Albania
Kamza majtas apo djathtas? Tre kandidatët në garë
Xhamat e Bashkisë Kamëz nuk janë rastësisht blu, as fasada e qendrës së Kulturës. Të dy institucionet janë të vendosura në bulevardin që përshkon mes përmes qytetin, bulevard që deri në shtator të vitit 2021 mbante emrin “Bulevardi Blu”.
Simbolika e blusë në bashkinë më të afërt në distancë të kryeqytetit, e përforcuar së tepërmi nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, nuk lidhet me gjë tjetër veçse me ngjyrën partiake të qeverisjes lokale.
Në 7 mandate drejtuesit, prej krijimit si bashki në vitin 1996, pesë prej tyre i kanë përkitur Partisë Demokratike, duke e etiketuar zonën në ligjërimin politik si një bastion blu. Vetëm dy kryebashkiakë kanë qenë të Partisë Socialiste.
I pari Fran Gjini, në 2000-2003 dhe i dyti kryebashkiaku aktual, Rakip Suli. Të dy duket se janë ndihmuar nga rrethanat, për t’u bërë qytetarë të parë të Kamzës. Fran Gjini mori kryesimin pasi tërheqjes nga zgjedhjet të kundërshtarit të tij demokrat Munir Shehu, si rrjedhojë e një vendimi politik të PD të kohës.
19 vite më vonë, socialisti tjetër Rakip Suli, triumfoi pa një kandidat demokrat përballë në zgjedhjet e vitit 2019, të cilat u braktisën nga opozita.
Në përballjen e 14 majit, Rakip Suli kërkon rikonfirmim për një mandat të dytë, përballë Arjan Hoxha, që synon kryesimin nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Pas 4 vitesh në poltronin e numrit 1 të qytetit të Kamzës, Rakip Suli ka një bilanc.
“Sot ne kemi përfunduar rindërtimin, ku janë 426 familje të sistemuara në shtëpia individuale, si edhe përfundimi i zonës së rindërtimit në Valiasin e vjetër, 20 pallate me 270 apartamente. Kamza nuk përmbytet më, 152 km kanalizime. Sa i përket infrastrukturës, në mandatin e parë kemi përfunduar 110 km rrugë me standarde të BE. 38 objekte arsimore, 28 të përfunduara dhe 10 që janë në përfundim e sipër, çerdhe, kopshte dhe shkolla. Xhevahiri, qershia mbi tortë e këtij mandati 4-vjeçar, është ky parku i liqenit të Paskuqanit, ku ne kemi përfunduar, digën, pedonalen 5.1 km dhe falë kontributit të biznesit dhe familjarëve janë mbjellë 22000 pemë dhe falë këtij investimi, në këtë zonë është rritur me 3-fish vlera e pronës”.
Ndërsa kundërshtari i tij në garën e 14 majit, ka një listë të problemeve të qytetit, nga trafiku rrugor deri tek tenderimet abuzive. “Është një qytet që nuk ka një unazë rrethqytetëse, vuan nga trafiku i rënduar, nga ndotja. Problematika të tjera, është rikualifikimi urban. Ju keni dalë në Kamëz, është vërtetë që është investuar nën qeverisjen e PD. Është një qytet, që po të shihet nga lart është i sistemuar deri diku. Jo se nuk ka nevojë, ka nevojë për ndërhyrje, por ka shumë rrugë e rrugica, ku kanalizimet janë akoma me gropa septike. Ku ka rrugica për të cilat nuk është kujdesur asnjëherë pushteti vendor. Ky kryetari aktual, siç edhe nga gjetjet e KLSH, janë mbi 32 tendera abuzive me flamur të kuq, ndërkohë që riasfaltohet nga 2-3 herë një rrugë, pa kanalizime, e më pas çahet për t’u vendosur kanalizimi, pra abuzime nga më të ndryshmet”.
Për pasojë të migrimit të brendshëm, kryesisht e veriut të vendit, popullsia e Kamzës ka shkuar nga gati 13 mijë banorë në vitin 1992, në 104 mijë, sipas censusit të vitit 2011 e në më shumë se 130 mijë aktualisht. Mes sfidave të mandatit të dytë të dëshiruar Rakip Suli ka sistemimin e 175 familjeve të prekura nga unaza e Tiranës. “Me vullnetin e tyre kanë prishur shtëpitë, kanë firmosur marrëveshje dhe ata të kenë një shtëpi të tyren me hipotekë. Ne kemi të mbuluar 85 për qind zonën e Kamzës me ujësjellës. E treta, investime në çdo njësi”.
Projekti i kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” prek trafikun, arsimin dhe sportin. “E para, ndërtimi i unazës rrethqytetësë, apo e bypass-it, që do të çlirojë trafikun, do të ulë ndotjen mjedisore, por edhe do të gjallëroje jetën kulturore. Arsimin do të kthejmë me një turn. Sot është me dy, apo me tre turne. Do të çojmë shkollën tek komuniteti, jo komunitetin tek shkolla, pra fëmijët tanë nuk do të bëjnë nga 5 apo 6 km. Institucionet arsimore, që janë shkatërruara pa asnjë dëmtim nga tërmeti, por vetëm për shkaqe abuzive, nga 5-6 mln euro të tenderuara me tendara abuzive. Do të rikthejnë jetën sportive në Kamëz, duke krijuar akademinë e sporteve por mbi të gjitha ekipin e Kamzës. Absolutisht atë për të cilën ka nevojë Kamza, ndërtimin e një spitali bashkiak”, thotë Hoxha.
Por përse duhet votuesit e kamzës të votojnë Sulin apo Hoxhën? “Në katër vite isha pranë tyre. Dhashë besimin tek bashkia. Nga investimet që bëra është rritur vlera e pronës. Nuk bëra diferencë, i majtë apo i djathtë. Vura dorë tek të pamundurit, që kanë nevojë për dorën e secilit nga ne. Kam patur derën e hapur, tek i majti e tej i djathti, me parti e pa parti”.
“Në vizionin tim nuk ka kryetar, ka menaxher të qytetit. Unë jam qytetar i Kamzës prej 28 vitesh, unë dhe familja ime. Njoh çdo problem, çdo shqetësim, çdo hall e kam të njëjtë me të gjithë qytetarët e Kamzës. Kemi programin më të mirë dhe të konsultuar me të gjithë qytetarët e Kamzës”, tha Hoxha.
Për këtë material, A2 kontaktoi për një intervistë edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, dhe zyrën e shtypit të PD, por nuk mori një përgjigje prej tyre. Gjithkund dinamikat sociale, apo qeverisëse, mund të diktojnë qasje të reja të votuesve, për Kamzën, 14 maji do të jetë një provë, nëse bastioni i së djathtës, vijon të jetë ende i tillë.
/A2
Albania
Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë
Porti i Vlorës vijon të mbetet i ekspozuar ndaj motit të keq pasi kalata ku ankorohen tragetet sa here ka det me dallge rrezikon përplasjen e tragetit.
Sot trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatë e portit me ndihmën e rimorkiatorëve.
Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të niset drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë. Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë.
Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.
Albania
Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit
SHARE
Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.
Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.
Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.
Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.
Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.
Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.
Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.
Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%.
Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%. Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.
Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.
Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.
Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.
Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.
Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.
Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.
Edhe në vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.
Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut.
Monitor
Albania
Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enëve të ripërdorshme
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon një paketë masash që synojnë uljen e mbetjeve në disa sektorë kyç të ekonomisë, nga ushqimi te ndërtimi, me afate të ndryshme zbatimi.
Mes tyre, sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kateringut (HoReCa) shihet si një nga fushat me potencial të lartë për të reduktuar ndjeshëm mbetjet që gjenerohen çdo ditë.
Fokusi vihet te ushqimet dhe pijet “take-away” (me vete), ku përmes dy masave të veçanta parashikohet futja e enëve të ripërdorshme si alternativë ndaj ambalazheve njëpërdorimshe.
Masa e parë, ajo me numër 38, e titulluar “Vendosja e detyrimit për rimbushje për sektorin e ushqimit që ambalazhohet me vete (take-away)”, vendos rregulla të detyrueshme për operatorët e HoReCa-s. Sipas saj, shitësit me pakicë që ofrojnë pije të nxehta apo të ftohta dhe/ose ushqime të gatshme për t’u marrë me vete, do të duhet të krijojnë sisteme që u lejojnë klientëve të sjellin enët e tyre për rimbushje.
Në këto raste, produktet duhet të shiten me të njëjtin çmim dhe në kushte po aq të favorshme sa ato të ofruara në ambalazhe njëpërdorimshe. Po ashtu, operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë konsumatorët në pikat e shitjes, përmes njoftimeve të dukshme dhe lehtësisht të lexueshme, mbi këtë mundësi.
Ndërkohë, masa e dytë, ajo nr. 39, e parashikon këtë praktikë si opsionale. E titulluar “Vendosja e opsionit për ofrimin e ripërdorimit në sektorin e ushqimit që ambalazhohet me vete (take-away)”, ajo u kërkon operatorëve të HoReCa-s t’u ofrojnë klientëve mundësinë e zgjedhjes së produkteve të ambalazhuara në enë të ripërdorshme, përmes një sistemi të dedikuar ripërdorimi.
Edhe në këtë rast, shitësit do të duhet të afishojnë njoftime të qarta për të informuar konsumatorët mbi disponueshmërinë e këtij opsioni. Për më tepër, programi përcakton që të paktën 10% e produkteve të shiten në formate ambalazhi të ripërdorshme, ndërsa çmimi dhe kushtet e shitjes të jenë të njëjta me ato të ambalazheve njëpërdorimshe.
Plani i qeverisë parashikon që aktet nënligjore që do të detajojnë këto masa të miratohen gradualisht përgjatë disa viteve, ndërsa dy masat që lidhen me enët e ripërdorshme për ushqimet dhe pijet “take-away” pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2027.
Monitor
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK5 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania7 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK7 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports5 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
