• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Historia/ Kush ishte shkodrania e para aktore femër e Turqisë

Historia/ Kush ishte shkodrania e para aktore femër e Turqisë

by albnews
18 July, 2022
in Albania
0
5
VIEWS

Habibe Molla lindi më 16 korrik 1906 në familjen e një ushtaraku në Shkodër. Ishte një fëmijë gazmor dhe lozanjare, por jeta e saj do të ndryshonte pas ekzekutimit të babait saj, emri i të cilit nuk dihet, vetëm mbiemri Molla. Habibe Molla jetonte me gjyshin e saj në Shkodër deri në momentin kur ai vendosi të largohej në Turqi dhe të vendosej në Uskudar të Stambollit.

Nga Shkodra e Shqipërisë në Shkodrën e BosforitPasi diplomohet në shkollën e mesme Habibe Molla u emërua mësuse shkolle  në Uskudar. Ja vlen të ndalemi në këtë rajon të Stambollit në ngushticën e Bosforit sepse emri i këtij rajoni me një popullsi afro një milion banorë ka të njëjtin emertim historik siç e ka edhe Shkodra, Scutari. Në 1338 udhëheqësi osman Orhan Gazi mori Skutarin, duke i dhënë mundësi osmanëve të kenë një bazë fare pranë Konstandinopojës. Sa i përket emërtimin besohet se emri Scutari, siç e kishte edhe Shkodra, do të thotë “lëkurë të papërpunuara”.  Është i njohur fakti se edhe Shkodra e Shqipërisë ka qënë një qënder ku mblidheshin lëkurë të kafshëve të pyllit dhe tregtoheshin në Venedik e gjetkë përmes anijeve tregtare që kalonin në Bunën e lundrueshme aso kohe.

Kur Habibe Molla u bë aktorja e parë femër në Turqi

Në vitin 1923 ishte krijuar nga Sadi Fikret një grup teatror i lëvizshëm që aso kohe ishin aq shumë të preferuar.

Nuk vinte spektatori në teatër, por shkonte teatri shetitës fshat në fshat e qytet në qytet. Shumica e shfaqjeve ishin skeçe e vodevile, kryesisht skena humori. E rekomanduar nga një i afërt, drejtuesi i trupës së teatrit shëtitës  e pranon për një  turne në Izmir, Habiben.  Shfaqjet teatrore  në atë kohë nuk kishin aktore femra. Ishim meshkujt që losnin rolet e femrave. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri deri vonë. Habibe Molla, tashmë me emrin  Halide Piskin, kishte një natyrë pak e zymtë. Ishte pikërisht jeta e saj pa dashurinë prindërore  dhe me fatkeqësi në jetë që e bënin të ishte hijerëndë. Dhe krejt ndryshe prej moshës që kishte, roli që i dhanë ishte ai i një halle, e cila  kishte si karakteristikë të folurën hundore të forte, tip të cilin ajo e realizoi shumë bukur dhe që do ta vazhdonte për vite të tëra si personazh në situata të panumërta dhe në gjini të ndryshme si në teatër por edhe në emisionet e radios. Mirëpo në vitin 1925 ndodhi që grupi i teatrit lëvizës nuk mundi të vazhdonte veprimtaritë.  Meqë ishte e para aktore e skenës e morën pa shumë hezitim në Teatrin e Stambollit. Në vitin 1933 ajo u bë shumë e njohur me rolet e veta në filma dhe një aktore e kërkuar. Madje në kronikat e kohës shkruhej se spektatorët u dyndeshin në të gjitha kinematë e vendit për të parë lojën brilante të Halide Piskin. Kalon një periudhë të vështirë dhe detyrohet të punojë në radio gjithnjë me tipin humoresk që kishte krijuar, me skeçe e humore të cilat i përgatiste vetë. Ajo konsiderohej gjithashtu edhe si një krijuese shumë e mirë e  materialeve letrare të skenës.

Në vitin 1944  pasi që kishte punuar në kompani të ndryshme teatrore u kthye sërish në teatrin e Qytetit të Stambollit duke u bërë një nga aktoret kryesore. Ajo ka një repertor të gjërë si aktore por edhe si  shkrimtare filmi si në “Kivircik PASA” (1941),/ “Duvaksiz Gelin” (1942) dhe “Dügün gecesi “(1933).  Ne  Filmografine per Halide Piskin mund te rradhisim edhe :  “Kafes Arkasında” (1930),  “Fermanlı Deli Hazretleri” (1930), “Kafatası” (1932),  “Yanlışlıklar Komedyası” (1938),  “Anna Karenina” (1939) , “Lüküs Hayat” 1950,  “Yelpaze” (1955),  “Kızımın Başına Gelenler” (1958) , “Bir Kilo Namus” (1959). Filmi i saj i fundit i Halide Piskin  ishte “Çfarë ka ndodhur me vajzën time”,  për të cilin ka shkruar edhe skenarin. Ishte një aktore e madhe, e talentuar, e kompletuar si artiste por edhe autore e shume shkrimeve e skenarëve, skeçeve, artistja e parë e varieteteve në Turqi, e konsideruar një talent i madh, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm. Edhe pse pa arsimimin e duhur profesional për skenë, arriti të bëhet aktorja e parë dhe më e njohura në Turqi. Dhe për më tej edhe pse e kish ndjekur fati i keq në jetë, në skenë ajo ngjallte aq  shumë humor, aq shumë dritë e besim tek njerëzit të cilët e donin shumë. Siç mbeti e vetmuar në fëmini në Shkodër ashtu i shkoi jeta,  gjithsësi një jetë e vrullëshme artistike, pasiononte, me një individualitet të spikatur, kurrë pa u shkëputur  nga skena e teatrit apo ekrani i filmit. U nda nga jeta për shkak të dëmtimin të veshkave në moshen 53 vjeçare, me 1 nëntor 1959 në qytetin e Stambollit. Filmat e saj në Turqi edhe sot e kësaj dite shihen dhe admirohen, aq shumë ka lënë gjurmë në kinematografinë turke artistja e madhe që lindi në qytetin e Shkodrës, Halide Piskin./Materiale marrë nga shkrimi i KOLEC TRABOINI

Previous Post

Maqedonia e Veriut nesër do ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

Next Post

Variantet e reja të Covid gjithnjë e më të buta, kjo është ajo që priste shkenca

albnews

albnews

Related Posts

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD
Albania

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi
Albania

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet
Albania

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Next Post
Variantet e reja të Covid gjithnjë e më të buta, kjo është ajo që priste shkenca

Variantet e reja të Covid gjithnjë e më të buta, kjo është ajo që priste shkenca

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM