ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 8 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 8 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 10 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 10 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina nuk humbet rast! Pas distancimit të SHBA-ve, rrit ndikimin në OKB

albnews by albnews
26 August, 2025
in Bota, Kina
0
Kina nuk humbet rast! Pas distancimit të SHBA-ve, rrit ndikimin në OKB
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kina po intensifikon përpjekjet për të zgjeruar ndikimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shfrytëzuar largimin e SHBA-së nga multilateralizmi gjatë administratës Trump, sipas diplomatëve perëndimorë. Pas reduktimeve në ndihmat amerikane, që shkaktuan një krizë financiare dhe ristrukturime në OKB, Kina po përpiqet të zërë boshllëkun, veçanërisht në qendrën diplomatike të Gjenevës, ku operojnë mbi 450 organizata ndërkombëtare.

Kina ka rritur numrin e punonjësve të saj në agjencitë e OKB-së, ndërtuar koalicione votimi dhe ka bërë kontribute financiare për të konsoliduar pozitën, sidomos në organizata si Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Megjithëse Kina kontribuon me mbi 15% të buxhetit të OKB-së, ajo mbetet ende e nën-përfaqësuar në staf, por po ndryshon këtë përmes programeve të praktikave dhe emërimeve në poste të larta.

RelatedPosts

Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Një nga fokuset kryesore të Kinës është reforma e brendshme e OKB-së, e njohur si Iniciativa UN80, që synon bashkimin e departamenteve dhe përmirësimin e efikasitetit. Kina mbështet këto reforma, duke kërkuar përfaqësim më të madh për vendet në zhvillim dhe duke synuar të rrisë ndikimin në fushën e zhvillimit ndërkombëtar. Pekini është gjithashtu kontribuuesi i dytë më i madh në operacionet paqeruajtëse të OKB-së dhe pritet të marrë më shumë vende të larta në këto struktura.

Në vitin 2025, Kina premtoi 500 milionë dollarë për OBSH-në, duke përfshirë vendosjen e ekspertëve teknikë dhe këshillues, dhe fitoi të drejtën për të organizuar Konferencën Botërore të Radiokomunikacionit 2027 në Shangai, duke mposhtur sfidën e SHBA-së në minutat e fundit.

Diplomatët perëndimorë theksojnë se Kina po përdor lidhjet e saj me vendet e Jugut Global, përfshirë Grupin e 77 shteteve, për të influencuar politikat dhe vendimet në OKB, duke i prezantuar veten si një “ndërmjetës të besueshëm” në një periudhë ku SHBA-ja ka tërhequr mbështetjen e saj.

Përballë kësaj situate, Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore po koordinohen më mirë për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës dhe për të mbushur boshllëkun që la SHBA-ja. Takime të fundit janë mbajtur në Gjenevë dhe Bruksel.

OKB-ja vetë thekson se të gjitha shtetet anëtare përpiqen të ushtrojnë ndikim për të mbështetur qëllimet e tyre, por stafi i organizatës pritet të veprojë në mënyrë të paanshme si shërbëtorë ndërkombëtarë dhe jo si përfaqësues të qeverive të tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result