement

Përpara se t’ju bëjë presion mbi këtë çështje. A mund të më thoni; ju po flisni për 27 vendet anëtare të BE-së. Por janë 5 vendet anëtare që nuk e kanë njohur. Si përfshini ato në këtë çështje marr parasysh se ka ende shtete që e kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës?

Escobar: Në Bashkimin Evropian nuk do të përdorja fjalën ‘kundërshtojnë fuqishëm’. Do të thosha se janë ‘vëmendshëm të interesuar’ se çka do të ndodhë nesër. Ne jemi angazhuar me vendet e Bashkimit Evropian gjerësisht, përfshirë edhe me pese shtetet mos-njohëse, dhe do të thosha që të gjitha vendet e Evropës e kuptojnë rëndësinë e ditës së nesërme.

Duke përfshirë Spanjën?

Advertisement

Escobar: Përfshirë Spanjën. Por, më duhet të qartësoj: e kuptojnë se dita e nesërme është historike, por nuk janë shprehur se çka do të bëjnë nëse dështon apo ka sukses. Kjo është bisedë që duam ta bëjmë së bashku me qeverinë e Kosovës.

 A mund të jemi më specifik rreth çështjes nëse diçka dështon nesër. Cilat janë pasojat që Kosova dhe Serbia mund të kenë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Escobar: Shiko, nuk ka asgjë specifike, por gjatë vizitës sime këtu me homologët e mi gjerman, francez dhe italian, ishte shumë e qartë se ky është procesi që Evropa e ka trasuar për të dy vendet. Është udhërrëfyes që Evropa ua ka dhënë atyre dhe ata duan të kenë besim se të dy vendet nuk po ia kthejnë shpinën Evropës. Nuk di për pasoja specifike ligjore apo ekonomike, por politikisht pasojat që të dukesh se po i injoron pritjet e partnerëve tuaj më të rëndësishëm – mendoj se kjo është mjaft serioze.

Advertisement

A mund të llogaris Kosova në anëtarësimin e saj në NATO dhe në Partneritetin për Paqe me këtë marrëveshje?

Escobar: Mendoj se kjo absolutisht e mundshme. Tani, qëndrimi ynë gjithmonë ka qenë dhe ne jemi mbështetësit tuaj më të fuqishëm ndërkombëtar – ne duam që të jeni anëtare e Kombeve të Bashkuara, anëtare e NATO-s, anëtare e Bashkimit Evropian, si dhe e çdo organizate ndërkombëtare ku dëshironi të anëtarësoheni. Kjo marrëveshje nuk është e tillë, por i hap dyert për tërë to.

Por, kjo është një marrëveshje e ndërmjetme apo diçka që do të shohim ende në një fazë të ardhshme?

Advertisement

Escobar: Shiko, sa i përket marrëveshjes: çka është e rëndësishme nuk është aq shumë çka është shkruar në letër, por trajektorja e marrëdhënies ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pra, po, ky nuk do të jetë fundi i krijimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme, paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në fakt, nuk është fundi i zhvillimeve, i zhvillimeve politike dhe pajtimit të rajonit si i tërë. Është hap i rëndësishëm, të cilin mendoj njerëzit nuk duhet ta humbasin, por ne do të vazhdojmë të investojmë në përpjekjet politike dhe ekonomike për të vënë përpara premtimin se çka është Ballkani Perëndimor. Dhe dëshiroj t’jua përkujtoj se qeveria amerikane nuk e konsideron rrezik Ballkanin Perëndimor, por mundësi. Veçoria përkufizuese e këtij rajoni është mundësitë e forta ekonomike që janë kapitali njerëzor dhe kapitali tjetër që e bëjnë atë pjesën me rritjen më të shpejtë të Evropës. Pra, kjo është pjesë me çka ka të bëjë kjo: kjo ka të bëjë me zhbllokimin e atij potenciali që bota ta kuptojë kush jeni njëmend ju: një shoqëri e gjallërishme shumetnike e jo shoqëri që nuk mund të jetojë me njëra-tjetrën, që është e prirë për dhunë dhe që ende është rajon i pashpresë politik. Kjo nuk është çka jeni dhe ky është sinjali më i madh që mund t’ia dërgoni tani botës se mund të jeni pjesëtarë produktivë dhe paqësor të familjes evropiane.

Kur ju pyeta nëse kjo është marrëveshje e ndërmjetme, doja t’ju pyesja nëse SHBA-ja ka hequr dorë nga ideja për të pasur njohje reciproke?

Escobar: Jo, jo, aspak. Në fakt, është qëndrimi ynë se të gjitha vendet e rajonit do të duhej ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore, produktive dhe të qëndrueshme me njëra-tjetrën.

Advertisement

T’i kthehem Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. A mund të ketë një marrëveshje për këtë? A jeni optimist pasi keni vizituar Beogradin dhe Prishtinën?

Escobar: Më duhet t’ju them se tashmë ekziston një marrëveshje për këtë gjë. Është marrëveshja ekzistuese prej para 10 vitesh. Pra, qëndrimi ynë është se është një marrëveshje ekzistuese ligjërisht e obligueshme. Por, duhet të jetë marrëveshje që duhet të negociohet ndërmjet palëve dhe duhet të jetë marrëveshje që nuk ndërhyn me kapacitetet kushtetuese, ligjore ose funksionale të Kosovës dhe që në të vërtetë është për të ofruar shërbime komunale për njerëzit e atyre komunave.

A është kjo një diçka që do të çojë drejt një autonomie për serbët në Kosovë? Një lloj autonomie?

Advertisement

Escobar: Do të thosha se do t’ua lejonte atyre që të bashkohen për të gjetur mekanizmat më të mirë për të ofruar shërbime komunale, që janë shërbime që komunat tashmë i ofrojnë. Kjo do të jepte një mundësi për ato komuna që i bashkohen Asociacionit që të gjejnë mënyrat për të bashkërenditur ato shërbime për t’i përmbushur sa më mirë nevojat e njerëzve.

A kemi ardhur në një pozitë kur po flasim për çështjen pula apo veja? Çka është e para Asociacioni apo Asociacioni në fund?

Escobar: Asociacioni tashmë është obligim, pra kjo është pjesë e rëndësishme e saj. Kjo do të përforcojë themelet ligjore të Asociacionit por është me rëndësi të vihet në pah – e dini, nuk dëshiroj të dukem kundërshtues kur them se do të ketë Asociacion, por ai shfaqet është në Marrëveshjen e Brukselit, shfaqet në këtë marrëveshje, shfaqet në konkluzionet e Këshillit Evropian, shfaqet në politikat tona. Pra, në thelb, nuk mund t’i ikim nevojës për një Asociacion. Por, gjithashtu besoj se njerëzit e atyre komunave e presin atë, e duan atë, ju nevojitet ai me dy kushte: një, që iu ndihmon për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve komunale dhe dy, që bashkësia ndërkombëtare merr pjesë në këtë zhvillim. Pra, ne do t’i bëjmë të dyja dhe do ta bëjmë që të funksionojë. E vetmja gjë është se duhet ta pranojmë se është obligim.

Advertisement

Zoti Lajçak tha se janë 15…

Escobar: …16. Saktë.

Duket se Kurti dhe Vuçiq po përplasen për asociacionin me fuqi ekzekutive ose me një lloj të OJQ-së. A mund të pajtohen këto me 15 modelet e ofruara?

Advertisement

Escobar: Shiko, mendoj se ajo çka z. Lajçak po sinjalizon është se brenda Bashkimit Evropian ka modele të vetë-menaxhimit, vetëqeverisjes, të mënyrave se si grupet pakicë e mbrojnë kulturën dhe gjuhën e tyre e që nuk krijojnë probleme për funksionalitetin. Pra, përderisa kjo marrëveshje shkon përpara dhe përderisa i normalizoni marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të mbajmë në mend se gjithashtu po i harmonizoni sistemet tuaja me të Evropës ashtu që Asociacioni do të duhet të jetë në përputhje edhe me vlerat dhe sistemet evropiane. Pra, në thelb, nuk mund të jetë asgjë që shkel kushtetutën apo funksionalitetin tuaj. Mendoj se brenda këtij parametri mund të bëhet shumë.

Do t’ju citoj: “Asociacioni do të ndodh. Është çështja se cila qeveri e Kosovës do ta zbatojë atë. Më duket sikur ju nuk po i besoni qeverisë Kurti në këtë moment të caktuar. Cila Qeveri do ta zbatojë?

Escobar: Jo. Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është qeveria e Kosovës. Pra, shtrohet pyetja se kush do të jetë në krye kur të ndodhë? Sigurisht që pres që do të jetë kjo qeveri sepse na duhet progres menjëherë, por fakti është se për ne ju jeni anëtarë të komunitetit euroatlantik – nuk jeni pjesë të strukturave formale – por nënshkrimi juaj, nënshkrimi i liderëve tuaj të mëhershëm është i vlefshëm për ne, do të duhej të vlejë për ne dhe do të duhej të jetë i vlefshëm edhe për ju. Pra, çështja është se si të arrijmë aty duke e ditur se ky është fakt që do të ketë një Asociacion.

Advertisement

Por, liderët e dikurshëm tani po e kundërshtojnë. Partitë në opozitë po e kundërshtojnë marrëveshjen ndërmjet palëve, dhe ju i keni takuar ata dje dhe ju i keni takuar ata edhe prej një periudhe kohore. Si të ecet tutje me gjithë këtë kundërshtim që e keni parë në terren?

Escobar: Shiko, porosia ime për opozitën ishte e qartë. E kuptoj se për arsye politike ata i kanë dallimet e tyre me kryeministrin. Në Serbi dhe në Kosovë nuk po i kërkoj opozitës që të mbështesin liderët si liderë politikë, por kërkoj që të mbështesin vizionin për vendet e tyre për marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kjo është porosia që ia dhashë opozitës. Nuk po kërkoj mbështetje për kryeministrin, por për një vizion të një Kosovë që mendoj se e ndajnë shumica e njerëzve në këtë vend.

E keni marrë premtimin nga ta?

Advertisement

Escobar: Më me dëshirë nuk do të hyja në diskutime diplomatike me pjesëtarë të një organi politik, por mund të them se unë i dëgjova ata dhe ata më dëgjuan mua.

Pra a është marrëveshja çështje e miratimit në parlamentet e Prishtinës dhe Beogradit?

Escobar: Kjo do të varet nga kërkesat kushtetuese pas finalizimit. Por, qëndrimi ynë është se kur të kemi marrëveshje do të duhej të zbatohej. Pra, do të ketë përgjegjësi ligjërisht të detyrueshme për të dy palët.

Advertisement

Pjesë e akomodimit është edhe Kisha Orthodoske serbe, në bazë të marrëveshjes së ofruar. Cilat mund të jenë problemet e mundshme marr parasysh edhe shembullin e Malit të Zi?

Escobar: Mendoj se Kisha ortodokse serbe duhet t’i gëzojë të gjitha dhe çdo mbrojtje që iu ofrohen kishave në Evropë dhe që kjo do të duhej të ndodhë.

Pra a mund të kemi një autonomi më të madhe për Kishën Ortodokse serbe në Kosovë?

Advertisement

Escobar: Shikoni, nuk dëshiroj të hyj në këtë sepse është ende temë e diskutimeve, por mendoj se mbrojtja e kishave dhe lirisë së fesë në Evropë është dogmë e rëndësishme e vlerave tona dhe jam i bindur se kjo do të pasqyrohet në marrëveshje. Por, po ashtu jam i bindur se kjo pasqyrohet edhe në vlerat e popullit të Kosovës.

A do të themi ‘gëzuar” nesër?

Escobar: Shpresoj që mundemi.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendngjarje ka dalë prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq trupat e pajetë do të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Advertisement

“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë ndarë me publikun detaje të tjera për këtë ngjarje.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK15 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania16 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

rajoni17 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Trending