ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 8 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 8 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 8 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 8 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gara për Durrësin, bashkia e projekteve të mëdha dhe debateve të mëdha mbi to

albnews by albnews
1 May, 2023
in Albania
0
Gara për Durrësin, bashkia e projekteve të mëdha dhe debateve të mëdha mbi to
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Durrësi është bashkia e dytë më e madhe pas kryeqytetit dhe ndër më të rëndësishmet në vend. Është qendra e qarkut që përfshin dhe Krujën e Shijakun. Demokratët e humbën “kalanë” në vitin 2000 e prej 23 vitesh drejtimin e kanë në dorë socialistët.

Bazuar në të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile, Bashkia e Durrësit numëron rreth 300 mijë banorë, prej të cilëve mbi 260 mijë rezultojnë votues.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Durrësi është edhe bashkia e projekteve të mëdha, e po ashtu edhe i debateve të mëdha mbi to. Më të fundit janë projektet për Portin e ri turistik dhe zhvendosjen e Portit Tregtar, e debatet nuk janë vetëm vendase, përfshijnë edhe arabët e europianët.

Veliera e nisur nga kryebashkiaku Dako në fund të vitit 2016, nisi me debat e debati për të vijon, teksa vepra që ende nuk po përfundon ka marrë deri tani 6,6 milionë dollarë.

Kriza e mbetjeve është ende e freskët dhe me një zgjidhje të përkohshme që po zgjat. Ato vijnë për përpunim tek inceneratori ende i pandërtuar i Tiranës. Sfidë është shtrirja e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë.

Natyra rezervoi sfidën më të madhe për Durrësin si bashki dhe qark 26 nëntorin e vitit 2019, me tërmetin shkatërrimtar. Rindërtimi solli në drejtim nënkryetaren Emiriana Sako, e cila tashmë kërkon mandat të plotë për kryebashkiake, me rival përballë Igli Carën e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.

Keqmenaxhimi, që në rastin më të mirë lidhet me paaftësinë e në rastin më të keq me korrupsionin, bëhet pengesë për dërgimin e shërbimeve tek zgjedhësit. Ai bëhet dhe “kali i betejës” në garat vendore dhe as Durrësi nuk i shpëton kësaj për më tepër që me burimet që ka, konsiderohet si bashkia që mund të krijojë të ardhura dhe zhvillim.

Bashkia me turizëm bregdetar dhe historik priti vitin e kaluar 1 milion turistë. Porti më i madh në Shqipëri përpunon mbi 90% të të gjithë volumit të ngarkim-shkarkimit portual, identifikohet si nyja më e rëndësishme tregtare në vend.

Por, Durrësi ende vuan për ujë të pijshëm, për shkak të burimeve të kufizuara e në distancë të largët. Sfidat kryesore janë papunësia, infrastruktura rrugore/ujësjellës-kanalizimet dhe ruajtja e hapësirave të gjelbra.

Migrimi i madh ka sjellë zgjerimin e shpejtë dhe informal të qytetit në ish-Kënetë dhe përgjatë vijës bregdetare. Infrastrukturës së mbingarkuar urbane nuk i përgjigjen kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët apo parkingjet publike. Gjatë viteve të fundit, në qytetin e Durrësit janë krijuar lidhje rrugore me daljen e qytetit, por ato sërish nuk e përballojnë dot fluksin.

Edhe 39 fshatrat e bashkisë kërkojnë infrastrukturën e tyre. Zhvillimi i bujqësisë në zonat rurale është jetik dhe një mundësi sa i përket prodhimit në shërbim të tregut turistik. Teksa territori zhvillohet nga kandidatët, priten alternativa e garanci dhe për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result