Connect with us

Albania

“Ia dolëm!”, Parashqevi Simaku del nga spitali, këngëtarja shqiptare shfaqet e transformuar

Published

on

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike.

Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.

Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.

Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

Advertisement

“Surprizë, ia dolëm”, shkruan OIlirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë.

Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik.

Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

Advertisement

I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse.Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending