Irani i kërkon BE-së rol konstruktiv në negociata

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i bëri thirrje Evropës të luajë një rol konstruktiv në negociatat për t’i dhënë fund tensioneve me SHBA-në, gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Në një postim në Telegram, Pezeshkian theksoi se Teherani synon të vazhdojë negociatat vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke paralajmëruar se çdo veprim jashtë këtyre kornizave pengon arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Ai nënvizoi se Evropa mund të ndihmojë duke inkurajuar SHBA-në të respektojë këto parime, ndërsa kritikoi qasjet e bazuara në kërcënime, presion dhe veprime ushtarake, të cilat sipas tij vetëm sa e përkeqësojnë situatën.

Share This Article