Albania
KANADA/ Premiera në Montreal, suksesi i filmit shqiptar “THE SHOT“
Të shtunën në mbrëmje në Galeri Ambigu në Montreal u dha premiera e filmit “The shot“– “Shkrepja “. Pas një turi të suksesshëm në disa shtete të Amerikës, filmi njohu publik shqiptar edhe në provincën e Quebec në Kanada.
Me regji dhe skenar të Herion Mustafaraj, “The shot“ na ktheu në Shqipërinë e vitit 1905. Ngjarje të vendosura në Labëri, që në nisje të saj na prezanton me trashëgiminë shpirtërore të zonës, me kostumografinë, me polifoninë, ndoshta edhe si e vetmja kryevepër e vlerës së trashëgimisë së njerëzimit mbrojtur nga UNESCO.
Foto të shkëputura nga seti i xhirimeve të filmit “The shot“
Ema, një fotografe nga Britania e Madhe ka udhëtuar në Shqipërinë e pas shkëputjes nga sundimi Osman për të përjetësuar në objektivin e saj jetesën, zakonet, doket, ndoshta edhe për të prezantuar disa elemente të botës perëndimore të cilat janë krejt të panjohura për kulturën tonë të atyre viteve. Por as asaj s’ia kish mar mendja së çfarë do të fitonte nga varfëria e një populli.
Protagonisti kryesor Noar, i magjepsur pas vlerës së një shkrepjeje do ta realizojë me çdo kusht për ta patur të tijën një foto familjare, cilado qoftë haraçi për ta paguar, është krejt i qartë se për të trashëguar emrin, historinë, por edhe për të mbajtur fjalën e dhënë, kjo shkrepje do të flasë më shumë.
Filmi na tregon diskrimimin klasor në shoqëri, sesa shumë të rrit autoritetin fals një flori i vogël, një truall më shumë, një kostum më i ri.
Tregohet roli i gruas dhe guximi i saj, rëndësia e besës dhe fjalës së dhënë, flet shumë se djali është trashëgimtari i duhur, se as lufta me kaçakët nuk do ta pengojë që një familje të ketë një hero.
Përpos gjithë varfërisë që e karakterizon shoqërinë, “Shkrepja“ motivon një familje të tregojë kostumet e reja, të pozojë më bukur përpara kameras, të tregojë se e vlerëson jo vetëm punën e udhëtarit-fotograf por edhe gjurmën që kërkon të lërë në një foto që do të përmbledhë rrëfimin e historisë së kulturës së shoqërisë të vendosur nga jug të Shqipërisë.
Me një kast të përzgjedhur aktorësh si Bujar Asqeriu, Lulzim Zeqja, Ermira Hysaj e Nadia Mançe, filmi me metrazh të shkurtër “The shot“ , do të vazhdojë të bëj turin e saj kinematografik edhe për publikun shqiptar në Europë dhe më tej, në të njëjtën kohë do të jetë pjesë në disa festivaleve kinematografike botërore.
Galeri Ambigu bën me dije se meqë nuk u arrit të plotesoheshin të gjitha kërkesat e të interesuarve për të ndjekur premierën e filmit atë mbrëmje, për shkak të tejkalimit të kapacitetit të sallave brenda ambjenteve të galerisë, filmi do të rishfaqet të mërkurën e datën 8 Qershor, ora 8 pm, në nje tjetër mbrëmje kulturore ku pritet të jenë të pranishëm ambasadorët e Shqipërisë dhe i Kosovës në Kanada.
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania18 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK17 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports16 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania18 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
