Kosova
Faton Thaçi kërkon votën e qytetarëve të Kosovës
Kandidati i Nismës Socialdemokrate dhe veterani i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Faton Thaçi kërkon votën e qyetarëve të Kosovës në zgjedhjet që mbahen këtë të diele (më 14 shkurt).

“NISMA do të inicoj hartimin e Ligjit që sanksionon të gjithë ata që mohojnë gjenocidin serb në Kosovë”, ka premtuar Thaçi.
Faton Thaçi mban numrin 55 në listën e Nismës që mban mban numrin 121 dhe të cilës i prinë Fatmir Limaj.
Deklarata e plotë e Thaçit:
Ishte një kënaqësi dhe përvojë e veçant që për 10 ditë të fushatës bashkëbiseduam me qytetarët, duke kominikuar me ta në shumë fusha, tema e brenga që na shoqërojë në jetën tonë të përditshme Falenderojmë të gjitha strukturat, aktivistët e elektoratin e NISMA Socialdemokrate për përkushtimin, angazhimin dhe mobilizimin demokratik duke u rreshtuar përkrah Kauzës sonë “Me Çlirimtarët”.
Fryma jonë çlirimtare po jehon gjithandej, mbështetësit tanë janë ngritur në këmbë për ta mbështetur kauzën tonë për zgjedhjet e 14 Shkurtit, në mënyrë që Parlamenti i Kosovës të ketë një zë të fuqishëm të Çlirimtarëve!
Nuk ishte aspak e lehtë të hapim dhe ta mbyllim këtë fushatë elektorale pa praninë e njeriut të madh, që na ka munguar ne dhe gjithë Kosovës, pa prezencën fizike të çlirimtarit tonë, bacës Jakup Krasniqi, që sot mbahet padrejtësisht në Hagë!
Vendi ynë ka nevojë për frymën tonë çlirimtare që po afron e bashkon shpirtin patriotik, vizionar, guximtar e venfimarrës për t’u dalë në ballë sfidave nëpër të cilat po kalon Kosova. Kuvendit i duhen deputetë që mbyllin plagë dhe e duan vendin, dhe jo deputetë që sjellin përplasje, përçarje dhe injorojnë e mohojnë të vërtetën e të kaluarës sonë të lavdishme. Ne do angazhohemi fuqishëm që kauza jonë e drejtë për mbrojtjen e vlerave kombëtare të jehojë fuqishëm kudo në skenën politike, në mënyrë që të gjithë atyre që punojnë ditë e natë për ta ç’vlerësuar të kaluarën krenare të një populli të tërë, t’u bëjmë me dije se përballë do të kenë një zë të fuqishëm të çlirimtarëve të 121-it.
Ne dikur bashkë jemi rreshtuar për t’i kontribuar luftës për liri, ndërsa sot po kërkojmë përkushtim të qytetarëve anekënd vendit për tu rreshtuar krah frymës sonë çlirimtare, për një zë sa më të fuqishëm në Parlament. Ne sot mbyllëm fushatën zgjedhore me dy premtime primare dhe urgjente si :
1. Përgatitjen e Padisë për Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë dhe
2. Inicimin hartimin e Ligjit që sanksionon të gjithë ata që mohojnë gjenocidin serb në Kosovë. Para se të shkoni tek kutia e votimit mendoni me Zemër dhe Mendje dhe vendoseni për Kauzën Me Çlirimtarët!
121 dje Me Luftëtarët 121 sot Me Çlirimtarët! Voto numri 121
NISMA Socialdemokrate Me Çlirimtarët!
Kauza jonë është këtu për ta ngritur zërin që secila viktimë e shkaktuar nga okupatori serb ta merr përgjigjen e merituar, sepse në Kosovën tonë ka pasur gjenocid nga okupatorët serb!
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Kosova
BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
‘Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në’, u tha në deklaratën e dy zyrtareve evropiane.
BE-ja mirëpriti pjesëmarrjen e partive nga të gjitha komunitetet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ky proces tregoi ‘përkushtim të fortë për parimet demokratike’.
‘I bëjmë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes’, u tha në deklaratë.
Kurti, pas fitores në zgjedhje, tha se pret bashkëpunim me partitë në opozitë për marrëveshjet prej mbi 800 milionë eurosh që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që në total pak vlerën e 6 miliardë eurove.
Kallas dhe Kos tha se ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes janë në interesin e Kosovës dhe kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që popullata të përfitojë nga ky plan.
Dy zyrtaret evropiane në deklaratën e përbashkët përmendën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga blloku evropian, duke theksuar se ai mbetet rruga e vetme për të dyja vendet për të bërë përparim drejt BE-së.
‘Ne presim që të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, të zbatohen pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë sapo kushtet ta lejojnë’, u tha në deklaratë.
Kosova dhe Serbia e arritën këtë marrëveshje më 2023, dhe pavarësisht se pakti nuk është nënshkruar, ajo konsiderohet obligative për palët nga Brukseli.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./ REL
Kosova
I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë
Me një mesazh falënderues u është drejtuar Albin Kurti të gjithë votuesve të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën dje në Kosovë, dhe që i dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën.
Kurti tha se puna vazhdon, dhe premtoi se siguria e begatia do të shtohen.
“Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë.
Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.
Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.
Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”, shkruan Kurti.
-
Albania6 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK5 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports5 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania21 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania6 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania21 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
