Connect with us

Bota

Kostoja e gënjeshtrës së Çernobylit dhe pandemia Covid-19

Published

on

Opinion nga Sylë Ukshini

Sa më shumë që përhapet dhe merr jetë pandemia Covid-19 aq më shumë po shtohen dyshimet për mënyrën, kohën dhe përmasat e shpërthimit dhe përhapjes së saj nga qyteti kinez Wuhan. Përse pikërisht kjo mëdyshje për të vërtetën? Si me Çernobylin më 1986 edhe tani me koronavirusin kemi të bëjmë me dy sisteme komuniste, jo demokratike dhe është vështirë të dihet kostoja e gënjeshtrës dhe ku e vërteta kuptohet me vonesë, ajo varroset bashkë me dëshmitarët e saj. Edhe sot nuk dihet se sa është numri i të vdekurve në aksidentin e centralit bërthamor në Çernobyl, autoritetet zyrtare gjithmonë kanë mbrojtur numrin 31, ndërsa vëzhgues të ndryshëm konsiderojnë se ky numër mund të jetë deri në afro 100 mijë veta dhe rreth 300 mijë veta të zhvendosur nga zona.

I karantinizuar nën moton tashmë të njohur “Rri në shtëpi” vendosa të ndiqja 55 seritë e filmit “Çernobyl” që flet për shpërthimin e centralit atomik në ish-Bashkimin Sovjetik, ngjarje e cila pati ndikim të jashtëzakonshëm për të ardhmen e shtetit sovjetik dhe për të cilën u sakrifikuan shumë njerëz. Por, e vërteta mbase akoma nuk njihet në përmasat e plota. Filmi i shkëlqyer pesë-orësh “Çernobyl” përfundon me fjalët “Në kujtim të të gjithë atyre që vuajtën dhe sakrifikuan”. Është një shënim i përshtatshëm përfundimtar për një seri që mund të shërbejë si homazh për vetëm ata njerëz, punëtorë që vdiqën në shpërthim e këtij centrali bërthamor si dhe një nderim për ata shkencëtarë që folën të vërtetën për të siguruar që kjo tragjedi të mos ndodhte më. I strukturuar dhe i konceptuar në mënyrë të shkëlqyeshme si dhe i interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga Jared Harris, Emily Watson, Stellan Skarsgard, dhe më shumë, “Çernobyl” është i hidhur, por ka një fuqi të jashtëzakonshme akumulative. Secilën e konsideroja më mbresëlënëse se ajo paraprakja, pasi kompleksi i Johan Renck, vizioni i shtresuar i një kombi të tërë i ndryshuar nga një ngjarje bërthamore bëhet gjithnjë e më shkatërrues.

Është një kryevepër, por jashtëzakonisht tronditëse.  Edhe pse ka skena të rënda, të rrëmben me mënyrën e interpretimit të aktorëve dhe për sekretet që zbulon për këtë ngjarje e cila tronditi asokohe Bashkimin Sovjetik dhe gjithë vendet evropiane për shkak të rrezikut të rrezatimit. Sovjetikët për vite me radhë mbajtën sekret si pasojat ashtu edhe shkaqet që çuan në shpërthimin e këtij centrali bërthamor në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe të garës midis SHBA-së dhe BS-së.

Advertisement

Në pesë episode filmi “Çernobyl” tregon jo vetëm çfarë e shkaktoi këtë katastrofë nukleare të vitit 1986, por edhe për mënyrën sesi qeveria sovjetike e Michael Gorbaçovit, dhe sidomos shërbimi i tmerrshëm inteligjent sovjetik, KGB, u përpoqën që ta fshihnin brenda Bashkimit Sovjetik dhe publikut ndërkombëtar atë çfarë realisht kishte ndodhur dhe cilat do të ishin dëmet nga mbetjet radioaktive.

Filmi “Çernobyl” ashtu si Wuhani kinez na dëshmojnë sesa e cënueshme është kjo botë dhe krejt njerëzimi, çfarë potenciali marramendës bërthamor posedon sot bota dhe cila do të ishin pasoja e tij në rast të ndonjë çrregullimi aksidental apo përdorimi agresiv nga vende e regjime jodemokratike? Edhe mënyra sesi në Wuhan doli korona virusi ka lënë shumë pyetje të hapura. Një herë u tha se mori fund, tash sërish thuhet se është margjinalizuar. Ndërkohë numri i vdekjeve në Evropë dhe në SHBA është i jashtëzakonshëm, mbase numrin real në Kinë nuk do ta kuptojmë asnjëherë.

Në një nga skenat e filmit, Valery Legasov (Jated Haaris) kimisti sovjetik dhe përgjegjësi për të hulumtuar se çfarë kish shkuar pyet “Cili është çmimi i gënjeshtrës?”. Sa më shumë hulumtohen shkaqet e vërteta të aksidentit aq më e pasigurt bëhet jeta për kimistin sovjetik dhe ekipin e tij. Sovjetikët i frikëson vetëm e vërteta, ata duan ta dëgjojnë dhe ta përhapin vetëm gënjeshtrën, ngjashëm si bëjnë tani rusët shumë gjëra në hapësirën tonë dhe më gjerë.

Advertisement

“Rreziku i vërtetë është se nëse ne dëgjojmë gënjeshtra, atëherë ne nuk do të arrijmë që të dallojmë të vërtetën”, thotë kimisti i përkushtuar sovjetik. Në këtë histori nuk ka rëndësi se kush janë heronjtë.  E gjithë që duhet ta dinë është, kush duhet fajësuar?”

“Nuk je një hero. Jo thjeshtë një njeri i mbaruar dhe që e ka harruar vetveten”, i thotë kimistit, njeriu i ftohtë i KGB-së.  Në anën tjetër kimisti i përgjigjet: “E di kush jam dhe çfarë kam bërë. Në një botë të drejtë do të më qëllonin për gënjeshtrat, por jo për këtë, jo për të vërtetën”. Lufta për të vërtetën vazhdon me kërcënimin për jetë. “Shkencëtarët… dhe fiksionet e tua idiote… kur të vijë plumbi pas koke, ç’vlerë do të ketë?” thotë njeriu i fuqishëm i shtetit sovjetik.

Më tej kimistit i bëhet e qartë se puna e tij e madhe e sintetizuar në një raport profesional nuk do të pranohej dhe as nuk do të shpërndahej për shtyp. “Nuk do të komunikosh me askënd për Çernobylin”, është mesazhi që merr kimisti. Ai po ashtu e kupton se tani tutje do të jetonte aq sa dëshironte regjimi komunist, por jo si shkencëtar, pa miq, pa autoritet. “Do të mbetesh kaq i parëndësishëm për botën rreth teje sa kur të vdesësh  do të jetë jashtëzakonisht e vështirë ta kuptosh që ke jetuar ndonjëherë”, është ndëshkimi që merr kimisti i përkushtuar nga shteti i tij sovjetik.

Advertisement

E kupton se të jesh shkencëtar duhet të jesh naiv, sepse ata që janë të përqendruar në kërkimin e së vërtetës sa nuk e kuptojnë sa pak veta e gjejnë atë. Por, ajo është gjithmonë aty, e shohim ose jo, pavarësisht nëse zgjedhim ta shohim ose jo. E vërteta nuk do t’ia dijë për nevojat apo dëshirat tona.

E vërteta nuk do t’ia dijë për dëshirat e qeverive

Pra, nuk do t’ia dijë as për qeveritë tona, për ideologjitë tona, fetë tona. Do të qëndrojë në pritje të gjithë kohës. Fundja, kjo është dhuntia e Çernobylit. Kur kisha frikë për koston e të vërtetës, tani pyes, cila është kostoja e gënjeshtrës? Kur përfundon incizimin kimisti Valery Legasov vrau veten, në moshën 51-vjeçare më 28 prill 1988, fiks  dy vjet pas shpërthimit të Çernobylit. Pas vdekjes së tij, zyrtarët sovjetikë më në fund njohën gabimet e projeksionit të reaktorit bërthamor të Bashkimit Sovjetik. Më pas reaktorët u riparuan për të parandaluar përsëritjen e një aksidenti tjetër si ai i Çernobylit.

Advertisement

Në film dokumentohet se 400 minatorë bënë një punë të jashtëzakonshme ditë e natë për një muaj për të ndaluar shkrirjen totale bërthamore, e cila do të kishte pasoja edhe më të mëdha nga radioaktiviteti, i cili pushtoi pothuaj gjithë qiellin e Evropës në atë kohë. Vlerësohet se, të paktën 100 minatorë vdiqën para moshës 40 vjeçare.

Mbi 600 mijë njerëz u rekrutuan për të shërbyer nën Zonën e Përjashtimit. Pavarësisht përhapjes së sëmundjes dhe vdekjeve si rezultat i rrezatimit, qeveria sovjetike nuk ruajti të dhënat zyrtare për fatin e tyre. Rajoni i ndotur i Ukrainës dhe i Bjellorusisë, njëkohësisht Zona e Përjashtimit përfshinte 2600 kilometra katrorë. Rreth 300 mijë njerëz u shpërngulën nga shtëpitë e tyre. U thanë që do të ishte e përkohshme, por edhe sot është e ndaluar të kthehen. Pas shpërthimit  kishte një rritje dramatike të numrit të të prekurve me kancer në Ukrainë dhe Bjellorusi. Numri më i lartë ishte ndër fëmijët. Në fakt, ka edhe sot e kësaj dite të sëmurë nga rrezatimi i madh i Çernobylit. Por, edhe sot nuk dihet kostoja e vërtetë njerëzore e Çernobylit. Shumica e vlerësimeve variojnë nga 4 mijë në 93 mijë vdekje. Ndërsa, që nga viti 1987, numri zyrtar i vdekjeve mbeti i pandryshuar – ai është 31 veta.

Më 2017, puna u përmbush me mbylljen e re të sigurt të Çernobylit me një kosto afro 2 miliardë dollarë.

Advertisement

Por pavarësisht, tentativës për ta mbajtur të fshehur të vërtetën për shpërthimin e Çernobylit, ajo pati pasoja edhe më të mëdha saqë mund të kishte paramenduar ndokush edhe brenda qeverisë sovjetike në Moskë.  Vetë Michael Gorbaçov, i cili drejtoi Bashkimin Sovjetik deri në shpërbërjen e tij me 1991, më 2006 shkroi: “Shpërthimi bërthamor në Çernobyl ishte ndoshta arsyeja e vërtetë e rënies së Bashkimit  Sovjetik”.

Edhe në rastin e dëmeve në njerëz dhe në ekonomi nga Covid-19 nuk mund të thuhet sesa do jetë,  por ajo që vlerësohet se kjo pandemi është sfida më e madhe e botës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Me gjasë edhe kinezët, ashtu si dikur sovjetikët, e kanë fshehur të vërtetën për disa javë, madje, edhe për disa muaj për eksplodimin e virusit në Wuhan. Nëse Çernobil u bë paralajmërim i dekompozimit të Bashkimit Sovjetik si shtet, Wuhan çfarë paralajmërimi jep për Kinën dhe rendin ndërkombëtar?

Advertisement
Continue Reading

Bota

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.

Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.

Çfarë parashikon plani?

Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Advertisement

Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Siguria dhe garancitë ndërkombëtare

Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.

Advertisement

Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Donbasi, nyja më e ndërlikuar

Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.

Advertisement

Çështja e Zaporizhzhias

Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.

Qëndrimi i Moskës

Advertisement

Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.

Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Published

on

By

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.

Advertisement

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Published

on

By

Presidenti Trump ishte i lodhur. Gjatë një takimi me ligjvënësit e grupit republikan në Shtëpinë e Bardhë gjatë verës, Trump qortoi ashpër kreun  e House Freedom Caucus, Andy Harris, sepse kishte ngritur shqetësime rreth legjislacionit kryesor të presidentit për taksat dhe shpenzimet. Trump kërkoi që Harris të rreshtohej…pastaj presidenti u largua papritur nga dhoma, sipas njerëzve që morën pjesë në takim.

Pasi Trump u largua, Harris e drejtoi zemërimin e tij te James Blair, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit. Harris e akuzoi Blair-in se donte të gjente një sfidues republikan në zgjedhjet primare për ta rrëzuar atë.

“Unë thjesht punoj për presidentin, zotëri,” u përgjigj Blair, sipas njerëzve në dhomë. Ky nuk ishte një mohim.

Blair, një operativ 36-vjeçar qeros nga Florida, të cilin kolegët e përshkruajnë si intensiv dhe të zjarrtë, është bërë një figurë tejet e rëndësishme në mandatin e dytë të Trump-it, duke bindur ligjvënësit, duke zbatuar besnikërinë ndaj Trump-it, duke formësuar mesazhet e presidentit për shëndetësinë dhe ekonominë, si dhe duke orkestruar strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për zgjedhjet e mesmandatit të vitit të ardhshëm.

Advertisement

Gjurmët e tij janë aq të dukshme në planin e rishpërndarjes së zonave të Republikanwve, saqë disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë i referohen atij si “Blairymandering.”

Titulli i Blair-it – zëvendësshef i stafit – nuk e pasqyron plotësisht ndikimin e tij. Ai ishte në mesin e shtatë zyrtarëve të lartë, përfshirë zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit, që përfaqësuan administratën ë një set fotografik të fundit për Vanity Fair. Ai e përshkroi veten si një “rojtar”.

“Presidenti mbështetet tek ai jashtëzakonisht shumë,” tha Russell Vought, drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, në një intervistë.

Advertisement

Deri më tani, Blair i ka mbajtur republikanët kryesisht të bashkuar rreth Trump-it. Ai ndihmoi në sigurimin e kalimit të paketës së taksave dhe shpenzimeve të Trump-it, duke kufizuar largimet nga radhët e republikanëve të Kongresit dhe duke fituar mbështetjen e Harris dhe konservatorëve të tjerë.

Në një deklaratë, Harris tha se “mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta gjatë negociatave të nivelit të lartë” dhe e quajti punën e Blair-it “të lavdërueshme”. Një zëdhënëse e Harris hodhi poshtë pretendimin se kongresmeni ngriti mundësinë e një sfide në primare gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Por përpara ka sfida të mëdha. Blair po përpiqet të shmangë humbje republikane në mesmandat. Blair po punon për të parandaluar thellimin e çarjeve në Partinë Republikane. Dhe ai do të duhet të bindë republikanët skeptikë dhe gjykatat që të pranojnë përpjekjet e tij për të riformuar hartat e Kongresit.

Advertisement

Jo më një “i ngurtë”

Blair u soll në fushatën presidenciale të Trump-it të vitit 2024 nga atëherë shefja e fushatës Susie Wiles, e cila tani shërben si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Wiles dhe Blair më parë punuan për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, dhe më vonë u ftohën me të pasi u larguan në fillim të vitit të parë të guvernatorit në detyrë.

Një nga punët e para të Blair-it për Trump-in gjatë primareve të vitit 2024 ishte sulmi ndaj DeSantis, shpesh duke përdorur informacione rreth guvernatorit që i kishte mbledhur duke punuar për të.

Advertisement

Pas atentatit ndaj Trump-it në korrik 2024, Blair ndonjëherë sillte një jelek antiplumb dhe një armë në punë, kujtojnë ish-ndihmësit e fushatës.

Blair fillimisht nuk kishte një marrëdhënie të ngushtë me Trump-in, i cili u thoshte ndihmësve në atë kohë se ai ishte “i ngurtë”. Por Trump e njohu Blair-in pas zgjedhjeve dhe tani flet me të rregullisht, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Blair është kërkues, i prirur për të kritikuar dhe vazhdimisht në telefonin e tij, sipas njerëzve që e njohin. Disa në Uashington e quajnë atë “Orakulli” për shkak të njohurive të tij enciklopedike mbi të dhënat. Fjalitë e tij shpesh fillojnë me: “Presidenti dëshiron…”

Advertisement

“Ka një arsye pse Presidenti Trump e thërret zëvendësshefin e tij të stafit ‘James i Shkëlqyer’,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Blair ndonjëherë ka përqafuar rolin e “policit të keq”, duke u dërguar lajme të vështira për t’u gëlltitur ligjvënësve. Ai u tha republikanëve që kishin shqetësime rreth paketës së taksave dhe shpenzimeve se një votë kundër legjislacionit do ishte një votë kundër presidentit dhe axhendës së tij dhe do trajtohej si e tillë, sipas njerëzve të njohur me bisedat. Kjo u pa nga disa ligjvënës si një kërcënim.

Ai shpesh këshillon ligjvënësit republikanë se si duhet të votojnë, si duhet të drejtojnë fushatat, kur nuk duhet të kërkojnë poste më të larta dhe kur Trump është i zemëruar. Ai u kujton ligjvënësve se Trump është më popullor në rrethet e tyre sesa janë ata vetë, duke sjellë ndonjëherë sondazhe për të përforcuar argumentin e tij. Ndërsa Trump ka bërë presion për të hequr *”filibuster”-in, Blair është takuar privatisht me senatorët javët e fundit për të paraqitur ndryshimet e mundshme.

Advertisement

Blair ka filluar t’u japë këshilla anëtarëve mbi përballueshmërinë e jetesës që nuk përputhen gjithmonë me mesazhet publike të Trump-it, duke thënë se kjo çështje do jetë në qendër të zgjedhjeve të mesmandatit.

“Jo shumë respekt”

Taktikat e Blair-it kanë zemëruar disa në Kapitol Hill. Anëtarët janë ankuar privatisht se si Shtëpia e Bardhë nuk duket se e kupton që Kongresi është një degë e barabartë e qeverisë. Disa republikanë kanë njoftuar tërheqjen në vend që të përballen me rizgjedhjen, dhe të tjerë po e konsiderojnë tërheqjen, thanë republikanët e lartë të Hill-it.

Advertisement

Deputetja Marjorie Taylor Greene, që po tërhiqet, shprehu zemërim te zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij viti se Blair dhe ekipi i marrëdhënieve legjislative ishin përçmues ndaj saj. Zyra e saj nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

“Nuk ka shumë respekt ndaj Kongresit”, tha Erick Erickson, një aktivist konservator.

Në një deklaratë të shkruar, Blair citoi nga fjalimi i përgatitur që Presidenti John F. Kennedy do mbante në Dallas ditën kur u vra: “Gjithmonë do ketë zëra disidentë në vend, duke shprehur kundërshtim pa alternativa, duke gjetur gabime por asnjëherë favor, duke parë errësirë në çdo anë dhe duke kërkuar ndikim pa përgjegjësi.”

Advertisement

Blair ka bërë presion mbi anëtarët në rrethe konkurruese që të kandidojnë për rizgjedhje pasi mori vesh se po planifikonin të tërhiqeshin ose të kërkonin një zyrë tjetër. Ndonjëherë, bisedat janë nxehur. Ai e shkurajoi ligjvënësin Mike Lawler nga kandidimi për guvernator në Nju Jork, dhe këshilloi deputetin Bill Huizenga kundër kandidimit për Senat në Miçigan, duke zemëruar këtë të fundit.

“A është ai i drejtpërdrejtë? Sigurisht. Kjo është një gjë e mirë për sa më përket mua. Një nga problemet në Uashington është se shumë njerëz janë të butë,” tha Lawler. Blair u shpreh “shumë mirënjohës” që anëtarët dëgjuan.

Muajt e fundit, Blair e ka kthyer fokusin te zgjedhjet e mesmandatit. Ai dha një prezantim në PowerPoint mbi garat dhe strategjitë e veçanta për ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë në Camp David. Dhe ai ka intervistuar kandidatë për dhjetëra gara potenciale, duke pyetur për besnikërinë e tyre ndaj Trump-it, nëse mbështesin axhendën e presidentit dhe si planifikojnë të fitojnë.

Advertisement

Blair e ka përshkruar veten te bashkëpunëtorët si “shumë djathtas”, por ai ndonjëherë i paraqet presidentit dhe ekipit të tij të dhëna që tregojnë dobësitë e mundshme politike të politikave të administratës. Ai ka informuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mbi sondazhet që tregojnë se bastisjet e emigracionit që përqendrohen në dëbimin e kriminelëve do ishin më popullore sesa bastisjet me shtrirje të gjerë. Ai i dha Trump-it grafiqe së fundmi që tregonin se sa pesimistë ishin shumë amerikanë për ekonominë.

Në prill, Blair i prezantoi presidentit një plan agresiv për të rishikuar hartat e Kongresit në përpjekje për të mbajtur kontrollin republikan të Dhomës. Plani ishte guximshëm, por Trump-it i pëlqeu dhe i tha Blair-it të sulmonte.

Për javë të tëra, Blair u bëri presion ligjvënësve të Indianas, përfshirë kreun e Senatit shtetëror Rodric Bray, për të mbështetur një plan rishpërndarjeje të zonave të mbështetur nga Trump. Në një telefonatë natën para votimit, Blair e akuzoi Bray-n se po luante lojëra dhe po punonte kundër republikanëve. Bray i tha se rishikimi i hartave nuk ishte i duhur. Aleatët e Trump tani po paralajmërojnë të mos mbështesin krerët republikanë të shtetit në primare.

Advertisement

Wall Street Journal – Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Sports3 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports3 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota3 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK4 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports4 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova4 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania4 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota4 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania4 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 hours ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania4 hours ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova4 hours ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Bota4 hours ago

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Kosova5 hours ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Sports3 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania20 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania20 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania21 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK19 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania5 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK9 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota12 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kosova21 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

UK9 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kulture12 hours ago

Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50

Trending