Kryetari i parë shqiptar në Parlament nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi pas fushatës zgjedhore ka përfunduar në spital.
Sipas informatave të para, ai ka shfaqur simptoma të sëmundjes COVID-19 por në disa teste që i janë bërë ka rezultuar negativ dhe më pas është dërguar në shtëpi, megjithatë pas disa shqetësimeve të tjera shëndetësore që i janë shfaqur, është detyruar që të kthehet në spital.
Sipas informatave të Gazetë Express, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe së shpejti pritet rikuprimi i tij i plotë me çka edhe do të kthehet në punë për të thirrur seancën konstituive në Kuvend.
Dje Xhaferi u vizitua në spital nga bashkëpartiakët e tij të cilët publikuan edhe një foto ndërsa kryeparlamaentari shihet duke qëndruar ulur dhe duke biseduar në telefon.
Bujar Osmani së bashku me Nexhati Jakupin dje pasdite në spital kanë vizituar kryetarin e Kuvendit,
Ndërkaq dje nga Kabineti i Xhaferit njoftuan se gjendja e tij shëndetësore është stabile, por mjekët i kanë rekomanduar të pushojë pas fushatës intensive.