Albania
Grida Duma: Duhet të ishim në prostestë, por qytetarët nuk na duan
Ish-nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka komentuar deklaratat e krydemokratit Lulzim Basha në lidhje me protestat që po bëjnë qytetarët kundër rritjes së çmimeve.
Duma teksa flet për gazetarët përpara se të futej në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ironizoi Bashën kur tha se nuk mund të bësh opozitë, duke i dhënë këshilla Qeverisë, por duhet të ishte në shesh me qytetarët, pavarsisht se “ata nuk i duan”.
Albania
Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën
Ky që shihni në foto është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec.
Rushan Selko është identifikuar dhe arrestuar nga policia rreth ngjarjes së rëndë.
Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.
Albania
Nga arrestimet e nivelit të lartë te besueshmëria publike, analisti: SPAK “personazhi” i vitit 2025
Analisti Ervis Iljazaj ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku u analizuan ngjarjet që shënuan vitin 2025. Sipas Iljazajt, ky vit mund të cilësohet si viti i betejës mes politikës dhe drejtësisë. Ai theksoi se, nëse do të duhej të përcaktohej një “personazh i vitit”, ai nuk do të ishte një individ i vetëm, por struktura e SPAK-ut.
“Ky vit nisi me një arrestim të bujshëm, atë të Erion Veliajt, dhe u mbyll me një kërkesë për arrestimin e një personi tjetër të rëndësishëm në Shqipëri. Nëse do të më duhej të zgjidhja njeriun e vitit, do të zgjidhja jo një person, por SPAK-un si strukturë”, u shpreh Iljazaj.
Ai vlerësoi se SPAK ka kryer punën e tij dhe se fakti që sipas tij në vend ka korrupsion nuk është përgjegjësi e këtij institucioni. Sipas tij, kritikat për “protagonizëm të tepruar” ndaj SPAK-ut nuk janë të drejta, pasi ky protagonizëm lidhet me kontekstin politik dhe klasën politike në Shqipëri.
Iljazaj theksoi gjithashtu se, për herë të parë, edhe sipas sondazheve të realizuara nga Euronews, SPAK rezulton si institucioni më i besueshëm në vend.
“Unë gjykoj se SPAK ka qenë në punën e vet. Fakti që këtu ka korrupsion nuk është faji i tyre dhe nuk do të thotë që ata duhet të ndalojnë apo të marrin më pak protagonizëm. E dëgjoj shpesh këtë diskutim se SPAK ka shumë protagonizëm, por kjo nuk është për faj të tyre; është për faj të kontekstit ku jetojmë, politikës dhe klasës politike që kemi. Për herë të parë këtë vit, edhe nga sondazhet që ka bërë Euronews, rezulton se kemi një strukturë të drejtësisë që është institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Përkundrazi, gjatë gjithë tranzicionit, institucionet e drejtësisë janë cilësuar si ndër më të korruptuarat. Nëse hapim të gjitha sondazhet dhe raportet nga vitet ’90 e deri më sot, institucionet që perceptoheshin si më të korruptuarat ishin ato të drejtësisë. Këtë vit ky raport është përmbysur plotësisht. A është ky një gjykim plotësisht objektiv dhe i saktë, kjo mbetet për t’u diskutuar, por sondazhet tregojnë këtë realitet: për herë të parë në Shqipëri kemi një institucion drejtësie që është më i besueshmi”, tha ai.
Në përfundim, Iljazaj nënvizoi se, pavarësisht protagonizmit të madh publik, SPAK ka bërë punën e tij dhe, sipas tij, struktura e posaçme antikorrupsion duhet të konsiderohet “personazhi i vitit 2025”.
“SPAK ka pasur një protagonizëm jo normal, por ama ka bërë punën e tij. Për mua, njeriu i vitit është kjo strukturë, nëse do të zgjedhim personazhin e vitit”, përfundoi Iljazaj.
Albania
Vendimi, Policia e Shtetit shpërblen efektivët me 30 mijë lekë të reja në fundvit
Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin e punonjësve në strukturat vendore për fundvit, duke njohur përkushtimin e tyre gjatë menaxhimit të sezonit turistik. Sipas urdhrit të miratuar nga autoritetet, çdo punonjës me gradë policore do të marrë 30,000 lekë.
Shpërblimi është dhënë “për angazhimin dhe profesionalizmin në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik”, duke u dhënë si një nderim dhe stimul për punën e tyre në fund të vitit. Struktura e burimeve njerëzore në nivel vendor do të hartojë urdhrat për shpërblimin dhe relacionin përkatës, ndërsa drejtuesit e strukturave vendore duhet të zbatojnë menjëherë vendimin.
Efektet financiare të këtij urdhri mbulohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për programin “Policia e Shtetit”. Urdhri hyn në fuqi menjëherë.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania10 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
