Sot ishte përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, megjithatë sërish ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri apel partive që të zhbllokojnë situatën pasi qytetarët po presin krijimin e institucioneve.
Bashkimi Evropian tha se është në interes të Kosovës që me shpejtësi të formojë institucionet e saj.
Me anë të zëdhënësit të BE për çështje të zgjerimit, u theksua se formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës është i rëndësishëm në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë.
“Ajo që mund të them është se është në interes të Kosovës që me shpejtësi t’i formojë institucionet, gjë që është shumë e rëndësishme në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë. Është gjithashtu e rëndësishme për çështje të tjera, si Plani i Rritjes, siç e dini duhet që Parlamenti i Kosovës të jetë i konstituuar për të vazhduar punën në këtë drejtim”, deklaroi Mercier kur u pyet nëse dështimi për të konstituuar Kuvendin ka pasoja në raportet e Kosovës me bllokun”, tha zëdhënësi.