Organizata “Familja dhe Shpresa” nga Klina, po kërkojnë nga diplomati amerikan Oliver Mans, që ligji për Gjykatën Speciale në Kosovë të plotësohet për krimet e Serbisë.
Përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyçi, pas takimit me diplomatin amerikan nga Amabasada e SHBA-së, Oliver S. Mains, për të diskutuar pikërisht për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Bytyqi i foli zotëri Mains-it për krimin ndaj 86 civilëve shqiptarë nga komuna e Klinës të cilët u ekzekutuan nga ushtarët serbë me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës si dhe për krimet e tjera kur forcat ushtarake, policore e paramilitare vranë 13000 civilë shqiptarë e përdhunuan 20,000 gra dhe vajza shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999 për pavarësi.
“Tashmë gjykatat e Kosovës edhe pse deri para pak ditësh ishin të ndihmuara nga prokurorët e gjykatësit e EULEX-it, nuk po mund të kryejnë punën e tyre për të çuar drejtësinë deri në fund, edhe pse ka pasur tentime e madje e dënime nga gjykatat vendore në mungesë të kriminelëve serbë të rangut të lartë ushtarak”, thuhet në njoftim.
Komunikata e dërguar për media thotë se Bytyqi dhe Mains në fund të takimit u pajtuan që të mbesin në kontakt në të ardhmen dhe eventualisht të mund të krijohet ndonjë lloj bashkëpunimi.
Komunikata e plotë dërguar nga organizata “Familja dhe Shpresa”:
Zana Bytyqi diplomatit Amerikan: Ligji për gjykatën speciale DUHET që të plotësohet për krimet serbe
Kriminelët e Serbisë DUHET që të ndëshkohen për krimet ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës dhe ligji për Gjykatën Speciale i miratuar nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015 DUHET që të plotësohet për këtë qëllim pa vonesë, i ka thënë sot përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina, Zana Bytyqi diplomatit amerikan nga Ambasada e SHBA-ve Olivier S. Mains?
Bytyqi është takuar sot me zotëri Mans, i cili është zyrtar për çështje politike në Ambasadën në Prishtinë, me kërkesën e këtij të fundit.
“Ligji për Gjykatën Speciale i miratuar me 3 Gusht 2015 nga parlamenti i vendit tonë DUHET që të PLOTËSOHET , pikërisht nga ligjvënësit e vendit tonë”, tha Bytyqi gjatë takimit të sotëm të mbajtur në Prishtinë.
Bytyqi i foli zotëri Mains-it për krimin ndaj 86 civilëve shqiptarë nga komuna e Klinës të cilët u ekzekutuan nga ushtarët serbë me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës si dhe për krimet e tjera kur forcat ushtarake, policore e paramilitare vranë 13000 civilë shqiptarë e përdhunuan 20,000 gra dhe vajza shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999 për pavarësi.
“Në Kosovë janë 500 varreza masive me viktima civile shqiptare gjatë luftës. Janë përdhunuar 20,000 gra dhe vajza e edhe pas 20 vitesh nuk ka drejtësi as për më të dashurit tanë që u ekzekutuan në Kralan e as për krejt viktimat tjera civile shqiptare nëpër tërë Kosovën. Edhe pas 20 vitesh nuk do të ndalemi, por përkundrazi do të insistojmë edhe më fortë që të detyrojmë krerët e institucioneve të Kosovës, krejt partitë politike e anëtarët e tashëm të parlamentit për të plotësuar këtë ligj selektiv me të cilën u formua kjo gjykatë selektive”, tha Bytyqi, babai i së cilës, Bajrami, dhe daja Nevzat Rraci, e 84 të tjerë u ekzekutuan në Kralan kur ajo ishte 9 vjeçare.
Tashmë gjykatat e Kosovës edhe pse deri para pak ditësh ishin të ndihmuara nga prokurorët e gjykatësit e EULEX-it, nuk po mund të kryejnë punën e tyre për të çuar drejtësinë deri në fund, edhe pse ka pasur tentime e madje e dënime nga gjykatat vendore në mungesë të kriminelëve serbë të rangut të lartë ushtarak.
“Siç e dini, Vuçiç dhe qeveria që ai drejton nuk pranojnë që kriminelët e tyre të luftës të i përgjigjen gjykatave të Kosovës/EULEX-it. Shembulli më i qartë i kësaj janë rastet e Mejës dhe Krushës së Madhe. Gjenerali Momir Stojanovic dhe 16 të tjerë, përkundër që janë të akuzuar nga gjykatësit e BE-së dhe të Kosovës në gjykatën e Gjakovës për masakrat e kryera në Mejë dhe Krushë të Madhe gjatë luftës së viteve 1998-1999, ende shëtisin të lirë në Serbi. Ata janë të mbrojtur nga Aleksandar Vuçiçi. Të gjithë këta ushtarakë të lartë të akuzuar, janë edhe në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL tanimë 4 vite. Serbia nuk i dorëzon dhe nuk do t’i dorëzojë kriminelët e vet tek gjykatat në Kosovë. Prandaj edhe DUHET plotësuar ky ligj në mënyrë që prokuroria e kësaj gjykatë të fillojë të merret me krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe këta kriminelë dhe krejt kriminelët e tjerë që gjenden në Serbi e gjetiu të dërgohen atje në Hagë,” tha Bytyqi në vazhdim të bisedës me diplomatin Amerikan Olivier Mains.
“Krejt çfarë ne po kërkojmë është që të ketë drejtësi për të gjithë e jo siç po bëhet me gjykatën e formuar e cila po kërkon drejtësi selektive dhe po injoron viktimat shqiptare,” tha përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa” gjatë bisedës së sotme me diplomatin amerikan.
Bytyqi dhe Mains në fund të takimit u pajtuan që të mbesin në kontakt në të ardhmen dhe eventualisht të mund të krijohet ndonjë lloj bashkëpunimi (kjo kështu pas kërkesës së zotëri Mains-it) midis shoqatës “Familja dhe Shpresa” dhe Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë lidhur me çështjet e krimeve të luftës, personave të zhdukur dhe aktiviteteve të tjera në pritje të shoqatës nga Klina.