ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje. 9 minutes ago
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale. 12 minutes ago
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys 24 minutes ago
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 9 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

I ngarkuari me punë i Kinës në Shqipëri: Mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve

albnews by albnews
27 September, 2023
in Albania, Bota
0
I ngarkuari me punë i Kinës në Shqipëri: Mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë shënoi dje 74-vjetorin e themelimit të kësaj republike me një pritje ku ishin të ftuar përfaqësues shtetërorë, të Trupit Diplomatik, dashamirës të kulturës dhe trashëgimisë kineze. I pranishëm ishte edhe Bardhyl Kollçaku, kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë në Kuvendin e Shqipërisë.

Pritja u shoqërua me performanca të ndryshme nga kultura kineze, ndërsa artistët e ftuar janë pjesë e Javës së Kulturës Kineze në Tiranë. Në fjalimin e tij me këtë rast, i ngarkuari me punë i Ambasadës Popullore të Kinës në Shqipëri, Wang Dexin vuri në dukje se gjatë 74 viteve të fundit, Kina është zhvilluar nga një vend bujqësor i prapambetur në vendin më të madh prodhues në botë, në fakt i vetmi vend që ka të gjitha seksionet industriale të listuara nga Kombet e Bashkuara. Vëllimi i përgjithshëm ekonomik është rritur nga 7.7 miliardë euro në vitin 1952 në 15 trilionë euro në vitin 2022, me PBB-në për frymë duke u rritur nga 15 euro në më shumë se 11,000 euro.

RelatedPosts

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Dexin u ndal në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, duke sjellë në kujtesë se në vitet 1960 dhe 1970, Kina dhe Shqipëria krijuan së bashku një kapitull miqësie.

“Vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi, me të dy vendet që përballen me mundësi të reja bashkëpunimi në kuadër të Iniciativës “një Brez, një Rrugë” dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit “Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore”. Në gjysmën e parë të vitit 2023, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë arriti në 459 milionë euro, me një rritje prej 26%. Eksporti nga Shqipëria drejt Kinës ka qenë i diversifikuar. Mjalti dhe produktet shqiptare të qumështit kanë hyrë në tregun kinez dhe grupi i parë i mjaltit shqiptar të cilësisë së lartë është eksportuar në Kinë këtë muaj. Të gjitha këto i kanë dhënë një shtysë të re bashkëpunimit tregtar Kinë-Shqipëri. Në fillim të këtij viti, të dy vendet nënshkruan Marrëveshjen për Heqjen Reciproke të Vizave, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Turistik, duke hapur rrugën për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dypalëshe të personelit. Të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve, të cilat do të nxisin shkëmbimet mes njerëzve dhe do të injektojnë dinamizëm të ri në zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri”, tha Dexin.

Në lidhje me çështjen e krizës në Ukrainë, ai tha se Kina ka qëndruar e vendosur për paqe dhe dialog, dhe është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të krijuar konsensus dhe besim, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e Kinës për zgjidhjen paqësore të krizës në Ukrainë. / ATSH

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

14 December, 2025
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

14 December, 2025
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

14 December, 2025
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result