Connect with us

Bota

Ja sa kohë u duhet syve që të përshtaten plotësisht me errësirën

Published

on

Së pari, është e pamundur të shohësh diçka në errësirë totale.

Errësira totale nënkupton mungesën e dritës, ndërsa të parit varet nga drita. Është mjaft e rrallë të ndodhesh në një situatë me errësirë totale, qoftë edhe natën. Dritat e qytetit që reflektojnë retë, fenerët e makinave, hëna, yjet, madje edhe shkëlqimi i ajrit në qiell të natës – e mbushin natën me dritë të zbehtë. Shumica e përvojave me errësirën janë në të vërtetë raste të errësirës së pjesshme; ku ka akoma një sasi të vogël drite të pranishme. Me kalimin e kohës së mjaftueshme, sytë e njeriut mund të përshtaten që të shohin nivelet e ulëta të dritës të pranishme në errësirë të pjesshme.

Sytë e njeriut duan disa orë për t’u përshtatur plotësisht me errësirën dhe për të arritur ndjeshmërinë e tyre optimale ndaj kushteve të dritës së ulët. Fitimet më të shpejta në ndjeshmërinë e shikimit bëhen në minutat e para pas ekspozimit ndaj errësirës. Për këtë arsye, shumë njerëz mendojnë se vetëm pas disa minutash, sytë e tyre kanë arritur ndjeshmërinë e tyre kulmore. Por disa orë pas ekspozimit në errësirë, sytë e njeriut vazhdojnë të përshtaten dhe të bëjnë fitime të vogla në ndjeshmëri.

Ka disa faktorë që kontribuojnë që sytë e njeriut të përshtaten me errësirën. Siç përshkruhet në tekstin shkollor Optometry: Techniques Science and Clinical Management, redaktuar nga Mark Rosenfield dhe Nicola Logan, tre faktorët kryesorë që ndikojnë në përshtatjen me errësirën janë: bebëza e syritqelizat konike dhe qelizat shufrike.


Public Domain Image, source: Christopher S. Baird.

Bebëza është vrima e errët afër pjesës së përparme të syrit tuaj që lejon dritën të hyjë në sy, në mënyrë që drita të formojë një imazh në pjesën e pasme (retinë). Irisi i cili e rrethon bebëzën, përmban muskuj që kontrollojnë madhësinë e bebëzës. Kur përballen me kushte kur drita është e zbehtë, bebëza zgjerohet. Ky zgjerim lejon sa më shumë dritë në sy, në mënyrë që ndjeshmëria të rritet. Kontributi i bebëzës në përshtatjen e syrit me errësirë zgjat vetëm disa sekonda deri në një minutë për t’u kompletuar.

Qelizat konike përgjatë retinës tuaj, janë përgjegjëse për shikimin e ngjyrave. Ngjashëm me një rrjet pikselësh në një aparat fotografik dixhital, një grup i gjerë i qelizave konike përgjatë retinës ‘zbulon’ copa të ndryshme të dritës me ngjyra që përbëjnë imazhin që ju shihni. Sytë e njeriut kanë qeliza konike të kuqe, të gjelbra dhe të kaltra. Të gjitha ngjyrat e tjera që ekzistojnë përjetohen nga njerëzit si përzierje e së kuqes, gjelbrës dhe së kaltrës.  
Vetë qelizat konike mund të përshtaten me errësirë të pjesshme. Qelizat konike përmbajnë Rodopsinë, e cila është një nga shumë kimikalet e ndjeshme ndaj dritës. Rhodopsina është shumë e ndjeshme ndaj dritës dhe është kimikali kryesor që përdoret nga qelizat konike kur shihet në dritë të zbehtë. Problemi është se rhodopsina është aq e ndjeshme ndaj dritës, sa që nën nivelet normale të dritës, drita deformon dhe çaktivizon këtë kimikal. Pjesën më të madhe të kohës, kur jeni ‘të shoqëruar’ me dritë normale, rhodopsina në sytë tuaj është e çaktivizuar. Me ekspozimin ndaj errësirës, ​​rhodopsina është në gjendje të rigjenerohet dhe riaktivizohet, duke u bërë përsëri e ndjeshme ndaj dritës dhe duke përmirësuar shikimin tuaj gjatë natës. Por ky proces i rigjenerimit kërkon kohë. Qelizat konike marrin rreth 10 minuta për t’u përshtatur në errësirë.

Së fundi, qelizat shufrike  në sytë tuaj janë përgjegjëse për të parit bardhë e zi. Ata janë ‘goditësit përfundimtar’ kur bëhet fjalë për të parit në kushte të dritës së dobët. Qelizat shufrike në shytë tuaj arrijnë këtë vizion të shkëlqyeshëm të natës përmes disa mekanizmave:

1. Ashtu si konet, qelizat shufrike përmbajnë rhodopsin, kimikal që është shumë i ndjeshëm ndaj dritës. Në fakt, qelizat shufrike kanë më shumë në rhodopsin sesa qelizat konike, duke bërë secilën qelizë të vetme shufrike të jetë rreth 100 deri në 1000 herë më e ndjeshme se një qelizë e vetme e konike adaptuar plotësisht.

2. Ka shumë më shumë qeliza shufrike në retinë (100 milion) sesa ka kone (5 milion).

Advertisement

3. Disa qeliza shufrike lidhen me të njëjtin sinjal dalës (i njëjti interneuron). Ky fakt lejon që nivelet më të ulëta të dritës të zbulohen me koston e rezolucionit të imazhit.

4. Qelizat shufrike reagojnë ngadalë ndaj dritës (ato mbledhin dritë për periudha të gjata kohore). Kjo përgjigje e ngadaltë do të thotë që nivele më të ulëta të dritës mund të zbulohen me koston e ndjerë të ndryshimeve të shpejta në kohë.

Qelizave konike duhen disa orë për tu adaptuar plotësisht në errësirë. Astronomët ekspertë me sy të lirë e dinë mirë këtë fakt.

Përmbledhje: me ekspozimin ndaj errësirës, ​​bebëzat tuaja zgjerohen për disa sekonda, kone tuaja përshtaten për 10 minuta dhe qelizat shufrike përshtaten plotësisht pas disa orësh.


Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret

Published

on

By

Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.

Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.

Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.

Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.

Advertisement

Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Continue Reading

Bota

Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)

Published

on

By

Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.

Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.

Advertisement

Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.

Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije

Published

on

By

Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.

Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.

Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.

Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.

Advertisement

Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.

Advertisement

Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.

Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending