ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 25 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 28 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 32 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 33 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 38 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Ironikja dhe absurdja në prozën e F. Pirevës

albnews by albnews
25 January, 2023
in Kosova
0
Ironikja dhe absurdja në prozën e F. Pirevës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur e pata marrë në duar librin “Nëpunësi i Kuvendit” të Fehmi Pirevës, këtu e një vit më parë, e para gjë që më erdhi në mendje ishte titulli: më ngjante me atë të Kadaresë, “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave”. Në përshtypjen e parë “Kuvendi” i Pirevës më dukej një ngrehinë sikur “Pallati” i Kadaresë; po ashtu më ngjanin ndër vete edhe dy nëpunësit fatkëqij: Elon Krasniqi me Ebu Qerimin. Por, kishte edhe dallime: në vend të përshkrimit të ftoftë e të frikshëm që jep Kadareja mbi strukturën e Pallatit, ku përpunoheshin ëndrrat e një perandorie, Kuvendit të Pirevës i mungonte ky përshkrim; mungonte po ashtu edhe përmasa e skëterrshme e ngrehinës shtetërore.

Në vend të kësaj Pireva ndalej te drama psikologjike e personazhit të tij, Elon Krasniqit. Nuk do të ishte ndonjë kritikë nëse që në fillim themi se edhe Fehmi Pireva bënë pjesë në grupin e atyre autorëve në veprat e të cilëve vërehen ndikime të theksuara stilistike, gjuhësore dhe ideore nga letërsia e Ismail Kadaresë. Përkundrazi. Bota që ndërtonte Fehmi Pireva në romanin “Nëpunësi i Kuvendit” nuk ishte një botë imagjinare që kapërcente shekujt, kontinentet; ishte një botë reale të cilën e gjenim fare afër nesh, madje ndonjëherë edhe brenda nesh.

RelatedPosts

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

“Nëpunësi i Kuvendit” i nënshtrohej rregullave që paracaktonte zhanri i prozës dokumentare (apo ajo që në trendët botërorë të letërsisë së kohës sonë quhet non fiction). Duke u nisur nga ky fakt libri mund të lexohej si një ditar personal i autorit, mund të lexohej, madje, edhe si një qëndrim kritik i tij (i autorit) për çështjet shqetësuese me të cilat përballej personazhi i tij autoideografik etj. Në një këndvështrim më të përgjithshëm ky libër dukej i liruar nga përbërësit deskriptivë. Ky fakt e bënte atë një lloj letërsie tjetër, një letërsi që e riprodhon realitetin por pa e përdorur trillin, pa të cilin, sot e këtu, nuk bëhet letërsia në termet e saj tradicionalë. Autori amerikan, John Hollowell, në studimin e tij “Fakti dhe trillimi: gazetaria dhe romani jofiksional”, qysh në vitin 1977 paralajmëronte se, zhvillimi i zhanreve të gazetarisë do ta zbehë gjithnjë e më shumë kufirin mes gazetarisë dhe letërsisë. “Realiteti i përditshëm është bërë më fantastik se trillimi”, shkruante Hollowell.

Autorit Pireva, siç duket, po i fle në hatër ky lloj shkrimi. Tani ai na ofron librin e radhës (“Vdekja nga letrat”) të po kësaj fryme: një shkrirje e letërsisë me disa zhanre të shkrimit dokumentar. Pireva sikur e ka gjetur teknikën e pasqyrimit letrar të realitetit përmes një shkrimi me karakter krejtësisht dokumentar. Fillimi i romanit “Vdekja nga letrat” ngjan me ata klasikët që nisin me kujtimet fëmijërore (Coming-of-Age-Story) dhe që mbarojnë me “moshën e pakohë” kur të vërtetat nisin të bien si iluzione prej letre. “Vdekja prej letrave” është i ndarë në tregime të cilat fare lehtë mund të lexohen edhe si të ndara më vete. Autori përdor personalen dhe individualen për t’i vënë në provë “të vërtetat dokumentare”. Tregimet ai i shkruan shkurt, sikur për të dashur që ta ndjek parimin çehovian se “arti i të shkruarit është të shkruarit shkurt”. Tregimet, edhe pse me parashenjë krejtësisht dokumentare, i shquan një ndjesi e theksuar letrare; na bëjnë për vete veçanërisht me nëntekstin ironik. Në vetën e parë njëjës narratori identifikohet fare lehtë me vet autorin, i cili me kureshtjen e një fëmije rrekët ta kuptojë botën, e midis asaj bote, magjinë dhe misterin e një bote edhe më të çuditshme: botën e letërsisë. Përmes teknikave të shkrimit jofiksional, ku nuk mungon ironia e ngjarjeve sociale e politike të kohës, këto tregime na japin tablonë e errët të Kosovës së viteve ‘70-të e ‘80-të të shekullit të kaluar. Autori e përshkruan fatin e një fëmije të trembur, i cili pavarësisht të gjithave nuk i nënshtrohet fatit të keq. Me një nëntekst kritik ai e përshkruan bukur kufizimin e lirisë së një fëmije, që në fakt ishte edhe kufizim i lirisë së një populli. Ky është kuptimi i bartur apo metafora e Fehmi Pirevës në këtë roman: dëshirat dhe ëndrrat e ndrydhura e të pamundura të një fëmije, janë dhe dëshirat dhe ëndrrat e ndrydhura e të pamundura të një populli. Në pjesën e dytë romani merr intensitet me ngjarje interesante, të cilat autori i ka vënë në ndërvarësi me romanin e tij të parë, “Nëpunësi i Kuvendit”. Përmes rrëfimit ai na shpie në një mjedis përgjatë të cilit na shoqëron një ndjenjë makthi.

Personazhi narrator (Nëpunësi i Kuvendit), që siç thamë në krye të herës identifikohet me autorin, përballet me situata absurde, qesharake, të pakëndshme, por herë-herë edhe të rrezikshme. Si personazhi i Franc Kafkës, Josef K. edhe ai akuzohet për një faj krejtësisht të panjohur. Ka bërë “krim” pse ngjarjet dhe personazhet e romanit të tij i ka huajtur nga kthinat dhe prapaskenat e errëta të institucionit ku punon: Parlamentit. Vetëm kur bie në dëshpërim si pasojë e presioneve “zyrtare”, personazhit-narrator do t’i kthehen në kujtesë kohërat e vështira të fëmijërisë që nuk kishin marrë fund.

I kthehen në kujtesë edhe fjalët e nënës së ndjerë se njeriu fare lehtë mund të vdiste nga letrat. Në këtë roman të shkurtër të Pirevës na zbulohet njëra prej fytyrave të shëmtuara të vendit tonë: kërcënimi nga shteti. Njëjtë si në kohën e pushtimit njeriu i shkretë shqiptar vazhdon të jetë i kërcënuar nga shteti. E, ndërkaq, absurdi më i madh është se më të kërcënuarit janë ata që janë pjesë e sistemit të shtetit. Në këtë libër të Pirevës frika (vdekja) nga letra nuk është një papyrophobi, as një gogol i netëve të frikshme të fëmijërisë, por një reminishencë fantazmagorike në hapësirëkohën shqiptare, e cila nuk shuhet kurrë, por vetëm i ndërron maskat në fytyrë. Shteti vazhdon t’i kërcënojë jokonformistët edhe në kushtet e lirisë. Letra (letërsia) vazhdon të jetë kob, faj e mëkat. Arben Veselaj, më 20 janar 2023

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result