ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 23 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 26 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 29 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 31 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 36 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë

albnews by albnews
28 February, 2022
in Albania, Bota
0
Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndonëse kryeministri Shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk sheh asnjë problem midis shpërthimit të luftës në Ukrahinë dhe pasojave që ajo mund të ketë mbi Ballkanin e Hapur, duket se ideja që ai dhe Aleksandar Vuçiç po çojnë me këmbëngulje përpara ka marrë një krisje të thellë pas agresionit të egër të Rusisë dhe refuzimit të Beogradit për tu rreshtuar përkrah partnerëve perendimorë. Gjatë një konference shtypi në fundjavë Rama u rek ta minimizonte këtë impakt (shih videon këtu) duke u përpjekur ta shpërndante përgjegjësinë për Open Balkan dhe duke e paraqitur atë si një ide të mbështetur fuqimisht nga SHBA.

Por në kushtet kur Beogradi i tha jo Europës për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Shqipëria si vend i NATO-s qe e detyruara të bënte të kundërtën, për Ballkanin e hapur shtrohet një pyetje: A do mundeshin të qarkullonin lirshëm mallrat, bizneset dhe kapitalet ruse nëpër një gadishur pa kufij dhe barriera doganore? Kjo dhe shumë të tjera janë pyetjet që kanë lindur pas fillimit të luftës në Ukrainë që shumë analistë po e konsiderojnë si fillimin e luftë së dytë të ftohtë.

RelatedPosts

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Çfarë dimë për emailet e reja të Epstein që përmendin Trumpin

Pra a mund të bashkohen në një projekt të përbashkët, një vend pro perendimor si Shqipëria dhe një tjetër pro rus si Serbia?

Kjo çështë u ngrit kur pas një hezitimi të gjatë aleati ballkanik i Ramës, Vuçiç, vendosi ti thotë jo thirrjes së europianëve për tiu bashkuar sanksioneve ndaj regjimit të Putinit.

Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se presioni mbi të është tejet i madh për t’i vënë sanksione Rusisë. për shkak të sulmit mbi Ukrainën. Serbia dhe Bjellorusia, janë vendet e vetme në Evropë që refuzuan ta bëjnë këtë.

“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka thënë Vuçiçi sipas radios serbe, B92.

Ndonëse ai deklaroi se e njeh tërësinë e territorit të Ukrainës, ndonëse shumëkush e kupton politikën për të përfituar nga vetoja ruse në OKB, kur vjen fjalë për Kosovn, kjo qe një pikë kyçe që tregoi diferencën e madhe të Beogradit zyrta nga perëndimi. Ish-kryeministri i Suedisë, dhe një nga njohësit më të mirë të ballkanit, Carl Bildt, ka thënë se Serbia me qëndrimin e saj se mbështetet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i vendos sanksione Rusisë, Serbia e ka diskualifikuar veten nga procesi i anëtarësimit në BE.

“Me këtë qëndrim Serbia de fakto diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk ka hapësirë për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat tona themelore dhe interesat tona”, shkroi Carl Bildt në Tëitter.

Por nëse ky qëndrim vë në pikpyetje vlerat europiane të Serbisë ka të tjerë më radikalë që mendojnë se një përhapje e virusit të luftës, mund ta shtyjë Vuçiçin të bëjë të njëjtën gjë me kosovën si miku i tij Putin me ambicien e vet për zonat rusofone të Ukrainës, Donjeckun dhe Luganskin. Pra askush nuk mund të vërë bast se në një situatë të re gjeopolitike Beogradi nuk do të tentojë të rikuperojë ushtarakisht ato zona që tentoi të përfitonte me projektin e shkëmbimit të territoreve në 2018.

Për një mundësi të përhapjes së konfliktit të nisur në Ukrainë foli edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Pra a kë më kuptim beteja e Ballkanit të Hapur në këto kushte? A ka kuptim që Shqipëria edhe të mbajë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe të jetë për shkëmbim të lirë marrrash dhe kapitalesh me Serbinë që i refuzon këto sanksione? A ka vend më ky bashkim utopik me rënie kufijsh, nesë po përvijohen muret e një lufte të të ftohtë?

Prandaj kur u pyet për Open Ballkan, në kushtet e reja, Rama u përgjigj si ati ilegjitim i një fëmije kopil. Ai këmbënguli se e vetmja shpresë për projektin e tij dhe të Vuçiçit është mundësia hipotetike e birësimit nga SHBA.

©Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result