Connect with us

Albania

Koncensioni për Portin e Limionit, Artur Meçollari publikon dokumentet me firmën e Ballukut: Si e denoncoi Presidenti Begaj në SPAK zv/kryeministren

Published

on

Shkresat me firmën e Ballukut që Begaj dorëzoi në SPAK.
Begaj ishte në dijeni se shkeljet ligjore për konçesionin e “Marina Limion” ishte bërë në MIE, por nuk e shpëtoi dot veten.
SPAK: “dhënia me koncesion të Portit Turistik (“Marina Limion”) ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”

Në 28 dhjetor mbushen dy vjet nga denoncimi në SPAK i Ministres së MIE Belinda Balluku që bëri ish-Shefi i Shtsbit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot President i Republikës. Denoncimi i tij u bë me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021, lidhur me kontratën konçesionare midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”. Begaj dorëzoi me vullnet, pa kërkesën e SPAK, këtë praktikë ku figuronë disa shkresa me firmën e ministers Belinda Balluku.

Me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, bashkalidhur gjenden 1) projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relaciooni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” me firmën e Ballukut dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.

Në datën 23 qershor 2020 MIE lidhi kontratën nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol. me shoqërinë “Marina Limion” për dhënen me konçesion / Partneritet Publik Privat (PPP) të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”. Po ashtu KM do të miratonte VKM Nr. 515, datë 1.7.2020, për miratimin e kontratës së e firmosur nga MIE me shoqërinë “Marina Limion” më 23 qershor 2020. Të dy këto dokumenta janë të njëjtë me draftet që MIE i dërgoi MM me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, pavarësisht se prona mbi të lidhej kontrata ishte në një prone në administrim të MM dhe kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje negative MIE.

Advertisement

Pas kërkesës së “Marina Limion” në MIE, në datën 2.9.2019, komisioni i dhënies me koncesion pa verifikuar statusin e pronës, miraton kërkesën dhe në 10.10.2019 njofon “Marina Limion” se ishte fitues. Shihet qartë nga skema e investimit që gjendet në Relacion me firmën e Ballukut, se investimi do të kryehet në pronën nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion, Sarandë”, në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes nga vitit 2014, si dhe kjo skemë investimi do të bllokinte hyrjen e bazës detare. Edhe pse MIE morri përgjigje negative nga Ministria e Mbrojtjes në datë 30.01.2020, ministrja Balluku vijojë me lidhjen e kontratës me “Marina Limion” në datën 23 qershor 2020 dhe miratimin e saj me VKM nr. 515, date 1 korrrik 2020.

Sipas SPAK (Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023) “Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet shkresës nr. 227/6 prot., datë 30.01.2020, i drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (më poshtë referuar si MIE) shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit”. në datë 2.9.2019, ora 14:00, ofertuesi, Bashkimi i Operatorëve “Kastrati Group” dhe “Edil-al” SHPK (koncesionari), ka paraqitur propozimin e tij në lidhje me procedurën konkurruese “Oferta e koncesionarit”, e pranuar nga Autoriteti Kontraktues (komisioni i dhënies me koncesion) dhe Autoriteti Kontraktues, me shkresën nr. 8507 prot., datë 10.10.2019, i ka dërguar koncesionarit “Njoftimin e fituesit”, nëpërmjet të cilës është ftuar ofertuesi fitues (koncesionari) për negocimin e kontratës koncesionare”.

Po ashtu SPAK shprehet se “Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, “Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomik Kastrati Group SHA dhe Edil-Al-It SHPK”. Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes”.

Në fund SPAK konkludon se “Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”: “Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet/partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit”.
__________________
Më poshtë lista e plotë e shkresatve që ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj i paraqiti SPAK-ut me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021 lidhur me kontratën konçesionare të MIE me “Marina Limion”:

Advertisement

👉Shkrea nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministtrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, në të cilën bashkalidhur gjenden projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relaciooni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.

👉Shkresa nr. 227/1, date 20 janar 2020 e Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM me objekt “Dërgohet për mendim një projektvendim” drejtuar Komands së Forcave Detare, Drejtorisë së Mirëadministrimit të Pronave dhe Aseteve në MMdhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga Ismail Shehu.
Shkresa nr. 360, date 221 janar 2020 e Shtabit të Përgjithshëm të FA me objekt “Mendim për një projektvendim” drejtuar Komandës së Forcës Detare, firmosur nga gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku.

👉Shkresa nr. 223/1, date 21 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 360, date 21 janar 2020 “Mendim për një projektvendim”” drejtuar gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku , Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”

Advertisement

👉Shkresa nr. 231/1, date 22 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 227, date 20 janar 2020 “dërgohet për mendim një projektvendim”” drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”

👉Shkresa nr. 462 prot, datë 22.01.2020, e Drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. nr. 227/1, date 20 janar 2020, drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kolonel Ilir Pujo, ka shprehur “mosdakordësinë e tij për miratimin e projektit, pasi ky i fundit “do të përfshinte edhe pronën nr. 696, e cila është në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, duke cenuar ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe zbatimin e misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare”.

👉Shkresës nr. 227/6, datë 30.01.2020, e Ministrisë së i Mbrojtjes me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 402, date 13 janar 2020”, formosur nga Olta Xhaçka, drejtuar MIE, ku shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit me argumentin se “… është i pamundur identifikimi i pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes që preken nga projekti, pasi të dhënat tekniko-ligjore, përfshirë dokumentacionin teknik që shoqërojnë projektvendimin janë të paplota. Gjithashtu kanë bërë me dije se në vendndodhjen e projektit. Ministria e Mbrojtjes ka në përgjegjësi administrimi katër prona, një pjesë e të cilave janë brenda Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit nr. 8593, datë 17.6.2014…”.

Advertisement
1
2
3
4
5
6
7
8
9

Continue Reading

Albania

E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.

E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Advertisement

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Published

on

By

Nga Auron Tare:

Në arkivat amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ruhet një dokument befasues: Dosja e Shqipërisë në kuadër të “Komisionit Robert”, një grup ekspertësh të universiteteve më të rëndësishme amerikane, mes tyre edhe Harvardit. Qëllimi i këtij komisioni ishte i jashtëzakonshëm për kohën: hartimi i listave të pasurive kulturore në Europë që duhej të shpëtoheshin me çdo kusht gjatë operacioneve ushtarake.

Në një botë të përfshirë nga lufta totale, kur qytete të tëra po fshiheshin nga hartat, ky ekip shkencëtarësh dhe historianësh punonte ditë e natë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të popujve – përfshirë edhe tonën.

Shqipëria në sytë e Harvardit

Në Dosjen e Shqipërisë, ekspertët amerikanë kishin përpiluar me imtësi një listë të zonave me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore:
trashëgimia ilire, gjurmët e qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe çdo sit që duhej shmangur nga bombardimet.
Madje kishin hartuar edhe harta të posaçme me pikat që s’duhej të prekej as një bombë, as këmbësoria amerikane në rast zbarkimi.

Advertisement

Në faqen e parë të raportit të tyre, të ruajtur sot në Harvard, theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë ILIRE – një prioritet i padiskutueshëm për studiuesit amerikanë.

Ironikisht, kjo është po ajo trashëgimi që sot disa pseudo-arkeologë të “shkollës së re internacionale” në Shqipëri e shohin si mbetje të nacionalizmit komunist dhe për këtë arsye e shpërfillin.

Ironia që djeg

Këtu fillon ironia e madhe historike:

Advertisement

Në kohë lufte, kur Europa digjej, akademikët amerikanë angazhoheshin për të mbrojtur pasuritë tona kulturore…
Ndërsa pas viteve ’90, në kohë paqeje, shumë prej këtyre thesareve u lanë të rrënohen, u grabitën, u zhdukën ose u shkatërruan nga vetë shqiptarët – më keq se çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.

Ndërtesa, kështjella, objekte arkeologjike, muze, site të lashta – një pasuri mijëravjecare.

PatriotikMedia.al

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.

Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.

“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.

“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.

Advertisement

“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK16 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania17 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania4 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

rajoni17 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Trending