Albania
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje të reja
Ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për marrëveshje të reja me Kosovën.
“Sot përfunduam edhe tre marrëveshje shumë të rëndësishme me Republikën e Kosovës në fushën e politikës së jashtme dhe integrimit evropian. Me Ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, kemi mbyllur marrëveshjen për të shkëmbyer përvojat dhe ekspertizën në çështje të organizimit të strukturave përgjegjëse për integrim, procesit të përafrimit të legjislacionit dhe bashkëpunim më të përgjithshëm politik në kuadër të synimit për anëtarësim në BE. Tani e tutje, dy Ministritë çdo vit do të organizojnë edhe konferencën e përbashkët për diskutim e shtjellim të shumë çështjeve që lidhen me integrimin evropian”, shkruan Cakaj.
Tutje, shkruan se “me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ndërkaq, kemi mbyllur marrëveshjen për fuqizimin e diplomacisë publike, mes të tjerash, duke unifikuar plotësisht kalendarin e aktiviteteve kulturore she përcaktuar një plan konkret për promovimin e imazhit dhe prodhimeve të dy vendeve”.
“Gjithsesi, shumë me rëndësi mbetet marrëveshja për një varg angazhimesh në fushën e politikës së jashtme që, gjithashtu, përfshinë edhe krijimin e një skuadre me përfaqësues specialë për mbrojtjen e lartësimin e interesave të dy vendeve”, shkruan Cakaj.
Po ashtu, thotë Cakaj, nëpërmjet një letre zyrtare, “i kam kërkuar pëlqimin Konjufca për të vazhduar projektin e zhvillimit të Ambasadave dhe Konsullatave me hapësira të përbashkëta”.
“Pavarësisht pandemisë, puna jonë nuk është ndalur dhe përkushtimi ynë për maksimizim të bashkëpunimit me Kosovën është i patjetërsueshëm”, tha ai.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
