Connect with us

Albania

Iu shemb shtëpia nga tërmeti, bashkia e lë jashtë: Ka pronë tjetër

Published

on

Emisioni “Stop” ishte në lagjen Dubai në Kamëz për rastin e zonjës Leonora Ndini, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit 2019. Prej 2 vitesh ajo merr të njëjtën përgjigje, që skualifikohet, pasi rezulton pronare në 2 apartamente.

Zonja Ndini shprehet, se e vetmja banesë është ajo, ku jeton në Kamëz dhe nuk ka pronësi në asnjë vend tjetër. Bëhet fjalë për një apartament tjetër 63 m2 në zonën kadastrale 8350.

 “Unë shkoj në Bashkinë e Kamzës dhe skualifikohem sepse dal me dy apartamente, një me 95 metra katrorë dhe një me 65 metra katrorë. Me 95 metra katrorë unë figuroj me 4 persona që jetoj. Në këtë familjen tjetër jetoj me 5 persona. Dua të që kjo familja tjetër me 5 persona, ku ndodhet si zonë kadastrale.

Advertisement

Nuk marr pjesë në rindërtim më sepse u skualifikova. Unë këtë dëshiroj që të gjeni dhe pronën tjetër dhe ua fal kush të ma gjejë këtë pronë”, tha zonja.

“Stop” u vu në kontakt me kadastrën dhe provuam, se prona 63m2 nuk ka lidhje me Leonorën, por me një zonjë tjetër, që ka të njëjtin emër e mbiemër, por i ndryshon atësia.

Por problemi i saj vazhdon!

Advertisement

Pas më shumë se 2 vitesh i thuhet, që është në pronësi në këtë shtëpi me vëllezërit dhe ata kanë pronë tjetër, ndaj Leonora është skualifikuar.

Drejtori i Rindërtimit Kamëz: Problemi është, që ju jeni në certifikatë familjare me vëllezërit në lidhje me dokumentet dhe ajo është penalizuese. Akti Normativ është shumë i ftohtë, ça është shkruajtur aty, duhet respektuar. E zemë, që nuk ekziston fare, ky këtu, i dyti. Ti tani je në certifikatë me vëllezërit, vëllezërit rezultojnë me pronësi. Fakti, që ekziston, nuk e përfiton. Për “Ligjin e Rindërtimit” nuk e përfiton, të betohem.

Pas ndërhyrjes së “Stop”, Bashkia Kamëz dha një zgjidhje alternative, për ta siguruar zonjën në banesat, që po bën shteti, për të prekurit nga tërmeti në Valias, një apartament 1+1 në përdorim, sa të ketë jetë.

Advertisement

Drejtori i Rindërtimit Kamëz: Ne do të kemi një bllok shtëpish, që do të përdoren, janë me standarde potenciale, me ashensor, me park, me të gjitha. Do të shkojë dhe Bashkia atje. Tashi nuk është se e merr në pronësi, nuk është pronë e jotja, atë apartament 1+1, kështu më tha kryetari, unë sjell fjalët e kryetarit, unë nuk marr përgjegjësi, por që do e ndjek vetë nga fillimi deri në fund vetëm për respekt të zyshës, natyrisht e merr falas, do paguash vetëm ato taksat. Qëllimi është, që zyshës, që ka pas një fatkeqësi, kam dakordësinë e kryetarit, që zyshën ta sistemojmë në një apartament 1+1 derisa të ketë jetë, shekulloftë!/ Tv Klan

Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending