Albania
Helidon Kastrati, histori suksesi në Britani dhe investimi i guximshëm që nuk mbështetet nga shteti shqiptar
Shqiptarët në diasporë pavarësisht vështirësive të fillimit kanë mundur të ndërtojnë më së miri jetën atje ku ndodhen në vende të ndryshme dhe shumë prej tyre kanë qenë dhe të suksesshëm në sipërmarrjet e tyre.
Njëri prej tyre është Helidon Kastrati i cili punon dhe jeton në Londër dhe është një histori suksesi në atë çfarë ai ka arritur dhe përçuar atje dhe kontributin e dhënë për çështjen shqiptare. Kur shumë emra shqiptarësh kanë investuar në mjaft fusha fitimprurëse, inxhinieri më origjinë nga Durrësi 29 vjet në emigracion, prej të cilave 21 vite në Britani të Madhe (Londër) ka guxuar të bëj atë që pak shqiptarë e kanë menduar ta bëjnë apo e kanë bërë, të ndërtojë një media për informim dhe edukim të shqiptarëve që punojnë jo vetëm në Britani të Madhe, por dhe më gjerë. Helidon Kastrati ka ngritur kanalin e parë të diasporës Alb Uk TV Base On London që transmeton në IPTV e kabllore të ndryshëm si dhe ka dhënë më të mirën përmes këtij televizioni, por dhe ndihmës së tij konkrete duke ndikuar tek televizionet britanike për të ngritur lartë emrin e Shqipërisë.
E gjitha kjo nis nga pasioni që z.Kastrati ka për televizionin dhe dëshirën për të çuar në shtëpitë e shqiptarëve me banim në Britani dhe Diasporë Gjuhën Shqipe. Për promovimin e shqiptarëve dhe Shqipërisë, Helidon Kastrati ka kontribuar që dërguar Sky B të pasqyrojë vendin tonë më së miri tek publiku vendas, kjo vetëm e vetëm që shqiptari i mirë në emigracion ka dashur që të ngrejë emrin e shqiptarëve e Shqipërisë. Televizioni i tij ishte i vetmi që ishte i pranishëm Ëorld Ttrading për turizmin, atje ku asnjë kamer shqiptare nuk shprehu interes për të qenë! E sigurisht të mbash një media është shumë e vështirë, por Helidon Kastrati ka mundur të ia dal me vështirësi deri më tani që të prodhojë Alb Uk TV, informacion dhe programacion të bollshëm.
Shteti shqiptar bën vetëm propagandë dhe nuk kujdeset aspak për shtetasit e vet që prej gati 3 dekadash jetojnë dhe punojnë në diasporë për të iu dhënë mbështetje që brezat që lindin dhe rriten atje, të marrin informacion dhe kulturë përmes teksteve apo dhe mediave në shqip siç është ky rasti, një histori suksesi e Helidon Kastratit. Qeveria Shqiptare jo vetëm nuk i mbështet këto media, të cilat janë urë kryesore e komunikimit të emigrantëve me njëri-tjetrin por dhe me shtetin amë, por qeveria paturpësisht nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me ta.
Qeveria nuk bashkëpunon me media e diasporës, por groposë lekët tek RTSH/Qeveria Shqiptare paturpësisht jo vetëm që nuk mbështet këtë media si rasti i medias së z.Kastrati, një pasuri e madhe shqiptare në diasporë, por paturpësisht vazhdon të groposë para në Televizionin Publik Shqiptar sërish në emër të diasporës. Ministri i Shtetit për Diasporën njoftoi të mërkurën se qeveria ka miratuar projekt/vendimin për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën. Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën. Në vend që këto para të shkonin në origjinë, pra, për mediat e diasporës e konkretisht Alb Uk TV që të mbështeteshin për prodhimin e emisioneve të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare në terren, atje ku mund të bëheshin dhe më shumë dhe me kosto më të lirë, këto fonde i çohen dhe groposen ne RTVSH. Alb Uk TV, prej një viti është në transmetim me informacion dhe programacion të bollshëm dhe me kapacitete të mjaftueshme për t’i krye mësë miri detyrat funksionale për gjithçka theksohen në vendimin e qeverisë për RTSH apo dhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit. E sigurisht nëse shteti do ta ofronte këtë mbështetje me fonde jo vetëm që prodhimi i emisioneve, programeve dhe dokumentarëve do të ishte i bollshëm, por të shërbente dhe për rritjen e medias në gjuhën shqipe ne diasporë e krijuar rishtaz nga shqiptarë të suksesshëm që kanë guxuar të ndërmarrin një nisëm të tillë e njëri prej tyre që meriton vlerësimin maksimal të çdo shqiptarë është edhe Helidon Kastrati. Projektvendimi i propozuar nga ministri Majko, tashmë një VKM, një bën gjë tjetër veçse do të heq disa dhjetëra apo qindra mijëra euro në mos më shumë euro nga buxheti i shtetit dhe efikasiteti nuk do të ishte ai i pritshmi.
Rreth Alb Uk TV/Ky është televizioni i parë në Britaninë e Madhe, një sipërmarrje e suksesshme e një njeriu të suksesshëm si Helidon Kastrati i cili së bashku me stafin po punojnë fort dhe në mënyrë energjike për të bërë dhe dhënë më të mirën për ngritjen e emrit të Shqipërisë në botë duke ndihmuar ne edukim, gjuhen etj.
Në Alb Uk TV do të gjeni filma shqiptar dhe të huaj, dokumentarë, programe për fëmijë e shumë informacione të ndryshme, muzikë videot më të reja me këngë shqiptare si dhe nuk mungojnë as emisionet politike. Me konkretisht gjeni emisionin “Rockabillia”, i vetëm dedikuar muzikës Rock qe vjen përpara jush nga Dafina Rama dhe Ervin Gjonaj ku pjesë nga emisioni mund të ndiqni në facebook, kurse emisionin e plotë mund ta ndiqni në Stream çdo të Shtunë ora 3pm.
Interesante është dhe emisioni për fëmijë “Argëtohu me Aniten”, prezantuar nga Anita Kalemi çdo të mërkurë, e cila ka dhe një emision tjetër “Zonë VIP”
për të gjitha të rejat rreth shoëbizzit shqiptar dhe atij të huaj e shoqëruar dhe nga Ana Kola. Tjetër emisioni është dhe “Unë Guxoj” ku ka diskutim, argëtim, por me e rëndësishme, a të guxojmë thotë prezantuesja Eda Berisha, emision që transmetohet çdo të premte, apo dhe emisionet “100% Shqip”, çdo të mërkurë dhe të dielë dhe “Big Alb Biz” te martën si dhe së shpejti pritet të vij emisioni E-Shoë çdo te enjte. ALB UK TV mund te shikohet ne IPTV, KABLLORE dhe Telekom Maqedonia. Televizioni ndermerr nisma për të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe! Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e artit dhe të bëjnë ëndrrat e tyre realitet, si në këngë, kërcim, recitim. Duhet theksuar se z.Kastrati tek Alb UK TV ka ofruar për eksperiencë gazetarin me eksperiensë 52 vjecare, Mr Ian Pelham Turner (ka drejtë për me folë për familjen mbretërore) , i cili po promovon shqiptaret si në kanalin Sky B ashtu dhe në Alb Uk TV duke e ngritur emrin e komunitetit shqiptar në botë në të kundërt nga disa mediat që japin vetëm vetë lajme zeza. Mina HYSA
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania7 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports6 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania22 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania7 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania24 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
