Bota
Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?
Kontaktet direkte midis rivalëve të fuqishëm mund të çtensionojnë gjendjen në Gjirin Persik. Për këtë kontribuon aktualisht edhe riorientimi i politikës së SHBA-së.
Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite. „Ulja e tensioneve midis dy vendeve myslimane të Gjirit Persik është në interes të të dy kombeve dhe në interes të rajonit,” tha të hënën (10.05) në një konferencë shtypi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Said Chatibsadeh. Është folur si për temat bilaterale ashtu edhe për temat rajonale, por është ende herët për të njoftuar për rezultatet, tha ai më tej.
Qeveria e Teheranit, e cila është duke zhvilluar aktualisht bisedime edhe në Vjenë për të ardhmen e marrëveshjes atomike, do të qëndrojë në pushtet edhe disa javë. Në muajin qershor në Iran zhvillohen zgjedhjet presidenciale.
“Hapa të kujdesshëm për uljen e tensioneve”
Lidhur me arsyet e këtij afrimi, eksperti për Iranin Adnan Tabatabai nga shoqata e konsultimeve dhe studimeve për Orientin, Carpo, me qendër në Bon, thotë: „Pas shkallëzimeve të mëdha të gjendjes së sigurisë në Gjirin Persik në vitin 2019, dhe pasojave të mëdha të pandemisë së Covid -19 në vitin 2020, duket se si Teherani ashtu edhe Riadi e kanë kuptuar se duhet të ulin tensionet. Por procesi është shumë delikat dhe duhet përkrahur politikisht, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të shohin përfitim dhe të mos humbasin fytyrën në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.”
Tabatabai mendon, se qeveria e Rohanit shpreson që në dialogun me Riadin të arrijë të marrë përkrahje për të arritur një marrëveshjeje të re atomike dhe t’u japë fund të sanksioneve ekonomike që SHBA ka vendosur kundër Iranit. E ardhmja e marrëveshjes nuk është e qartë, pasi SHBA e kryesuar nga Donald Trump doli në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe pas kësaj Teherani ka bërë shkelje të njëpashnjëshme të saj.

Javën e kaluar presidenti irakian Barham Salih konfirmoi, se përfaqësues nga të dy vendet kanë zhvilluar bisedime direkte. Ato janë zhvilluar „më shumë se një herë” në Irak. Kontaktet personale të kryeministrit Kadhimi dhe koordinimi i mirë me pararendësin e tij, Adel Abdul-Mahdi kanë ndihmuar që bisedimet direkte Iran- Arabi Saudite të zhvillohen në Bagdad, mendon Tabatabai.
Fazë e tensioneve në rritje
Iranidhe Arabia Saudite ndodhen në konkurrencë për të kryesuar botën islamike në përgjithësi dhe në rajon në veçanti dhe të dy palët janë palë kundërshtare në shumë konflikte. Ata konkurrojnë për ndikim edhe në Irak. Aty pakica sunite (37 përqind) përballet me shumicën shiite (60 përqind). Irani e konsideron veten si mbrojtës të shiitëve, Arabia Saudite si mbrojtëse të sunitëve.
Irani dhe Riadi nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 2016. Të zemëruar nga ekzekutimi në Arabinë Saudite i fetarit shiit, Nimr Baker al-Nimr, demonstrues konservatorë sulmuan ambasadën saudite në Teheran dhe i vunë zjarrin pjesëve të ndryshme të ndërtesës. Kjo u pasua nga ndërprerja e marrëdhënieve bilaterale.
Irani dhe Arabia Saudite ndodhen në konkurrencë për të kryesuar botën islamike në përgjithësi dhe në rajon në veçanti
Si përgjigje ndaj „politikës së ushtrimit të presionit maksimal” të SHBA dhe sanksioneve të ashpërsuara, Irani kërcënoi me ndalimin e eksportit të naftës nga Gjiri Persik. Në shtator 2019, dy impiante të kompanisë saudite të naftës, Saudi Amraco, u dëmtuan rëndë nëpërmjet sulmeve me drone dhe raketave. Si pasojë nxjerrja e naftës saudite u përgjysmua. Sulmet u morën përsipër nga rebelët houti të Jemenit, që përkrahen nga Irani. Qeveria amerikane konsideroi Teheranin si nxitës të sulmit dhe presidenti Trump deklaroi gatishmërinë për marrjen e masave ndëshkuese kundër Iranit. SHBA shtoi trupat në rajon. Tensionet në Lindjen e Mesme vazhduan të përshkallëzohen, deri në vrasjen e gjeneralit iranian, Kassem Soleimani me një raketë amerikane në Bagdad, në fillim të vitit 2020.
Arabia Saudite zbulon diplomacinë
Me ardhjen në pushtet të Joe Bidenit pati ndryshime të politikës amerikane në Lindjen e Mesme. Bideni kritikoi qartë luftën e Arabisë Saudite në Jemen dhe për këtë i refuzoi Riadit përkrahjen amerikane. Ai filloi njëkohësisht bisedimet me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes atomike të 2015. Në këto rrethana ndryshimesh ndërkombëtare, princi saudit trashëgimtar i fronit, Mohammed bin Salman deklaroi në fund të muajit prill se synon krijimin e marrëdhënieve të mira me Teheranin dhe se dëshiron të ketë një vend fqinj të pasur. Ai tha në televizionin saudit se mbështet diplomacinë rajonale.
Ekspertja për Lindjen e Mesme në Chatham Hause të Britanisë, Sanam Vakil, sheh ndërkohë që edhe në konfliktin e Jemenit ekziston mundësia e afrimeve midis Riadit dhe Teheranit. Ajo tha për Deutsche Welle-n, se: “Riadi po mundohet të marrë përkrahjen e Iranit, në mos edhe ndihmën, për t’i dhënë fund luftës së Jemenit. Por kjo do të kërkonte që Teherani të sjellë në tryezën e bisedimeve houtit, nëse do ishte në gjendje ta bënte këtë.”
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
Albania11 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
