Italia është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, po ndikon edhe në botën e futbollit.
Pak ditë pasi u anuluan disa sfida në Serie A dhe më pas që u mor vendimi që deri në prill të mos lejohet hyrja e tifozëve nëpër stadiume, UEFA ka dalë me vendim zyrtar për klubet që luajnë në Evropë.
UEFA ka njoftuar sot zyrtarisht se sfidat e Ligës së Kampionëve mes Valencias dhe Atalantës dhe ajo e Ligës së Evropës mes Interit dhe Getafes, do të luhen pa pranin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Ende nuk ka një vendim sa i përket sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, por klubi katalan vijon të shesë biletat dhe gjasat janë që të luhet normalisht, me praninë e publikut spanjoll e italian.
Ndërsa s’ka njoftim as për sfidën Juventus – Lyon, nëse do të ketë tifozë, apo çafër do të ndodhë.