ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League 10 hours ago
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës 10 hours ago
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese 10 hours ago
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie 11 hours ago
“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë” 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania kërkon nga Serbia që urgjentisht ta largojë ushtrinë pranë kufirit me Kosovën

albnews by albnews
30 September, 2023
in Bota
0
Gjermania kërkon nga Serbia që urgjentisht ta largojë ushtrinë pranë kufirit me Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka theksuar se është e rëndësishme që shteti i Serbisë të largojë urgjentisht ushtrinë e dislokuar pranë kufirit me Kosovën.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, MPJ-ja gjermane, ka potencuar se nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë.

RelatedPosts

“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë”

Helmoi 30 pacientë e vrau 12 prej tyre, dënohet me burg përjetë anestezisti francez

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

“Së bashku me partnerët tanë jemi në kontakt intensiv me të gjitha palët. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”.

Ndryshe pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme Veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Borell ka përsëritur pritjet e tij që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve mes tyre“ shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur përsëri shqetësimin e tyre për dislokimin e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, në një komunikatë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë ku është njoftuar biseda telefonike e këshilltarit për siguri kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në po këtë komunikatë për media bëhet e ditur se Sullivan ka theksuar gatishmërinë e SHBA-së për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

“Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në Veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Më herët gjatë ditës së premte, SHBA-të kërkuan nga Serbia që t’i tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën dhe që sulmuesit në rastin e Banjskës të mbahen përgjegjës.

NATO-ja ka vendosur për shtim të trupave në Kosovë.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

18 December, 2025
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

18 December, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 December, 2025
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result