12 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të korrupsionit dhe tenderave problematikë për tokat e varreve në Tiranë. Mes tyre është edhe drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Tiranë, Eliodor Ndini.
Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre në tenderat e varrezave.
Nga hetimi i drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, janë dokumentuar raste të rryshfetit, që shkonte deri në 2 milionë lekë të vjetër, ndërsa janë zbuluar edhe abuzime me tendera në fusha të tjera.
Operacioni u zhvillua nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës.
Të arrestuarit për korrupsion me varret:
Eljodor Ndini
Xhemal Mena
Latif Shehu
Gazmend Daja
Bujar Lica
Alban Ajazi
Endrin Milla
Fatjon Gjonaj
Roza Ndoj
Juljan Çuka
Shaqir Nika
Fabjan Gjonaj