Bota
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë
Forcat e Armatosura Gjermane po hartojnë plane emergjente për të përballuar trajtimin e deri në 1.000 ushtarëve të plagosur në ditë, në rast se shpërthen një konflikt i madh mes NATO-s dhe Rusisë, mes shqetësimeve gjithnjë e më të mëdha për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve në Evropë.
Ky plan është pjesë e një strategjie më të gjerë të përgatitjes së ushtrive evropiane për një përballje të mundshme me Moskën, në kohën kur NATO paralajmëron se Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm deri në vitin 2029.
Megjithëse Kremlini mohon se po përgatitet për luftë me aleancën perëndimore, shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të Polonisë dhe Estonisë nga avionë dhe dronë rusë kanë rritur frikën për një përshkallëzim serioz.
Sipas Ralf Hofman, shef i mjekësisë ushtarake të ushtrisë gjermane, numri i të plagosurve do të varet nga intensiteti i luftimeve, por sipas vlerësimeve realiste, flitet për rreth 1.000 të plagosur në ditë.
Mësime nga lufta në Ukrainë
Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022 – konflikti më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore – vendet e NATO-s, përfshirë edhe Gjermaninë, kanë shtuar ndjeshëm përgatitjet ushtarake dhe mjekësore.
“Natyra e luftës ka ndryshuar rrënjësisht në Ukrainë”, theksoi Hofman, duke nënvizuar se plagët më të shumta tashmë shkaktohen nga shpërthime, djegie dhe sulme me dronë, jo nga armët tradicionale.
Gjermania planifikon ndërtimin e strehimoreve antibombë
Përveç përgatitjeve ushtarake, Gjermania po planifikon zgjerimin e rrjetit të strehimoreve antibombë, për të mbrojtur popullatën në rast të një sulmi. Këto plane u konfirmuan nga kreu i Agjencisë Federale për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Katastrofave (BBK), Ralf Tiesler.
Sipas tij, Gjermania duhet të përballet me realitetin e ri dhe të përgatitet për një skenar lufte. “Për shumë vite, u mendua se lufta nuk është diçka për të cilën duhet të përgatitemi – kjo ka ndryshuar”, deklaroi ai.
Tiesler bëri thirrje për një “përpjekje kombëtare” për identifikimin dhe rikonstruktimin e hapësirave ekzistuese, si stacione metroje, parkingje nëntokësore dhe bodrume të ndërtesave publike, për t’i kthyer në strehimore.
Qëllimi është të krijohet hapësirë për strehimin e rreth 1 milion personave në rast emergjence. Ai shtoi se vendi nuk ka kohë të mjaftueshme për ndërtimin nga e para të objekteve të reja, pasi këto do të kërkonin shumë kohë dhe investime të mëdha.
Vetëm 580 strehimore funksionale nga epoka e Luftës së Ftohtë
Nga rreth 2.000 strehimore të mbetura që nga koha e Luftës së Ftohtë, vetëm 580 janë aktualisht funksionale dhe shumica kanë nevojë për rinovime që mund të kushtojnë miliona euro.
Për këtë arsye, përveç rikonstruksionit të strukturave ekzistuese, Tiesler kërkon përmirësimin e sistemit të informacionit rrugor për të udhëzuar qytetarët drejt strehimoreve, si dhe modernizimin e sistemit të alarmit dhe sirenave të emergjencës.
10 miliardë euro për mbrojtjen civile
Për realizimin e këtyre planeve, qeveria gjermane pritet të përdorë fondet që do të lirohen pas pezullimit të “frenës së borxhit”, e cila u miratua nga Bundestagu në mars. Fondet do të përdoren për forcimin e mbrojtjes, infrastrukturës strategjike (si ura dhe rrugë për lëvizjen e tankeve), si dhe për mbrojtjen civile.
Megjithatë, konkurrenca për fondet është e lartë, pasi edhe shërbimet e inteligjencës dhe strukturat e sigurisë kibernetike kërkojnë pjesën e tyre.
Tiesler vlerësoi se do të nevojiten të paktën 10 miliardë euro në katër vitet e ardhshme, dhe 30 miliardë euro përgjatë dekadës së ardhshme, për të mbuluar nevojat e mbrojtjes civile. Ai propozoi gjithashtu krijimin e një shërbimi civil të detyrueshëm ose vullnetar, si dhe inkurajoi qytetarët të mbajnë rezerva për emergjenca.
“Mbani furnizime për të paktën 10 ditë, nëse është e mundur”, ishte mesazhi i tij për popullsinë, duke përmendur thirrje të ngjashme edhe nga qeveri të tjera evropiane.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania6 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
